E premte, 01 Tetor 2021
15:28
700 raste me kancerin e gjirit/ Tetori, muaji rozë “çdo grua duhet të kontrollohet”

Muaji tetor apo muaji rozë  duhet të kujtojë çdo grua të bëjë një kontroll të gjirit nëse deri më tani ka neglizhuar e nuk e ka bërë ende .

15:26
Grabitës të maskuar bastisin hotelin ku banon Lionel Messi me familjen në Paris (fotot)

Grabitës të maskuar kanë marrë dje para e bizhuteri nga hoteli me pesë yje ku banon ylli i PSG, Lionel Messi me familjen e tij në Paris.

15:21
Durrës, do shemben 5 shkolla/ 13 shkolla nuk janë hapur. Mësimi po zhvillohet me katër turne

Dy vjet pas tërmetit të 26 nëntorit, këshillit bashkiak i Durrësit miratoi prishjen e detyruar të shkollave të mesme “Naim Frashëri”, “Gjergj Kastrioti”, “Benardina Qeraxhia”, “Olsi Lasko”, si dhe shkollës 9 vjeçare “Eftali Koçi”.

15:18
Kundër mësimit me 30 minuta/ Elbasan, prindërit e nxënësve lajmërojnë protesta

Teksa përfundon java e parë e këtij viti shkollor, prindër e nxënës shprehen më të vendosur në kërkesat e tyre kundër mësimit 30 minuta.

15:15
30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri/ Ambasadorja Kim: Të ecim përpara së bashku, drejt së ardhmes, krah për krah!

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në fjalën e saj në ceremoninë e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri kërkon që sytë tashmë të jenë nga e ardhmja dhe Shqipëria e SHBA të vijojnë të ecin së bashku përpara krah për krah.

15:12
Bllokohet landfilli i Vlorës/ Këshilli bashkiak nuk e voton.Këshilltarët: Shkaqe politike

Këshilli bashkiak i Vlorës bllokoi miratimin e vendimit që i hap dritën jeshile projektit për ndërtimin e landfillit modern të mbetjeve.

15:10
Të moshuarit: Na rrisni pensionet/ Kërkesa e moshës së tretë në ditën e tyre

1 Tetori shënon Ditën e Respektit Global për Moshën e Tretë.

15:08
Ballsh, naftëtarët në protestë/Ironi me kompanitë e naftës që deklarojnë vetëm me humbje

Naftëtarët e uzinës së Ballshit bllokuan sot derën e rafinerisë së naftës.

15:06
PD: Rritja ekonomike e manipuluar/ “Të dhënat s’janë të sakta. Rritja reale është vetëm 3 për qind”

Demokratët  i  shohin me rezerva të dhënat e INSTAT që flasin për rritje ekonomike ne nivelin 17.9 %.

15:04
“Rritja ekonomike, anemike”/ Bujqësia me të cilën ushqehet pjesa më e madhe e popullsisë është në rënie

Rritja e ekonomisë me 17.9% në tremujorin e dytë ishte e pritshme pas goditjes që mori ekonomia një vit më parë, por nuk është realiste.

15:01
“Domatet u kalbën pa u pjekur”/ Fermerët të revoltuar, u mashtruan me fidanët

Këto domate që janë këmbët e mia duhet të ishin në tregjet e Evropës. Por,jo këto domate nuk janë të konsumueshme.

14:56
EMA: Vaksina Jansen, e kompanisë Johnson & Johnson shkakton trombozë në disa raste

Ditën e sotme, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se  vaksina Janssen, e prodhuar nga një kompani belge, por me patentë të Johnson & Johnson, radhitet në vaksinat që shkaktojnë efekte anësore.

14:52
“Po mbrohen veprimet e paligjshme të policisë”/ Avokati: Jeni marrë padrejtësisht me shokët e Aldi Ramës

Gjon Huli, avokati i Armando Markut ka folur para mediave pasi Gjykata e Lezhës dha vendimin “arrest me burg” për të dhe shokun e tij Kristian Sheri.

