Florian Bregu, David Kryemadhi, Ilir Topi janë fituesit e çmimit të parë të Konkursit “Novelat Grafike Shqiptare”. Ata u zgjodhën mes 25 pjesëmarrësish nga e gjithë Shqipëria.

Henri Dimo, Betina Sharavolli, Iris Boshnjaku dhe Bartolino Selamaj pasojnë përkatësisht çmimin e dytë deri tek i pesti.

Pjesëmarrësit në konkurs janë nxënës të shkollave të mesme artistike në Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Berat, Vlorë, Fier dhe Durrës, studentë nga Universiteti i Arteve, Fakulteti i Arteve Figurative etj., por edhe të pasionuar pas novelave grafike.

Këtu pasqyrohet vëmendja e të rinjve me trashëgiminë kulturore, me baladat, legjendat shqiptare përmes një gjuhe që atyre u pëlqen.

Ministria e kulturës prezantoi në këtë ceremoni nismën e krijimit të një “maskote”, të një personazhi që të na udhëheqë përgjatë rrugëtimit tonë nëpër Shqipëri, mes trashëgimisë sonë kulturore, parqeve arkeologjike, muzeve, monumenteve etj.

Top Channel