E martë, 21 Dhjetor 2021
22:38
“Unë jam çuditur”/Balina jep komentin e saj

Opinionistja Balinda Bodinaku ka dhënë mendimin e saj në lidhje me miqësinë e Meridianit dhe Arjolës.

22:31
Disa shenja që tregojnë se dikush ka simpati për ju

Mënyra më e mirë për të zbuluar nëse dikush ju pëlqen është thjesht ta pyesni atë person drejtpërdrejt. Por kjo kërkon guxim – nëse do të dëshironit së pari të interpretoni nëse ka diçka atje, duhet të dini disa sinjale të besueshme.

22:27
Arjola tregon për miqësinë e saj me Meridianin

Spektaklin e sotëm Arjola ka folur për miqësinë e saj me Meridianin.

22:24
Atentati ndaj organizatorit të tifozëve të Lacios, autori ishte një ekzekutues profesionist (DETAJE)

Autoritetet italiane po përpiqen të hedhin dritë mbi vrasjen e Fabrizio Pisitelli. I njohur ndryshe si “Diabolik”, ai ishte drejtuesi i tifozëve të organizuar të Lacios dhe humbi jetën pas një atentati që iu bë në gusht të 2019-ës në parkun e ujësjellësve të Romës.

22:12
“Nuk je ajo që kam njohur jashtë”/ Kriset miqësia mes Arjolës dhe Meridianit? Arbri: Arjola njeriu për miqësinë bëhet copë!

Në shtëpinë e Big Brother është parë se miqësia e nisur nga jashtë mes Arjolës dhe Merdianit nuk është aq e ngrohtë dhe brenda shtëpisë.

22:04
Biden njofton planet që përforcojnë përpjekjet për vaksinim, doza shtesë, e teste falas

Në kushtet kur varianti Omicron po përhapet me shpejtësi, Presidenti Joe Biden bëri publike masat e administratës së tij që parashikojnë rritje edhe më të ndjeshme të vaksinimit apo dhe imunizimit me doza përforcuese, ofrimin e 500 milionë testeve të shpejta falas për amerikanët, si dhe një rritje të mbështetjes për spitalet e mbingarkuara me të infektuar.

22:03
“Më ka ngelur qejfi pafund”/Donaldi flet për Arjolën

Spektaklin e sotëm Donaldi ka folur për Arjolën.

21:56
Lejuan një shtetas në kërkim që të kalonte kufirin, SHÇBA ndalon dy oficerë të Kapshticës

Dy oficerë të Policisë Kufitare Kapshticë janë ndaluar nga SHÇBA, pasi akuzohen se kanë lejuar që të kalonte një shtetas në kërkim.

21:53
Publiku vendosi,ja cili është banori më i preferuar

Nëpërmjet një televotimi, publiku pati mundësinë të zgjidhte të preferuarin e tij midis Dj Dagz dhe Antonelës.

21:44
Zarfi i zi në shtëpi/ Çfarë kanë bërë banorët që u dënuan me nominim direkt!

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother dhe kjo nuk është aspak lajm i mirë, të paktën për disa prej tyre.

21:43
Si janë ndjerë dy të nominuarit te mbrëmjes?

Dy të nominuarit e mbrëmjes kanë qenë Antonela dhe Dj Dagz.

21:38
Putini paralajmëron Perëndimin për kundërmasa lidhur me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin tha më 21 dhjetor se Rusia është e gatshme të ndërmarrë masa “ushtarake-teknike” në përgjigje të veprimeve “jomiqësore” të Perëndimit mbi konfliktin në Ukrainë.

21:37
Papa Françesku pranon se murgeshat përdoren si “skllave seksi” nga priftërinjtë e peshkopët (fotot)

Papa Francesku ka pranuar së fundi se Kisha Katolike Romane ka një problem të vazhdueshëm me abuzimet seksuale të murgeshave nga priftërinjtë e peshkopët, të cilat i përdorin si “skllave seksi”.