14:35
Gjykata e Lezhës vendos masën e sigurisë “arrest me burg” për shokët e Aldi Ramës

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy shokët e Aldi Ramës.

14:25
Me fustan rozë dhe make-up, artisti shqiptar çmend grekët me performancën (Pamjet)

Artisti kontrovers nga Prishtina, Astrit Ismaili i ka cuditur të gjithë me pamjen dhe performancën në Bienalen e Athinës.

14:19
Në vetëm një javë/ Arrestohen 45 shoferë dhe gjobiten 5345 drejtues mjetesh. Ja apeli i Policisë së Shtetit për qytetarët

Policia e Shtetit njofton se gjatë kësaj jave ndëshkuar me masë administrative 5345 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

14:19
Falsifikim firmash, armë të ftohta dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë/ Çfarë ndodhi orët e fundit në Shkodër, arrestohen 3 persona

Policia e Shkodrës ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë.

14:13
Dita Botërore e të Moshuarve/ Ruseti inspekton punimet te qendra sociale në Kombinat, mbjell pemë me të moshuarit

Në Ditën Botërore të të Moshuarve nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti inspektoi punimet në qendrën sociale “Të qëndrojmë së bashku” në Kombinat. Bashkë me disa të moshuar, Ruseti mbolli edhe disa pemë limoni të dhuruara nga Teatri Metropol në oborrin e qendrës sociale.

14:12
Meta liron nga detyra 4 ambasadorë të jashtëm

Presidenti Ilir Meta ka liruar nga detyra 4 ambasadorë të jashtëm.

14:08
Në vitin e tretë në fluturim, Air Albania vjen me një paketë ofertash!

Flamurmbajtësja shqiptare në vitin e tretë të fluturimeve! Hyrja e Air Albania në tregun shqiptar ishte një moment i rëndësishëm, i cili solli përmirësimin dhe vendosjen e standardeve të reja për të gjithë industrinë e aviacionit civil.

13:58
Tjetër ngjarje tronditëse në Greqi/ Burri mbyt gruan me litar, më pas var veten. Ç’thuhej në shënimin që la afër trupit të viktimës?

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, në Argolida. Raportohet se një 78-vjeçar në fshatin Ververouda, pak para mesnatës ka njoftuar policinë se gruaja e tij kishte ndërruar jetë dhe më pas ka vendosur t’i japë fund edhe jetës së tij.

13:54
“As mafiozët nuk dënohen kështu”, 13 vjet burg kryebashkiakut që ndihmoi emigrantët

“E kalova jetën time duke rendur pas idealeve, duke luftuar mafian, por asnjë mafioz nuk ka marrë dënime të tilla” shprehet ish kryebashkiaku i Riaces në Itali, i dënuar me 13 vjet heqje lirie për menaxhimin të paligjshëm të situatës së emigrantëve.

13:45
Ankara/ Të mërkurën rifillojnë bisedimet eksploruese greko-turke

Raundi i 63 -të i bisedimeve eksploruese midis Greqisë dhe Turqisë do të zhvillohet në Ankara më 6 tetor 2021. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Ministria e Jashtme greke.

13:39
“Nuk e dinim që kishte armë…”/ Sot jepet vendimi për shokët e Aldi Ramës, akuzohen për dy vepra penale

Armando Marku, 26 vjeç dhe Kristian Sheri, 27 vjeç janë dy shokët e Aldi Ramës që do të dalin sot para Gjykatës së Lezhës pasi ishin të pranishëm në vrasjen e Saimir Hoxhës.

13:37
Zjarr në spitalin COVID në Rumani, 9 të vdekur/ Krijohet kaos, mjekët dhe zjarrfikësit në ndihmë të pacientëve (VIDEO)

9 persona mbetën viktima të një zjarri që shpërtheu në një spital Covid-19 në qytetin rumun të Constantit.

13:28
VIDEO/ Gazetarja shkon të urojë Ditën e të Moshuarve, kërkojnë rritje pensioni: S’kemi lekë as për kafe!

