Tirana u bë mikpritëse e takimit të radhës të Ballkanit të Hapur nga ku kryeministri Edi Rama, presidenti Serbisë Alexandar Vuçiç dhe Zoran Zaev kryeministër i Maqedonisë së Veriut,  hodhën firmat në disa marrëveshje.

Dy kryeministrat dhe presidenti Serbisë firmosën marrëveshjet për pasjen e aksesit të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, si dhe marrëveshjen për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja e tretë  u nënshkrua nga Ministrat e Bujqësisë së tre vendeve, për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fushën fito-sanitare në Ballkanin Perëndimor.

Mes Shqipërisë dhe Serbisë  u nënshkrua marrëveshja dypalëshe  për “Njohjen e ndërsjellë të operatorëve të autorizuar ekonomik për autorizimet e sigurisë dhe sigurimit”.

Marrëveshja e pestë u nënshkrua nga Ministrat e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për nënshkruan marrëveshjen për “Njohjen e ndërsjellë të operatorëve të autorizuar ekonomik për autorizimet e sigurisë dhe sigurimit”.

Top Channel