21:30
VOA: Tensionet në PD, tone force mes Berishës dhe Bashës

Në selinë e PD-së, dy palët që nuk njohin njëra-tjetrën, u përplasen në distance, duke përdorur tone force. Zoti Berisha në një konferencë shtypi nga një sallë përballë asaj ku zoti Basha po zhvillonte një mbledhje, i bëri thirrje këtij të fundit të largohet nga Partia. Dera e sallës ku zoti Berisha mbajti konferencën u hap më dhunë nga një prej personave që e shoqëronin atë, e që sipas zotit Basha është një narkotrafikant i kërkuar në Britaninë e Madhe. Kryetari demokrat ju kundërpërgjigj pararendësit të tij, duke deklaruar se partia i ka të gjitha mundësitë të mbrojë integritetin e institucionit të saj.

21:27
Zinxhiri i nominimeve ka shkaktuar pakënaqësi në shtëpi/Çfarë kanë thënë ata?

Banorët kanë diskutuar rreth nominimit zinxhir që u bë spektaklin e kaluar.

21:12
Japonia pranon të paguajë $13 miliardë në 5 vjet për mbajtjen e bazave amerikane (fotot)

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dje se kanë rënë dakord që Tokio të paguajë 1.55 trilion jen ($13.64 miliardë) për një periudhë pesë-vjeçare nga prilli i vitit që vjen për të mbajtur bazat amerikane në vend, njoftonte rrjeti japonez NHK.

21:10
Kamzë/ Makina aksidenton 57-vjeçarin, niset me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë Çekrez të Kamzës. Policia bën me dije se një makinë ka përplasur një 57-vjeçar, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

20:55
Gjermania do të ashpërsojë masat para Vitit të Ri

Gjermania do të vendosë masa të reja para Vitit të Ri, me qëllim që të frenojë përhapjen e koronavirusit, tha të martën kancelari gjerman, Olaf Shcolz.

20:40
Rumunët sulmojnë parlamentin në protesta kundër pasaportës së vaksinimit në punë (fotot)

Disa mijëra rumunë protestuan sot para parlamentit kundër propozimit të politikanëve për pasaportën e detyrueshme të vaksinimit në vendin e punës.

20:37
Zyrtare, Real Betis shpërblen me kontratë afatgjatë Pellegrinin!

Manuel Pellegrini te Real Betis deri në 30 qershor të vitit 2025.

20:32
Poroshenko: Akuzat për tradhti, kalim i vijave të kuqe

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka kritikuar autoritetet për nisjen e hetimeve ndaj tij nën dyshimet për tradhti të lartë.

20:24
Java e 14-të, statistikat nuk përligjin të gjitha rezultatet!

Java e 14-të e Kategorisë Superiore prodhoi rezultate deri diku të pritshme.

20:17
Itali/ Sekuestrohet hashash dhe marijuanë, arrestohen 4 persona, mes tyre dy shqiptarë

Rreth 680 kilogramë hashash dhe marihuanë u sekuestruan gjatë një operacioni të Alexandria Guardia di Finanza, si rezultat i të cilit u arrestuan 4 persona.

20:13
Policia e Parisit liron pengjet, ndalon pengmarrësin e armatosur, nis hetimin e motiveve (fotot)

Policia franceze kishte nisur sot hetimet fillestare pas arrestimit të sulmuesit të armatosur me thikë që mbajti peng dy gra në një dyqan deri në orët e para të mengjesit.

19:39
Goditi me sende të forta 56-vjeçarin dhe i vodhi portofolin, kapet burri nga Divjaka

Policia e Divjakës ka arrestuar një 54 vjeçar, i cili akuzohet se i ka marrë portofolin me dhunë 56-vjeçarit, duke e goditur me sende të forta.

19:34
FSHF “bën babagjyshin”, dhurata çdo vit për futbollin e moshave

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë ditën e sotme një vendim historik në lidhje me mbështetjen për futbollin e moshave në vend.

19:30
Takimi SHBA-Rusi për kërkesat e sigurisë mund të mbahet në janar

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia me gjasë do të mbajnë bisedime muajin e ardhshëm për të diskutuar për propozimet e sigurisë të prezantuara nga Moska, teksa tensionet janë rritur lidhur me situatën në Ukrainë.

