Ndodh në Irak/ Rasti i parë në botë, lind foshnja me tre organe gjenitale

03/04/2021 22:10

Një rast i paprecedentë mjekësor ka ndodhur në Duhok, Irak.

Një bebe, djalë, ka lindur me tre organe gjenitale, dhe tashmë ka hyrë në histori si rasti i parë dhe i vetëm në botë me një fenomen të tillë, që quhet Triphallia (tre penise).

Prindërit e tij e dërguan fillimisht në spital për shkak të një skrotumi të fryrë. Më vonë u desh një operacion për heqjen e dy peniseve, të cilët nuk ishin funksionalë.

Pas një sërë testesh, mjekët ishin në gjendje të përjashtonin mundësinë që foshnja ishte ekspozuar ndaj ilaçeve gjatë shtatzënisë ose kishte një histori familjare të anomalive gjenetike. Foshnja u operua në vitin 2020 dhe, u vizitua përsëri pas një viti, tani është në shëndet të shkëlqyeshëm.

Sipas statistikave, një në pesë-gjashtë milion foshnje kanë lindur me më shumë se një penis, me rreth 100 raste të difallias (dy peniseve) të regjistruara në të gjithë botën. Foshnja irakiane, megjithatë, është e para që ka “trifallia”.

Top Channel