“Synojnë të na heqin të drejtën për të protestuar dhe kundërshtuar padrejtësinë”, studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet normative të qeverisë
Pas protestës së ditës së djeshme, ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD ku po mban konferencë për mediat.
Në lidhje me 2 personat e arrestuar dhe 6 të miturit, Berisha thotë se janë keqtrajtuar nga policia në komisariat. Berisha thotë se ka dalë për të paralajmëruar se nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzor të pjesëmarrësve në protesta
Berisha: Janë arrestuar njerëz të pafajshëm, janë keqtrajtuar adoleshentët. Jam për të paralajmëruar narkopolicinë se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzor të pjesëmarrësve në protesta apo lëvizjet revolucionare. Mbrëmë deri në orën 1 të natës, në qelitë e komisariateve me urdhër të Edvin Kristaq Ramës janë mbajtur adoleshentë 15 vjecarë. Komisariati numër 1 nuk i ka keqtrajtuar të ndaluarit, gjë që e ka bërë në mënyrë çnjerëzore narkopolicët e komisariatit numër 2. Të mos dhunohen të drejtat njerëzore.
Top Channel