19:16
Shqipëria në dimër të vështirë/ Delta, Omicron dhe gripi stinor qarkullon në të njëjtën kohë

Delta, Omicron dhe gripi në qarkullim do të bëjnë që Shqipëria të kalojë një dimër të vështirë, por jo vetëm.

19:14
Albin Kurti merr dozën e tretë të vaksinës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se e ka marrë edhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal.

19:12
“Babagjyshi” hajdut/ Në shtëpinë e 15 vjeçarit që u kap duke grabitur

Teksa punonte pas mësimit si lavazhier, Eni dhe shoku tjetër i tij ishin të bindur se kishin zbuluar biletën me të cilën do të shpëtonin familjen nga varfëria.

19:12
Kampionati i skive/ Do zgjidhet përfaqësuesi i Shqipërisë në olimpiadën dimërore

Sot ishte dita e fundit e garave kombëtare të skive që federata shqiptare i organizoi në Dolokite të Italisë për shkak edhe të kushteve.

19:11
Novelat grafike shqiptare/ Shpallen fituesit e konkursit

Florian Bregu, David Kryemadhi, Ilir Topi janë fituesit e çmimit të parë të Konkursit “Novelat Grafike Shqiptare”. Ata u zgjodhën mes 25 pjesëmarrësish nga e gjithë Shqipëria.

19:08
Sa e vështirë te gjesh punë! Të sapodiplomuarit rrëfejnë peripecitë: U kërkohet eksperienca

Edhe pse Shqipëria ka një nga popullsitë më të reja në Europë, kjo grupmoshë vuan të gjejë një vend pune të denjë për të krijuar një të ardhme.

19:08
Goditi me shqelm mbrojtësin e Skënderbeut, dënim i ashpër për trajnerin Ndreu

Shqelmi ndaj mbrojtësit Leonat Vitija, i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Kastriotit, Ramadan Ndreu, i cili është pezulluar për plot 12 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës, i cili është mbledhur pasditen e sotme.

19:06
“Open Balkan u nxit nga biznesi”/ Kryetari i dhomës së tregtisë së Serbisë: U rritën shkëmbimet

Sipas shifrave të tregtisë së jashtme vendet e Ballkanit Perëndimor bashkëpunojnë më shumë me tregjet e Europës, Kinës apo Turqisë, por shumë pak me tregjet e njëra-tjetrës.

19:06
Studentja e humbur amerikane gjendet e zhveshur, e nxirrë në bodrumin e rrëmbyesit – policia (fotot)

Një burrë nga Utah në SHBA është arrestuar pasi një studente e zhdukur u gjet e zhveshur dhe e mbuluar me pisllëqe në shtëpinë e tij, njoftuan autoritetet.

19:04
Basha: Berisha erdhi me kriminelë. Berisha hyn në selinë e PD: Njoftojmë Bashën për shkarkimin

Sali Berisha gjeti mënyrën se si të hapë dyert e mbyllura të Lulzim Bashës në selinë blu.

19:04
Konkurrentja e re ‘ndan’ Erjonin nga Mikela ? “Jam gati të luftoj për të që dua”

Florjana zgjodhi Erjonin për takim e saj të parë në “Për’puthen”.

19:03
Samiti i Ballkanit të Hapur/ Rama, Vuçiç dhe Zaev i bëjnë ftesë tre vendeve të tjera

Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuçiç i dhanë një shtysë të re Ballkanit të hapur. Bllokadës së BE për produktet blegtorale nga vendet e rajonit iu dha përgjigje me një nisëm rajonale.

18:48
Itali/ Arrestohen tre shqiptarë, u kapën me heroinë në valixhe. Si tentuan t’i shmangen policisë

Policia italiane i ka vënë prangat tre shqiptarëve, të cilëve iu gjet një sasi e madhe lënde narkotike: tre kilogramë heroinë të fshehura në një makinë.

18:42
“Rrugëtimit tim po i vjen fundi”, Mikela tregon se me kë mund të dalë nga programi

Mikela ka shfaqur pëlqimin më të madh për Erjonin në program, por thotë se nuk është e sigurt të dalë me të.

