Besimtarët e tërbuar rrahin për vdekje burrin pas sakrilegjit me shpatë në tempullin e shenjtë (fotot)

21/12/2021 17:03

Një burrë ende i paemëruar është rrahur për vdekje nga turma e besimtarëve pas raportimeve se kishte kryer “një akt sakrilegj” në një tempull të shenjtë në Indi.

Vdekja u konfirmua nga policia në qytetin indian të Amritsar, të cilët shtuan se ndodhi gjatë lutjeve të së shtunës në Tempullin e Florinjtë.

Sipas raportimeve burri kishte hyrë brenda “sanktumit të shenjtë”, ku është vendosur libri i shenjtë i besimit të sikizmit, ‘Guru Granth’.

Kur ai kishte hyrë në ndarjen e veçuar, kishte ngritur shpatën ceremoniale të vendosur pranë librit, por u ndalua nga rojet e sigurisë dhe besimtarët para se të kryente të tjera akte me të.

Zhvillimet e rënda kishin ndodhur gjatë lutjeve të së shtunës dhe u shfaqën në televizion, siç ndodh zakonisht me lutjen e mbrëmjes.

Detajet për atë që ndodhi më pas janë të pakta, por policia ka konfirmuar se burri i ishte gjetur i vdekur kur ata erdhën në vendngjarje.

Hetimet për dinamikën e ngjarjeve vazhdojnë.

Zhvillimi vjen vetëm 24 orë pasi një tjetër burrë besohet se është rrahur për vdekje kur tentoi të hiqte një flamur të besimit Sik– të qujatur Nishan Sahib – nga një tempull në qytetin fqinjë Kapurthala.

Dy incidentet kanë sjellë paralajmërime të ashpra nga policia e krahinës Punjab kundër dhunës së vetëgjyqësisë.

FOTO GALERI
1/7
Një burrë ende i paemëruar është rrahur për vdekje nga turma e besimtarëve pas raportimeve se kishte kryer “një akt sakrilegj” në një tempull të shenjtë

Top Channel