1 tetori shënon Ditën Botërore të të Moshuarve, ndërsa gazetarja Juli Ristani ka komunikuar me një grup pensionistësh në Tiranë.

13:21
Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Gjykata e Lezhës jep vendimin për xhaxhain e Aldi Ramës. U kap nga policia kur u interesua për nipin

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg pa afat xhaxhain e Aldi Ramës, Baki Rama, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai kishte marrë këtë masë pasi ishte kapur duke tregtuar lëndë piroteknike në dyqanin e tij.

13:12
Pak orë para dasmës me Mark Frrokun, ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt shfaqet i dashuruar me partneren e re

Pak orë na ndajnë nga dasma e shumë përfolur e Rudina Dembacajt me Mark Frrokun. Moderatorja ka treguar në Instagram se po përgatitet për të gjitha detajet dhe me siguri do të shkëlqejë në ditën e saj të veçantë.

13:11
Protestë për fidanët/  Fermerët e Beratit: Domatet u kalbën pa u pjekur, na mashtruan!

Fermerët e Beratit protestojnë ditën e sotme për fidanët e domateve, pasi sipas tyre janë kalbur pa u pjekur dhe rritur.

12:58
Angli/ Vrasja e mësueses, akuzohet shqiptari! Prokurorja: Vrasje brutale e paramenduar

Një emigrant shqiptar i akuzuar për vrasjen e mësueses angleze Sabina Nessa 28 vjeçe, ka dalë përpara gjykatës së krimeve të rënda Old Bailey në Londër, ku u vendos masa e sigurisë arreste me burg.

12:51
Prej 26 vitesh pjesë e FA-së/ Ndahet nga jeta nënkolonelja Edlira Kukeli

Mjekja dhe ushtarakja Edlira Kukeli e cila për 26 vite ka shërbyer në strukturat më të rëndësishme të Forcave të Armatosura Shqiptare është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me anë të një statusi në rrjetet sociale. Peleshi u shpreh ngushëllimet familjarëve të Kukelit […]

12:49
Arrestohen 3 shqiptarët që vranë arkitektin italian/ Vëllai i viktimës: E vranë për të vjedhur disa objekte. Shpresoj të kalben në burg

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë së Torinos, në Itali, pasi akuzohen për vrasjen e arkitektit 50-vjeçar, Roberto Mottura. Ky i fundit ku gjet i pajetë qershorin e kaluar në shtëpinë e tij në Piossasco (Torino).

12:41
Muajin tjetër Australia hap kufijtë

Australia njoftoi sot se do të rihapë kufijtë e saj ndërkombëtarë për qytetarët e vaksinuar plotësisht duke filluar nga muaji i ardhshëm.

12:31
Faturë e çmendur tek Nusreti/ Britanikut nuk i del e keqja, e poston online

Nusret Gokçe, i cili prezantohet gjerësisht me pseudonimin Salt Bae, është bërë i famshëm në mbarë botën falë gatimit të tij, por edhe publicitetit të madh që i bën vetes.

12:31
Tmerrohen pasagjerët/ Avioni merr flakë gjatë uljes në aeroport

Ulja e një avioni në aeroportin East Midlands, në Angli, ndolli panik tek udhëtarët. Sikurse shihet në foton që po bën xhiron e rrjetit avioni ka marrë flakë, ndërsa ai prek tokën.

12:28
Kryetarja e Kuvendit pret Ambasadoren e Francës Barsacq, Nikolla: Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq.

12:26
Kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja Kushi inaugurojnë një tjetër shkollë të re në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës vijon turin për inaugurimin e shkollave të reja që po hapen këtë vit të ri shkollor në kryeqytet. Sot kryebashkiaku Veliaj së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi inauguruan shkollën e re “Hasan Vogli” në Njësinë 9.

12:24
Tregu energjetik në prag kolapsi/ Maqedonia e Veriut rriti çmimet me 7%

Në Maqedoninë e Veriut familjarët do të paguajnë më shtrenjtë për elektricitetin dhe gazin natyror. Instituti i Statistikave në vendin fqinj ka publikuar çmimet e energjisë elektrike, të cilat vijnë me rritje 0.2% në krahasim me vitin e kaluar.