18:37
Izraeli ndryshon ligjet e zjarrit, mund të qëllojë me armë ndaj çdo palestinezi që lëshon gur në protestë (fotot)

Ushtria e Izraelit ka ndryshuar rregullat e saj për hapjen e zjarrit në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor duke u lejuar trupave të qëllojnë ndaj protestuesve palestinezë që lëshojnë gurë dhe mjete të tjera ndaj civilëve ose makinave, edhe nëse nuk përbëjnë një rrezik të menjëhershëm.

18:37
Ekspertët: Variantet e covid-it kanë kufi, por nuk dihet fundi

Një virologe në Universitetin e Oksfordit thotë se megjithëse Coronavirus-i ndryshon shumë shpejt, variantet e tij kanë një kufi, por ende nuk dihet se kur mund të arrihej në këtë pikë. Doktoresha Emilia Skirmuntt thotë gjithashtu se do të duheshin disa javë për të kuptuar më mirë nëse varianti i ri Omicron, shkakton forma më të rënda, apo më lehta të sëmundjes, krahasuar me variantet e tjera. Doktoreshë Skirmuntt bisedoi me televizionin britanik Sky News.

18:24
Greqi/ Trefishohen rastet e reja me covid-19, shënohen edhe 77 viktima në 24 orë

Autoritetet greke njoftuan se në 24 orët e fundit janë konfirmuar me koronavirus 6424 qytetarë, një trefishim në krahasim me nje ditë më parë.

18:21
Në pritje të binjakëve, Genta Ismajli ndan momentet e veçanta me ndjekësit

Këngëtarja Genta Ismajli po shijon pritjen e ëmbël të dy binjakëve.

18:12
Bulqizë/ Dy të arrestuar dhe tre të proceduar penalisht, mes tyre pronari i lokalit. Ja për çfarë akuzohen

Policia e Bulqizës ka goditur nje rast të zhvillimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe si rezultat është proceduar penalisht pronari i lokalit.

18:00
Kryebashkiaku Veliaj zbulon detaje se ç’do të ndodhë natën ndërrimit të viteve

I ftuar në emisionin e pasdites “Ditë pas dite” me Fjodora Fjorën në RTSH 1, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi disa detaje se çfarë do të ndodhë mbrëmjen e ndërrimit të viteve në kryeqytet.

17:51
Dëshmitari i aksidentit ajror të 1972 në Ande tregon sesi mbijetuan me kanibalizëm (fotot)

Një i mbijetuar i aksidentit të rëndë ajror të vitit 1972 në Amerikën Jugore ka treguar se ata që mbetën gjallë u detyruan të kryenin kanibalizëm, siç është përshkruar në filmin dramatik të vitit 1993 “Alive” (Gjallë).

17:51
Turqit të kujdesshëm përballë luhatjes së lirës

Vlera e lirës turke u rrit edhe më tej të martën pasi presidenti i vendit njoftoi masa të reja për të mbrojtur depozitat në monedhën kombëtare kundër luhatjeve të monedhës.

17:47
BE-ja njeh certifikatën për COVID-19 të Malit të Zi

Komisioni Evropian më 21 dhjetor njoftoi se njeh certifikatat për vaksinimin kundër koronavirusit që lëshohen nga autoritetet në Mal të Zi.

17:44
Pas Kuvendit, PD mbledh Këshillin Kombëtar më 23 Dhjetor

Partia Demokratike ka njoftuar këtë të martë se do të mbledhë me datë 23 dhjetor Këshillin Kombëtar.

17:37
Fatjon Dauti shkelmoi derën e mbledhjeve në selinë blu/ Reagon PD: Selia e demokratëve s’mund të sulmohet me trafikantë droge!

“Sjellja nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike e bosëve të krimit të organizuar, me në krye Fatjon Dautin, është akti më i shëmtuar që ka ndodhur në këto 31 vite të ekzistencës së PD”, kështu e ka nisur reagimin e saj Partia Demokratike, për rastin e shkelmimit të derës së mbledhjeve të selisë blu nga i riu Fatjon Dauti, shoqëruesi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

17:25
Kina vendos sanksione ndaj katër zyrtarëve amerikanë

Kina shpalli sot sanksione ndaj katër anëtarëve të Komisionit të qeverisë amerikane për Liritë Fetare, në shenjë hakmarrjeje për masat e marra kundër zyrtarëve kinezë të akuzuar për shkelje në provincën veriperëndimore Xinjiang.

