Kampionati i skive/ Do zgjidhet përfaqësuesi i Shqipërisë në olimpiadën dimërore

21/12/2021 19:12

Sot ishte dita e fundit e garave kombëtare të skive që federata shqiptare i organizoi në Dolokite të Italisë për shkak edhe të kushteve.

Kanë qenë rreth 200 sportist meshkuj femra nga e gjithë bota pjesmarrëse në këtë aktivitet për të grumbulluar pikë të nevojshme ndërkombëtare për olimpiadën e ardhshme dimërore.

Dita e fundit ka qenë e ngarkuar edhe me aksidente por për fat të mirë pa pasoja të rënda dhe pa ndonjë dëmtim të sportistëve shqiptarë të cilët gjithësesi bën një paraqitje shumë të mirë.

Ezzio Lleonetti: Mund të kishte shkuar më mirë, por jam i kënaqur me paraqitjen në këtë mansh, sepse ishte e vështirë,por ishte diçka shumë e bukur.

Shqipëria do të marrë pjesë në olimpiadën dimërore vetëm me një prej këtyre sportistëve meshkuj emri i të cilit ende nuk është vendosur.

Top Channel