12:21
Çështja “Becchetti”/ PD dorëzon kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor: Dëmi të mos paguhet nga shqiptarët

Nënkryetarja e PD, Grida Duma ka treguar se kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Becchetti”.

12:21
10 ditë më parë humbi të atin/ 51-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga makina në Itali

Një 51-vjeçare shqiptare e identifikuar si Albana Bega ka ndërruar jetë një ditë më parë në Itali pasi u godit nga një makinë, ndërsa po ecte me biçikletë.

12:20
Greqia rikthen izolimin/ 10 qytete në hartën e kuqe

Tetori ka hyrë me një mini lockdown për Selanikun dhe 10 qytete të tjera në Greqi, të cilat janë tani në nivelin e kuq, bazuar në hartën epidemiologjike për përhapjen e koronavirusit në vend.

12:19
Bllokada e rrugëve në veri, bie importi i mallrave nga Serbia

Drejtori i Përgjithshmen i Doganës, Agron Llugaliu theksoi se deri më sot kanë inkasuar mbi 1 miliard euro në periudhën janar-shtator ose 35 përqind më shumë të hyra se vitin paraprak.

12:12
Biden “shpëton” për fije qeverinë: Firmos ligjin që shmang mbylljen

Me një firmë disa orë përpara skadimit të afatit, Joe Biden arriti të shmangë mbylljen e pjesshme të qeverisë federale.

12:09
Shpërndarje kanabisi në në fshatin Fier i Ri, në pranga dy vëllezërit

2 vëllezër janë vënë në pranga në fshatin Fier i Ri në Lushnjë për shpërndarje kanabisi.

11:58
FOTO/ “Është askushi për mua”, Antonela bën deklaratën e papritur për Mevlanin

‘Dramat’ e Për’puthen dy vazhdojnë edhe jashtë, sidomos të ‘trekëndëshit’ që rrëmbeu vëmendjen maksimale sezonin e kaluar.

11:54
I shpallur në kërkim për trafikimin e 61 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” është arrestuar nga policia në Pogradec.

11:49
U gjet e pajetë në banesë/ E moshuara ishte nëna e peshëngritësit të njohur shqiptar, jetonte e vetme

Nëna e peshëngritësit Piro Dhima, kampion i disa Lojërave Olimpike, është gjendur e vdekur në banesën e saj në Himarë. Ngjarja e rëndë u raportua nga policia të ketë ndodhur ditën e sotme.

11:43
Burg i përjetshëm ndaj burrit për vrasjen e gruas

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me burgim të përjashtëm B.V, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me inicialet A.A. Vrasja, sipas njoftimit të këtij institucioni ndodhi në gusht të vitit 2019 dhe i pandehuri goditi viktimën me 14 plumba.

11:37
Në nëntor Australia hap kufijtë/ Kryeministri Morrison: Ka ardhur koha t’i rikthejmë qytetarëve jetën e tyre

Nga data 1 nëntor, Australia ka vendosur të hapë kufijtë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Scott Morrison, 18 muaj, pasi australianëve iu ndalua udhëtimi jashtë vendit për shkak të kufizimeve të pandemisë së covid-19.

11:35
“Vijmë për premtimin e Ramës”/ Naftëtarët e Ballshit mblidhen para rafinerisë: Na mbaron marrëveshja në fund të këtij muaji..

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur pranë ambienteve të uzinës së përpunimit të naftës sepse kërkojnë të dinë se si do të veprohet pas përfundimit të kontatës me qeverinë shqiptare.

11:32
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia jep dorëheqjen

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka dhënë dorëheqjen nga posti ditën e sotme.

11:25
MT Pharma nis testet klinike të vaksinës anti-COVID në Japoni

Prodhuesi farmaceutik japonez, Mitsubishi Tanabe Pharma Co. (MT Pharma) njofton se do të fillojë testet klinike vendase të kandidatit të vaksinës kundër COVID-19, MT-2766.