17:21
Kjo shenjë e zodiakut di më së miri si të hakmerret

Ka kaq shumë mistere rreth një Akrepi, por ka shumë gjëra për të ditur për këtë shenjë të zodiakut.

17:21
Cigarja, më e dëmshme se COVID-19: Çfarë u tha në Konferencën e Reduktimit të Riskut nga NAPH

Konferenca e gjashtë e reduktimit të riskut nga NAPH (Shoqata Kombëtare e Shëndetit Publik) mblodhi 200 pjesëmarrës. Organizimi hibrid (me prezencë në sallë dhe online) u udhëhoq nga kryetari i NAPH Adrian Hoxha, me folës 6 nga ekspertët më të njohur të shëndetit. Mes tyre, një prej personaliteteve më të vlerësuar në fushën e reduktimit të dëmit në botë, Clive Bates.

17:13
Studimi/ Kujdes! Omicron nuk është më pak serioz se Delta

Infeksionet e shkaktuara nga varianti Omicron janë thuajse njësoj të rënda me ato të mutacionit Delta, kjo referuar të dhënave të hershme nga Mbretëria e Bashkuar.

17:12
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 376 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata në 24 orët e fundit, si vijon:

17:04
Artistët afganë falënderojnë Shqipërinë për mikpritjen, pikturojnë muralen në Tiranë, Veliaj: “Kartolina më e bukur për fundvit”

Tirana do të ishte një nga qytetet e para në botë që do të strehonte refugjatët nga Afganistani. Në shenjë mirënjohje për mikpritjen e popullit shqiptar dhe të angazhimit të qeverisë shqiptare për të ndihmuar bashkatdhetarët e tij, artistët afganë kanë realizuar një murale në një nga vendet më historike të Tiranës, i njohur si pallati i Maks Velos, ku shkruhet: “Faleminderit Shqipëri, nuk do të harrojmë”.

17:03
”Keep going teze”/ Për Antonelën një surprizë mbërrin nga qielli

Një surprizë nga qielli nga mbërritur mbasditen e sotme për njërin nga banorët.

17:03
Besimtarët e tërbuar rrahin për vdekje burrin pas sakrilegjit me shpatë në tempullin e shenjtë (fotot)

Një burrë ende i paemëruar është rrahur për vdekje nga turma e besimtarëve pas raportimeve se kishte kryer “një akt sakrilegj” në një tempull të shenjtë në Indi.

16:57
BE-ja njeh certifikatën për COVID-19 të Malit të Zi

Komisioni Evropian më 21 dhjetor njoftoi se njeh certifikatat për vaksinimin kundër koronavirusit që lëshohen nga autoritetet në Mal të Zi.

16:54
Foto/ Ka magjepsur Barcelonën në moshën 17-vjeçare, gazetari zbulon sekretin e Gavit: Nuk i lidh atletet!

Mungesa e merkatos si pasojë e problemeve financiare ka detyruar klubin e Barcelonës t’i japë hapësirë shumë lojtarëve të rinj që vijnë nga shkolla e La Masia-s.

16:43
I biri i El Chapo-s urdhëroi vrasjen e këngëtarit që refuzoi të performonte në dasmën e tij (fotot)

Ovidio Guzman Lopez, i biri i lordit famëkeq të drogave El Chapo, besohet se ka urdhëruar vrasjen e një këngëtari të famshëm meksikan që refuzoi të lunte në ditën e tij të dasmës.

16:39
Tiranë/ Shpërndanin drogë me doza të vogla, arrestohen dy të rinj, procedohen penalisht tre të tjerë

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla dhe si rezultat kaçuar në pranga dy persona e ka proceduar penalisht tre të tjerë.

16:37
Nis afishimi i pronave publike në Himarë e Palasë, më pas do të shpërndahen certifikatat

Afishimi publik i pronave në Himarë dhe Palasë ka nisur këtë të hënë.

