Vaksinohen policët/ Punonjësit e rendit marrin vaksinën në Tiranë dhe qytete të tjera

03/04/2021 15:34

Ndryshe nga sa jemi mësuar t’i shikojmë në radhë dhe të grumbulluar për të garantuar mbarëvajtjen e protestave të ndryshme, kësaj radhe, policia është vënë në rresht për të bërë vaksinën anti Covid.

Policia e shtetit numëron 11 mijë e 800 forca, duke nisur që nga agjentët deri te forcat speciale. Ata do të vaksinohen me prioritet,  pasi shikohen në vijën e parë të fronit.

Me vaksinën kineze, “Sinovac” , po vaksinohen edhe 1300 forca të Gardës së Republikës, që kanë për detyrë të ruajnë personalitetet më të larta në vend.

Top Channel