11:19
Aksion policie në Dibër/ Kanabis dhe armëmbajtje pa leje, 4 në pranga

Katër persona janë arrestuar në Dibër  për kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje.

11:18
NATO: Do të hyjë KFOR-i, do ta kryejmë vetë zbatimin efektiv të marrëveshjes 

NATO-ja e përshëndeti arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në kufi dhe përmes zëdhënëses, Oana Lungescu sqaroi se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, “do të luajë një rol themelor, për të siguruar zbatimin efektiv” të kësja ujdie.

11:17
Investimet në infrastrukturë/ Balla: Transformimi i Ballshit po ecën me ritmet e duhura

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Ismet Beqiri inspektoi punimet që po kryhen për rehabilitimin e hapësirave publike në qytetin e Ballshit.

11:16
Mal i Zi/ 46.6% e popullsisë e vaksinuar me dy doza

Në Mal të Zi, 53.5 për qind e popullatës së rritur janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 46.6 për qind janë rivaksinuar.

11:08
U kapën me emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen 6 persona në Kukës, njëri ishte shpallur në kërkim. Sekuestrohen 7 mjete

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Kukësit pasi u kapën duke i dhënë ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit. Ata do të bënin të mundur tranzitimin e tyre në territorin shqiptar me destinacion vendet e BE-së.

11:06
Tajfuni tropikal “Mindulle” godet Japoninë, anulohen shërbimet e avionëve dhe trenave

Shërbimet e avionëve dhe trenave u anuluan në Japoni për shkak të tajfunit tropikal “Mindulle”, i cili goditi lindjen dhe jugun e vendit.

11:06
Lori Hoxha zbulon eksluzivisht për TAR të pathënat e përgatitjeve për “Big Brother Albania VIP”!

Më në fund “Big Brother Albania VIP” do të nisë transmetimin në 5 Tetor në Top Channel pas kaq kohësh pritjeje. Ditën e sotme u transmetua në Top Albania Radio intervista eksluzive e producentes së këtij spektakli madhështor, Lori Hoxha. Në një bisedë me Jonida Aliçkollin, Lori zbuloi çdo detaj që shumë prej jush mund të kenë pyetur veten gjatë gjithë kësaj periudhe. Zbuloni më shumë nga intervista e saj.

10:46
Apeli pushon çështjen për sekuestrimin e kompleksit “Golden”, Altin Hajri ‘gëzon’ pasurinë

Kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur që të pushojë çështjen për sekuestrimin e kompleksit “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit.

10:43
E rëndë/ 28-vjeçari detyron të miturën të kryejë marrëdhënie seksuale me të, arrestohet nga policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shijak, të Durrësit. Policia i ka vënë prangat një 28-vjeçari, i cili dyshohet se ka dhunuar dhe detyruar një shtetase të mitur 16 vjeçe, që të kryejë marrëdhënie seksuale, kundër dëshirës së saj.   

10:39
Durrës/ Kapet 44-vjeçari me dënuar me 1 vit burg, vodhi pajisje punë dhe elektroshtëpiake

Një 44-vjeçar i dënuar me 1 vit burg, por që ishte ende në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Ai akuzohet se ka vjedhur në shtëpinë e një personi tjetër pajisje të ndryshme pune dhe elektroshtëpiake.

10:31
Kanceri i gjirit/ Rama nxjerr videon e grave që luftojnë me sëmundjen: Merrni pak kohë për kontrollin e gjirit!

Kryeministri Edi Rama njofton çeljen e fushatës kundër kancerit të gjirit, në muajin dedikuar luftës ndaj kësaj sëmundje të rëndë.

10:24
Von der Leyen në Ballkan: Premtime të bukura, por asnjë mesazh të qartë

Në prag të samitit për Ballkanin javën e ardhshme Presidentja e Komisionit të BE-së zhvilloi një tur vizitash në rajon. Bisedime konkrete anëtarësimi ende nuk po duken në horizont.