16:32
Einxhel: Iliri po ma vështirëson jetën

Einxhel ka shprehur me humor se Iliri po i vështirëson asaj jetën. 

16:30
Policia me dorë të hekurt te shkelësit e rregullave të qarkullimit/ Gjoba me vlerë 400 mijë lekë dhe pezullim lejesh drejtimi

Pas ankesave të qytetarëve në Komisariatin Dixhital, për gara shpejtësie, xhirime gomash, parkime mbi tortuar apo manovra të gabuara në rrugë policia rrugore si rezultat i monitorimit me radarë dhe me mjete të pauniformuara, edhe gjatë orës policore, kryesisht në Unazën e Re në drejtim të TEG-ut, gjatë ditëve të fundit ka ndëshkuar 8 drejtues automjetesh, me nga 40.000 lekë të rinj secili, për gara shpejtësie.

16:29
Tiranë/ Vihen në pranga 5 shtetas, njëri prej tyre ngacmoi seksualisht një 16-vjeçare

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare (vajzën e bashkëshortes së tij). Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe denoncimit nga mamaja e 16-vjeçares u bë arrestimi i 57-vjeçarit, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.

16:22
Gjirokastër/ Sekuestrohet 8 mijë euro mall pa akcizë, arrestohen dy drejtuesit e autobusit. Procedohen edhe dy doganierë

Policia e Gjirokastrës ka goditur një rast të kontrabandës së mallrave për të cilat duhet të paguhej akcizës, por që rezultonte e papaguar. Kështu janë arrestuar dy drejtuesit e autobusit në Kakavijë dhe janë proceduar penalisht dy doganierë, për shpërdorim detyre.

16:20
“Iliri është lojtar, Arjola bën lojën e tij”, Donaldi diskuton me Beatrix

Mbrëmjen e djeshme Donaldi dhe Beatrix kanë analizuar lojën e disa banorëve të tjerë.

16:12
Atentati ndaj 34-vjeçarit në Vlorë/ Gjendet e shkrumbuar në baypassin e Fierit makina e autorëve. Dyshohet se…

Detaje të reja kanë dalë në dritë për atentatin ndaj Endrit Sadedinit, 34-vjeçarit, të cilit iu shpërthye një sasi eksplozivi te këmbët ndërsa ishte duke ecur në trotuarin pranë pallatit të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në hyjre të Lungomares, në Vlorë.

16:08
“Nuk derdh asnjë kokërr loti”, banorët ironizojnë njëri-tjetrin

Teksa po egzekutojnë provën javore, banorët kanë zgjedhur të ironizojnë dhe ngacmojnë njëri-tjetrin.

15:59
Princesha Haya fiton £554 milionë nga divorci me sundimtarin e Dubait/ Gjyqi zbulon pagesat milionere ndaj shantazhuesve për aferën me bodyguard-in (fotot)

Ish-gruaja e sundimtarit të Dubait ka fituar sot në gjyqin e divorcit në Britani 554 milionë paundë, në një prej shpërblesave më të mëdha të këtij lloji ndonjëherë.

15:52
“Je bërë e padurueshme”, Antonela debaton me Einxhel

Një debat i ashpër ka ndodhur sërish mes Einxhelit dhe Antonelës.

15:51
SHBA nis “super-agjentin” në Ballkan: Për herë të parë, një këshilltar special për hetime

Qeveria e SHBA-së do të emërojë një Këshilltar të Përhershëm Ligjor për të rritur kapacitetin për hetime, ndjekje penale dhe gjykime në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Malin e Zi, Shqipërinë, BeH, Kroacinë, Maqedoninë Veriore, Serbinë dhe Kosovën, thotë Kosova Press.

15:46
Brigitte Macron ka lindur mashkull? Zonja e Parë e Francës përgatit padinë

Brigitte Macron nuk ka ndërmend t`i tolerojë thashethemet absurde, siç i quajti ajo, sipas të cilave ka lindur mashkull dhe quhej Jean-Michel Trogneux.

15:41
Putin paralajmëron për luftë, takim urgjent në Ministrinë e Mbrojtjes

Vladimir Putin deklaroi se Moska është e gatshme të ndërmarrë masa “ushtarake-teknike” në përgjigje të atyre që i cilësoi si veprime “jomiqësore” të Perëndimit mbi konfliktin në Ukrainë.

