Bulqizë/ Dy të arrestuar dhe tre të proceduar penalisht, mes tyre pronari i lokalit. Ja për çfarë akuzohen

21/12/2021 18:12

Policia e Bulqizës ka goditur nje rast të zhvillimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe si rezultat është proceduar penalisht pronari i lokalit.

“Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje dhe vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati, strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë ushtruar kontroll në ambientet e një lokali në qytetin e Bulqizës.

Si rezultat, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. A., 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në ambientet e lokalit të tj, është gjetur dhe sekuestruar një tavolinë pokeri, me të cilën dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit”, njofton policia.

Gjithashtu nga Policia Rrugore janë arrestuar dy drejtues që drejtonin mjetet në gjendje të dehur dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe dy shtetas të tjerë për mosbindje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara në të gjitha akset rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :

E. T., 39 vjeç, banues në Mat, pasi në aksin rrugor Burrel-Klos, u kontatua duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur në masën 0. 65 mg/litër.

V. D., 30 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në rrugën e Arbrit, u konstatua duke drejtuar automjetin e tij , në gjendje të dehur në masën 0.72 mg/liter.

Nga oficerë të Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. S., 42 vjeç; G . D., 35 vjeç, banues në Mat, pasi nuk janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë dhe kanë kundërshtuar shërbimin e patrullës gjatë shoqërimit për verifikim në Komisarit”, bën me dije policia.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.

Top Channel