10:16
Afrimi i stinës së reshjeve, Bashkia e Tiranës pastron shtratin e Lumit të Lanës nga mbetjet

Stina e vjeshtës sjell dhe sezonin e shirave dhe për këtë bashkia e Tiranës i ka paraprirë me pastrimin e Lanës nga mbetjet.

10:11
Berat/ Hetimi tre mujor çon në pranga administratorin e një firme dezinfektimi, pajiste subjektet me certifikata falso

Policia e Beratit ka vënë në pranga administratorin e një firme dezinfektimi, i cili ka pajisur subjekte të ndryshme tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, kundrejt përfitimeve monetare. 

09:56
UEFA mblidhet në Tiranë/ HatTrick, në 17 vite ka mbështetur me 3 mld euro për futbollin

Komiteti “HatTrick” i UEFA-s, i drejtuar nga Zv.Presidenti i UEFA-s, Karl-Erik Nilsson, zhvilluan mbledhjen e tyre për herë të parë në Shqipëri në partneritet me Federatën Shqiptare të Futbollit.

09:56
Manastirliu çel fushatën e luftës kundër kancerit të gjirit me gratë e mbijetuara: Mamografi falas në çdo spital rajonal, diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka çelur fushatën kundër kancerit të gjirit, në muajin dedikuar luftës ndaj kësaj sëmundje. Nëpërmjet një mesazhi drejtuar grave dhe vajzave, Manastirliu bën apel të mos neglizhojnë shëndetin e tyre dhe të kryejnë në kohë ekzaminimet ndaj kancerit të gjirit.

09:54
“Do të jetë gati…”/ Lyrical Son zbulon planet për albumin e ri me Mc Kreshën, tregon edhe problemet në koncerte live

Reperi Lyrical Son, i cili përpiqet që të tregojë realitetin me projektet e tij muzikore ka folur në “Wake Up” në lidhje me planet e së ardhmes. Lyrical Son tregoi se po punon shumë fort me Mc Kreshën që të sjellë një album muzikor që pritet të jetë gati në fund të këtij viti.

09:53
Edmond Spaho mbështet publikisht Berishën: PD në gjendje kritike! Bunkerizimi është sëmundja më e rëndë që e ka zënë

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho është rreshtuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha, duke mbështetur publikisht “Foltoren”, që ai është duke organizuar në çdo qytet të Shqipërisë me qëllim riorganizimin e PD-së.

09:35
“Të dy ishin bij nënash”/ Nëna e Aldi Ramës publikon foton e të birit, ngushëllimet: Zoti i gjykoftë ato që e dënuan…         

Valbona Kolgjini, nëna e Aldi Ramës ka publikuar fotografinë e të birit pasi e përcolli për në banesën e fundit ndërsa nuk kanë munguar ngushëllimet nga të afërmit e miqtë.

09:26
Vlorë/ Kapet 42-vjeçari që dhunoi gruan, gjendet e pajetë edhe një e moshuar. Policia jep detajet

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

09:20
“Çlirohet” Britney Spears, feston duke pozuar lakuriq në rrjete sociale

Këngëtarja e njohur Britney Spears duket se është tepër e lumtur pas fitores së rëndësishme që do të sjellë ndryshime të mëdha në jetën e saj. Para 24 orësh, gjyqtarja Brenda Penny vendosi që babai i këngëtares 39-vjeçares të mos jetë më personi që kontrollon jetën e saj.

09:05
Policia rikthen kontrollin në burgun e Ekuadorit

Policia tha se ka rimarrë kontrollin e një burgu në Ekuador, ku trazirat lanë së paku 118 të burgosur të vdekur, derisa bandat rivale të drogës luftonin për kontrollin e objektit.

08:56
OBSH: Afrika mbetet prapa në vaksinim

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se normat e vaksinimit kundër koronavirusit janë rritur në mënyrë modeste në Afrikë, por shtoi se kontinenti mbetet ende prapa shumicës së të tjerëve.

08:48
Kërcënohet deputetja shqiptare: Gabon rëndë ai që mendon se më frikëson! Hyrja ime në politikë ka një mision

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka zbuluar se ditët e fundit ka marrë kërcënime të ndryshme për shkak të angazhimit të saj në mbrojtje të drejtave të grave.