15:37
Samiti i “Open Balkan”/ Rama-Vuçiç dhe Zaev ftesë tre vendeve të tjera

Pas darkës miqësore një natë më parë në Elbasan, tre liderët e nismës së Ballkanit të Hapur u ulën në samitin ku u nënshkruan marrëveshjet e para shumë të rëndësishme për lëvizjen e lirë të mallrave dhe të njerëzve.

15:32
Gjelat e festës janë shitur/ Fermerët e Peqinit kishin këtë vit një sezon të mirë

Janë më shumë se 10 ditë deri në natën e ndërrimit të viteve e megjithatë,ashtu siç nuk jemi mësuar, në të gjithë zonën e Peqinit nuk gjen më gjela deti.

15:27
Luftanija e re ruse anti-radar shkatërrohet nga zjarri në kantierin e ndërtimit (fotot)

Një luftanije ruse në ndërtim ka pësuar rreth 300 milionë dollarë dëme pas një zjarri masiv që shpërtheu në kantier.

15:13
Basha thirrje prokurorisë: Arrestoni Fatjon Dautajn, trafikanti i kërkuar në Britani u pa në selinë e PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të martën denoncoi me forcë episodin e dhunshëm ku një shoqërues i ish-kryeministrit Sali Berisha shkelmoi derën e sallës ku zhvillohen mbledhjet e Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

15:07
Marrëveshjet e samitit/ Lëvizja e lirë, bujqësia dhe siguria ushqimore

Tirana u bë mikpritëse e takimit të radhës të Ballkanit të Hapur nga ku kryeministri Edi Rama, presidenti Serbisë Alexandar Vuçiç dhe Zoran Zaev kryeministër i Maqedonisë së Veriut,  hodhën firmat në disa marrëveshje.

14:52
Benz-i, makina e preferuar e shqiptarëve/ 98.1 mijë në të gjithë vendin

Benz-i është makinë e preferuar e shqiptarëve. Edhe përgjatë vitit 2020 sipas anketës së publikuar nga Instat për karakteristikat e mjeteve rrugore, marka gjermane vijon të kryesojë listën duke dominuar me 98. 1 mijë autovetura të këtij lloji, nga rreth 539. 5 mijë autovetura që qarkullojnë në total në të gjithë vendin.

14:50
Shkelmoi derën e selisë për tu futur Berisha, PD kallëzon penalisht shoqëruesin e ish-kryeministrit

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht shtetasin Fatjon Dauti si personin që ndërmorri akte dhune në selinë e Partisë Demokratike.

14:41
Berisha: Mbyllja e dyerve të selisë për PD nga Lul Brava, akt i shëmtuar

Ish-kryeministri Berisha mbajti konferencë për mediat nga selia blu duke thënë se bravat e godinës janë ndërruar vetëm nga Lulzim Basha duke shtuar se as ai apo anëtarët e Komisionit të Rithemelimit nuk kanë gisht në atë akt.

14:26
Berisha: Do e njoftoj Bashën me shkresë për shkarkimin. Ftesa e tij për deputetët e PD

Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencë për mediat nga selia e PD duke thënë se Komisioni i Përkohshëm i drejtimit të PD ka vendosur që të zbatojë vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.

14:21
2 të arrestuar, 6 të mitur të proceduar penalisht nga protesta/ Berisha: Paralajmëroj se nuk e tolerojmë keqtrajtimin çnjerëzor

Pas protestës së ditës së djeshme, ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD ku po mban konferencë për mediat.

14:13
“Open Balkan” në Tiranë, Rama i bindur: Do vijnë në Ballkanin e Hapur, por do humbasin shumë kohë

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së “Open Balkan” të mbajtur në Tiranë këtë të martë u shpreh i bindur se Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Kosova do të pranojnë të jenë pjesë e kësaj nisme.

14:07
Vuçiç: Mund të fitoj pikë nacionaliste, por do ju habis! Nuk kemi problem të flasim me Kosovën për Ballkanin e Hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është pyetur në konferencën për shtyp nëse do të lejojë Kosovën të bëhet pjesë e Open Balkan me emrin dhe flamurin e saj.

