Kaloi Detin Irlandez me motor uji për të vizituar të dashurën/ Policia anti-Covid burgos 28 vjeçarin skocez (fotot)

15/12/2020 17:50

Një 28 vjeçar që shpenzoi katër orë e gjysmë në një motor uji për të takuar të dashurën e tij, është burgosur së fundmi nga policia britanike për shkelje të rregullave të koronavirusit.

Skocezi Dale McLaughlan mori me makinë motorin e ujit për 120 km, nga shtëpia e tij në Irvine të Skocisë, drejt plazhit të Isle of Whithorn të premten, nga ku bëri kalimin e guximshëm detar drejt ishullit Isle of Man, megjithse nuk kishte drejtuar kurrë më parë një motor uji.

28-vjeçari mendoi se do të kryente lundrimin prej 25 miljesh (40 km) për vetëm 40 minuta por në fakt iu deshëm rreth pesë orë prej motit të keq.

Pas arritjes më në fund në tokë, atij iu deshëm edhe 15 milje të tjera për të arritur te shtëpia e të dashurës së tij në Douglas, që është qyteti më i madh i ishullit.

McLaughlan ishte njohur me të dashurën e tij Jessica Radcliffe, një natë në shtator, kur kishte leje të kalonte katër javë në ishull për arsye pune, sipas rregullave të ashpra te izolimit gjatë pandemisë.

Por më vonë atij nuk i lejohej të rikthehej në ishull prej kufizimeve dhe McLaughlan bleu motorin e ujit për të kaluar Detin Irlandez.

Pas gjyqit të tij sot McLaughlan u burgos për katër javë. Gjyaktësi Chris Arrowsmith tha: “Ti nuk ke rezikuar popullatën e ishullit Isle of Man por ke vënë veten tënde në rrezik të madh”.

Në gjykatë u tha se McLaughlan nuk kishte eksperiencë të mëparshme me motorët e ujit dhe gjykatësi tha se shërbimet e emergjencës ishin thirrur për ta shpëtuar.

I dashuruari kishte aplikuar dy herë për leje të veçantë, por ishte refuzuar nga autoritetet, prandaj dhe mori çështjen në dorë të tij.

McLaughlan tha se kishte kursyer për të blerë motorin e ujit, të cilin e kishte marrë me vete për 120 milje deri në breg, dhe më pas ishte lëshuar në ujë me të.

Top Channel