08:40
Investimi për mirëmbajtjen e kabinave, sot ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar se ditën e sotme në orën 09:00-16:00 do të stakohet energjia në disa zona të Tiranës.  

08:34
U kap me rreth 4 kg kanabis në banesë, arrestohet 34-vjeçari në Kurbin

Një 34-vjeçar i identifikuar me inicialet E.C., banues në Mamurras, Kurbin është arrestuar nga policia pasi u kap me 4 kg e 255 gr lëndë narkotike në banesë.

08:24
Kane u mbyll gojën kritikave me një tripletë, Rennes përmbys Vitessen

Harry Kane u jep përgjigje kritikave, pasi hyri në fushë në minutën e 60’ të ndeshjes Tottenham-Mura, e vlefshme për Conference League, por i mjaftoi vetëm gjysmë ore për të dërguar tre herë topin në rrjetë.

08:10
Rama publikon pamjet e shkollës “Agron Hysenlliu”: Nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi strehën në tërmetin e 26 nëntorit

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet e shkollës 9-vjecare në Pezë të Vogël që mban emrin e ish-drejtorit të Institutit të Ndërtimit, inxhinierit të ndjerë, Agron Hysenlliu.

08:05
Aksident te rruga e Elbasanit, makinat bëhen copash

Një aksident ka ndodhur në Tiranë në një kryqëzim të rrugës së Elbasanit.

08:03
Koreja e Veriut bën provë të re me raketë anti-ajrore

Koreja e Veriut bëri të enjten një provë me një raketë të re anti-ajrore të sapo zhvilluar, njoftoi të premten media shtetërore KCNA. Është e fundit në serinë e saj të provave me armë, ndërsa bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çnuklearizim vazhdojnë të jenë të bllokuara.

07:54
Ekonomia arrin nivelin e para-pandemisë që në tremujorin e dytë, vetëm tre sektorë nuk kapin ritmin

Ekonomia ka arritur në nivelet e para pandemisë që në tremujorin e dytë të këtij viti, duke treguar për një rikuperim të shpejtë, të udhëhequr nga ndërtimi dhe industria.

07:43
Studimi britanik dritë jeshile: Vaksinat e gripit dhe Covid, mund të merren njëkohësisht

Deri tani, nuk dihej me siguri por një studim britanik i publikuar së fundi doli në përfundimin se është e sigurt që të merren njëkohësisht vaksina kundër COVID-19 dhe gripit. Sipas ekspertëve, një gjë e tillë nuk ndikon negativisht në reagimin e imunitetit ndaj asnjërës prej tyre.

07:35
Presidenti Biden nënshkruan projekt-ligjin që shmang mbylljen e qeverisë

Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten në mbrëmje vetëm disa orë para se të skadonte afati, legjislacionin që shmang një mbyllje të pjesshme të qeverisë federale dhe e financon atë deri më 3 dhjetor. Kongresi e kishte miratuar projekt-ligjin të enjten.

07:19
Vranësira dhe temperatura deri në 26 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët në të gjithë territorin. Reshje lokale priten në zonat jugore dhe juglindore.

06:58
Plogështia e vjeshtës/ Zbuloni arsyet përse ndihemi kaq të lodhur me ndryshimin e stinës

Vjeshta është padyshim një nga stinët më të bukura të vitit. Ajo ka një ushtri adhuruesish dhe të apasionuarish pas saj. Megjithatë, ardhja e vjeshtës shoqërohet me një plogështi të thellë, arsyet e të cilës ekspertët i kanë kopsitur mjaft qartë.

06:32
3 kura me xhenxhefil dhe mjaltë/ Kundër të ftohurës, gripit e bronshitit

Për plot 5000 vjet me radhë, njerëzimi e ka përdorur xhenxhefilin për të trajtuar një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh. Xhenxhefili mund të përdoret i freskët, i tharë dhe në formën e pluhurit.

