Ekspozita e fëmijëve autikë/ “Edhe unë jam një vepër arti” hapet në qytetin e Shkodrës

03/04/2021 20:48

“Edhe unë jam një vepër arti” është ekspozita e çelur në Shkodër në kuadër të ditëve të ndërgjegjësimit për autizmin dhe fëmijët me sindromën Down.

Protagonistë të kësaj ekspozite janë fëmijët, ku vetë ata kanë pozuar për t’u shndërruar në personazhet e famshme botërore mes tyre, edhe pikturës se veçantë shqiptare “Motres Tone”.

Për prindërit, apeli është që t’i dhurojmë dashuri femijeve dhe jo t’i paragjykojme apo largojme.

Përmes kësaj ekspozite që do të qendrojë e hapur për dy dite, synohet të rritet ndërgjegjësimi lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe sindromës down.

Top Channel