E dashura e “heroit”që kaloi Detin Irlandez me motor uji, refuzon dënimin: Ai më do, të lirohet për Krishtlindje (fotot)

18/12/2020 15:34

E dashura e një ‘Romeo-je’ britanik të kohëve moderne që u burgos sepse kaloi Detin Irlandez nga Skocia për ta takuar, tha sot se ai është “heroi i saj”.

Punonjësi  dashuruar i ndërtimit Dale McLaughlan, kreu lundrimin 40 km nga Skocia drejt ishullit  Isle of Man me motor uji të premten e shkuar, duke kaluar katër orë e gjysmë në det.

Tashmë në një intervistë me mediat, e dashura e tij Jessica Radcliffe 30 vjeçe, tha: “Ai është i shkëlqyeshëm dhe të gjithë e mbështesin këtë, veçanërisht unë, ai është heroi im”.

McLaughlan u burgos për katër javë për veprimin e tij në shkelje të rregullave të koronavirusit.

Duke u kërkuar autoriteteve që ta lirojnë atë për Krishtlindje nëna e dy fëmijëve tha: “Dua që ai të lirohet nga burgu. Lëreni të paktën të rrijë disa ditë këtu”.

Ajo shtoi më tej: “Jam e sigurtë që kjo do ta qetësojë. Ky njeri kaloi Detin Irlandez me motor uji për mua. Nuk di ndonjë grua tjetër që mund të mburret me diçka të tille. Ai më do, ai është legjenda ime”.

Por autoritetet thonë se plani i çmendur i McLaughlan për të takuar të dashurën e tij gjatë izolimit të pandemisë shkaktoi një operacion të gjerë kërkim shpëtimi .

Roja bregdetare kishte gjetur makinën e tij në brigjet skoceze dhe trembej se ishte mbytur mes detit të keq.

Por i dashuruari hyri në ishull pa leje dhe me pas u burgos nga gjykata e Douglas për shkelje të rregullave të pandemisë, edhe pse në teste rezultoi se nuk kishte koronavirus.

Pasi kishte mbërritur në ishull të premten, shkelësi kishte dalë me Jessica në dy bare të Douglas deri në 1.30 të natës.

Lexo edhe:https://top-channel.tv/2020/12/16/familjaret-e-guximtarit-qe-kaloi-detin-irlandez-nga-skocia-per-te-takuar-te-dashuren-nuk-dinte-as-not-eshte-pak-i-trashe-fotot/

Top Channel