“Vetëvendosja e sheh si një figurë të parëndësishme”/ Osmani “sulmon” Kurtin: Ai do president që s’mban qëndrime
Kuvendi i Kosovës ka nisur raundin e parë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani-Sadriu, përballë Nasuf Bejtës.
Mësohet se dy deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Agim Veliu nuk po marrin pjesë në votim
Dy vota surprizë janë hedhur në kutinë për të zgjedhur kreun e shtetit të Kosovës. Bëhet fjalë për deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj dhe për ish-presidentin Behgjet Pacolli.
Reshitaj ka qenë surprizë pasi AAK zyrtarisht është shprehur se nuk do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, por deputetja duket se ka dalë kundër rrymës. Më herët edhe Pacolli ishte një zë kundër për Osmanin.
Top Channel