E dashura e romantikut me motor uji, ndalohet për sulm fizik ndaj një tjetër gruaje në ishullin britanik (fotot)

03/04/2021 15:24

E dashurua e një ‘Romeoje’ që ishte në faqet e para të gazetave për takimin ilegal në kohë koronavirusi, është ndaluar së fundmi për një sulm të rëndë fizik ndaj një tjetër gruaje në ishullin ku banon.

30-vjecarja bukuroshe Jessica Radcliffe është akuzuar me lëndime të rënda trupore, dëme kriminale dhe shkelje të kufizimeve, pasi bashkë me një shoqe kishin shkuar në shtëpinë e një vajze për ta rrahur.

Radcliffe u paraqit me lidhje video  në gjykatën e Douglas në ishullin ‘Isle of Man’ ku u tha se bashkë me shoqen e saj 33 vjecaren Leanna Bradley, kishin goditur me shkelma e grushte një grua të re, e cila ulërinte për ndihmë.

Sipas dëshmive, gruaja ishte lënë me plagë në kokë, në krahë e në kurriz, ndërsa ishte nxjerrë me forcë nga shtëpia e saj duke u tërhequr prej dy vajzave.

Radcliffe e Bradley, përshkruheshin në gjykatë si ‘të papuna’, dhe u liruan me kusht për 500 paundë garanci.

Sulmi vjen pas lajmit sensacional të dhjetorit se i dashuri i Radcliffe, 28 vjeçari Dale McLaughlan, kishte kryer lundrimin prej më shumë se 35 km, nga brigjet e Skocisë deri në ishullin Isle of Man për të takuar të dashurën e tij, për çka më pas u arrestua në shkelje të kufizimeve të koronavirusit.

Ai kaloi katër orë e gjysmë me motor uji në det dhjetorin e shkuar, në rrugëtimin që shumë e quanin ‘të çmendur’.

Por fundjava e tij e romancës mori fund kur u arrestua nga policia pasi kishte hyrë në ishull pa leje në kohë karatine të ashpër prej pandemisë.

E dashura e tij kishte bërë thirrje më herët për lirimin e tij, por shpresat e saj për të qenë së bashku për festa tashmë janë shuar. Njëfarë ngushëllimi ajo kishte pasur nga mbështetja publike pas famës së mori çifti në media.

Nëna e dy fëmijëve Radcliffe shpjegoten: “Më kanë ardhur mesazhe mbështetjeje nga e gjithë bota. Njerëz nga Italia më tregojnë fotot e tij me motorin e ujit. Ata më thonin: “Ky është i dashuri yt, ajo që bëri është heroike, ti duhet të martohesh me të”.

Dhe ajo thotë më tej se ky është dhe qëllimi i saj: “Po, nëse më propozon, unë do të them po. Kjo është sigurisht një histori që mund t’ua tregosh fëmijëve apo nipërve”.

McLaughlan ishte njohur me të dashurën e tij Jessica Radcliffe, një natë në shtator, kur kishte leje të kalonte katër javë në ishull për arsye pune, sipas rregullave të ashpra te izolimit gjatë pandemisë.

Por më vonë atij nuk i lejohej të rikthehej në ishull prej kufizimeve dhe McLaughlan bleu motorin e ujit për të kaluar Detin Irlandez.

Pas gjyqit të tij McLaughlan u burgos për katër javë. Gjykatësi Chris Arrowsmith tha: “Ti nuk ke rrezikuar popullatën e Isle of Man por ke vënë veten tënde në rrezik të madh”.

Lexo edhe:

https://top-channel.tv/2020/12/18/e-dashura-e-heroitqe-kaloi-detin-irlandez-me-motor-uji-refuzon-denimin-ai-me-do-te-lirohet-per-krishtlindje-fotot/

https://top-channel.tv/2020/12/15/kaloi-detin-irlandez-me-motor-uji-per-te-vizituar-te-dashuren-policia-anti-covid-burgos-28-vjecarin-skocez-fotot/

 

FOTO GALERI
1/15
‘Romeo’ me motor uji që shkeli kufizimet për të takuar të dashurën përtej Detit Irlandez është liruar sot

Top Channel