Zjarr në një banesë në Bulqizë, shpëtohet një person me aftësi të kufizuara Një ditë pas protestës së organizuar në Tiranë kundër “Open Ballkan” dhe vizitës së Presidentit serb Vuçiç në Shqipëri, grupi i rithemelimit të PD-së, ka mbërritur në selinë blu për të zhvilluar mbledhjen e radhës.
28 anëtarëve të komisionit të rithemelimit të PD-së i printe ish-lideri i kësaj partie, Sali Berisha.
Në selinë blu aktualisht po zhvillohen dy mbledhje paralele, ku me herët Lulzim Basha kishte mbledhur anëtarët e grupit parlamentar në një nga sallat e selisë, apo siç njihet ndryshe si salla e grupit.
Po ashtu, ish-kryeministri Berisha kur është futur në mjediset e brendshme të selisë së partisë dyert e sallave i ka gjetur të mbyllura, ndërsa mbështetësit e tij janë detyruar t’i hapin ato me forcë.

Berisha dhe mbështetësit e tij janë vendosur tek salla e konferencave për të vijuar mbledhjen me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së.
Kjo është hera e tretë që grupi i rithemelimit të PD-së shkon në selinë blu.
Dy ditë pas Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetori, Sali Berisha shkoi në seli ku zhvilloi mbledhjen e parë me 28 anëtarët e komisionit.
Incidentet nuk munguan mes grupit të Berishës dhe Bashës.
Top Channel