Votim dhe numërim elektronik/ Hapet qendra për të mësuar votimin, me 50 mijë votuesit e Njësisë 10 në Tiranë

03/04/2021 15:43

Paisja elektronike do të përdoret nga mbi 50 mijë votuesit  e Njësisë numër 10, në Tiranë,  për të votuar më 25 prill. Kjo zonë është zgjedhur për të realizuar votim dhe numërim elektronik dhe KQZ e ka hapur qendrën e parë, ku për disa ditë me radhë, banorë të kësaj njësie do shkojnë të votojnë për të mësuar procesin.

Këtë proces e verifikoi vetë, duke votuar, edhe kreu i KQZ-së. Njësia 10 do jetë e para që do ketë një rezultat të zgjedhjeve 30 minuta deri në një orë pas votimit të fundit, por shpallja e rezultatit në atë kohë është ende në dyshim.

KQZ ka shpenzuar dhjetra milionë euro për të realizuar votim dhe numërim elektronik në 35 qendrat e votimit të Njësisë 10 në Tiranë por edhe identifikimin elektronik të zgjedhësve në të gjithë vendin.

Top Channel