06:16
Sinjalet e fshehura që tregojnë se i keni enët e gjakut të bllokuara

Arteriet janë enët e gjakut që janë përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen. Në gjendjen e tyre normale, arteriet janë elastike dhe të forta, megjithatë ato mund të bllokohen lehtësisht duke shkaktuar sëmundjen mjaft të përhapur, aterosklerozën.

05:50
Kur dhe pse duhet ta bëni mamografinë, ja çfarë duhet të dini para analizave

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë vendin. Kjo sëmundje ka tendencë rritjeje në vendin tonë dhe prek afro 600 gra dhe vajza në vit. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se rreziku i sëmundjes është 45 raste të reja për 100,000 gra në Shqipëri ose thënë ndryshe 600-650 raste të reja në vit.

05:15
Studimi/ Zbuloni detajet e një fytyrë tërheqëse për meshkujt

Ndërsa nuk mund të jemi të sigurt se si do të dukej një grua perfekte në sytë e burrave, ne tani kemi një ide për llojin e fytyrës që meshkujt e konsiderojnë më tërheqës.

04:44
Koreja e Veriut rihap kanalet e komunikimit me Korenë e Jugut

Koreja e Veriut do të hapë kanalet e komunikimit me Korenë e Jugut. Ishte vetë lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i cili njoftoi se rivendosja e linjave të komunikimit me Korenë e Jugut do të bëhej në fillim të tetorit.

03:46
Daniel Craig: Bond nuk qau, por isha unë

Kinematë në të gjithë botën po përgatiten për ardhjen e fansave të James Bond për filmin e shumëpritur “Nuk ka kohë për vdekje”, dhe Daniel Craig pranon se ishte i pushtuar nga emocionet në ditën e fundit të xhirimeve.

03:13
Rezultuan me COVID-19, autoritetet kineze vrasin mace shtëpiake

Autoritetet në Kinën veriore vranë 3 mace shtëpiake, të cilat kohët e fundit ishin pozitive për COVID- 19, nga frika e transmetimit të mëtejshëm të virusit te banorët e tjerë, gjë që provokoi kritika të forta nga vendasit dhe ekspertët.

02:44
Studimi/ Disa gjene mund ta mbrojnë partnerin nga personi i prekur me COVID-19

Një studim i çifteve në të cilët të dy partnerët ishin të ekspozuar ndaj koronavirusit, por vetëm një person ishte i infektuar, ndihmon për të hedhur dritë pse disa njerëz janë natyrisht rezistues ndaj virusit.

02:20
BE zgjat kontrollet e eksportit për vaksinat anti COVID-19

Brukseli do të zgjasë deri në fund të dhjetorit mekanizmin e tij për kontrollin e eksporteve të vaksinave antiCOVID-19 të prodhuara në BE, në mënyrë që të garantojë furnizimet për shteteve anëtare përballë pasigurive të nxitura nga shfaqja e varianteve të reja, njoftoi sot Komisioni Evropian.

01:59
COVID-19/ Shifra më e lartë që nga prilli, Ukraina regjistron mbi 11 mijë raste në 24 orët e fundit

Në Ukrainë numri i rasteve të reja ditore me COVID-19 arriti shifrën më të lartë që nga prilli.

01:40
Shkon mbi 210 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Afrikë

Ka shkuar mbi 210 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në Afrikë. Sipas Worldometers, numri i viktimave ka shkuar në 210 mijë e 606, ndërsa numri i rasteve në total ka shkuar në 8 milionë e 349 mijë e 827.

01:21
Shkon mbi 695 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 695 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 2 mijë e 120 viktimat gjatë 24 orëve të fundit, numri total i vdekjeve nga Covid-19 shkoi në 695 mijë e 196.

00:59
Mbyllet TIFF në Tiranë/ Ndahen çmimet në festivalin ndërkombëtar të filmit

Edicioni i 19-të i Tirana International Film Festival ka përfunduar duke kurorëzuar edhe fituesit. Pjesëmarrës të shumtë nga e gjithë bota konkurruan me filmat e tyre në 15 kategori.