14:03
“A do pranohen simbolet e Kosovës në të njëjtën tryezë me Serbinë?”/ Vuçiç: Jemi këtu për të ndërtuar ura

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u shpreh këtë të martë në konferencën e Ballkanit të Hapur të mbajtur në Tiranë, se kjo nismë është për të ndërtuar, pasi gazetarja shqiptare e pyeti nëse Kosova do të pranohej me simbolet e saj në të njëjtën tryezë me  Serbinë.

13:49
Sali Berisha futet në selinë e PD, zhvillon mbledhje paralele me Bashën

Një ditë pas protestës së organizuar në Tiranë kundër “Open Ballkan” dhe vizitës së Presidentit serb Vuçiç në Shqipëri, grupi i rithemelimit të PD-së, ka mbërritur në selinë blu për të zhvilluar mbledhjen e radhës.

13:46
Suedia nxjerr mikrocipet e Covid: Futen në lëkurë, zgjasin 40 vjet

Një kompani suedeze e specializuar për prodhimin e mikrocipeve, e promovon mbajtjen e tyre edhe si një lloj pasaporte Covid.

13:33
Erdogan godet dollarin, rritet menjëherë lira turke

Publikimi i planit të Rexhep Tajip Erdoganit që u zotua t`i garantojë depozitat e valutës vendëse kundër luhatjeve të tregut, i ka dhënë krahë lirës turke që shënoi menjëherë rritje të vlerës me 15 për qind duke e vazhduar rimëkëmbjen historike pas niveleve të ulëta rekord.

13:32
Firmosja e 5 marrëveshjeve, Zaev: Shënon hapa të mëtejshëm për evropianizimin e vendeve tona

Pas firmosjes së 5 marrëveshjeve në kuadër të “Open Balkan”, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë dalë në një konferencë për shtyp.

13:28
Snajperistë në ndërtesa/ “Çmenden” mediat serbe për vizitën e Vuçiç: Egërsi në Tiranë

Manifestimi i protestës që ish kryetari demokrat Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, organizuan mbrëmjen e një dite më parë në Tiranë kundër projektit “Ballkani i hapur” dhe vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç, mori ngjyrime të tjera në mediat serbe.

13:28
Konferenca e Open Balkan, Vuçiç: Ju mirëpres në Serbi, shikojeni si shtëpi të dytë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç gjatë konferencës së përbashkët mes tre shteteve në kuadër të “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Tiranë ftoi të gjithë shqiptarët dhe maqedonasit që të shkonin në Serbi dhe ta quanin shtëpi të dytë.

13:22
Plani i Biden për të zbrapsur Putin në Ukrainë: Nuk bëjmë gabimin e Obamës

Kur komuniteti amerikan i inteligjencës mblodhi të dhënat e para se Rusia po përgatitej për një sulm të ri në Ukrainë, presidenti Joe Biden i kërkoi administratës së tij të vepronte sa më shpejt.

13:15
Rama zbulon kur do të mbahet takimi i radhës i “Open Balkan”: Të na bashkohen edhe 3 vendet e tjera

Në konferencën për mediat, kryeministri Edi Rama ka dhënë detajet e marrëveshjeve që u firmosën sot në takimin me Vuçiç dhe Zaev në kuadër të nismës së “Ballkanit të Hapur”.

13:08
Kili e ka seriozisht, do me të vërtetë të ndryshojë?

Të dielën, Kili zgjodhi presidentin e ri, 35-vjeçarin Gabriel Boric, i cili në votime kaloi me një diferencë krejt të papritur kandidatin tjetër, Jose Antonio Kast, i të djathtës ekstreme dhe një nostalgjik i ish-gjeneralit dhe diktatorit kilian Augusto Pinochet.

13:06
“Open Balkan”, Zaev: Do forcojmë bashkëpunimin mes tre vendeve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë  në takimin për “Open Ballkan” tha se në fokus është bujqësia dhe bashkëpunimi në këtë fushë për t’i dhënë më shumë shtysë punësimit dhe eksperiencave mes vendeve.