Vaksinimi i të moshuarve në Vlorë/ Manastirliu: Ulet grupmosha, do të vaksinohen qytetarët nën 70 vjeç

03/04/2021 15:05

Qytetarët e grupmoshave, më pak se 70 vjeç, do të vaksinohen së shpejti, është shprehur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kam një thirrje për çdo të moshuar mbi 70 vjeç që ende nuk është lajmëruar nga mjeku i familjes, me kartën e identitetit, mund të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit të përqendruar”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se në portalin e- Albania vijon rezervimi për vaksinimin dhe deri tani janë regjistruar shumë se 17 mijë aplikime.  “Ne jemi duke punuar për të ulur fashën dhe do të ndjekim planin tonë të vaksinimit. Është shumë e rëndësishme që mjeku i familjes të vijojë të bëjë rolin e tij, që të mos ngelet asnjë qytetar pa vaksinuar“, deklaroi Manastirliu.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 172.486 doza të vaksinës ndaj Covid 19.

Top Channel