Samiti i Ballkanit të Hapur/ Rama, Vuçiç dhe Zaev i bëjnë ftesë tre vendeve të tjera

21/12/2021 19:03

Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuçiç i dhanë një shtysë të re Ballkanit të hapur. Bllokadës së BE për produktet blegtorale nga vendet e rajonit iu dha përgjigje me një nisëm rajonale.

Dëshiroj tha presidenti Serbisë të shpreh respektin tim për qytetarët e Shqipërisë dhe dua që Serbinë ta shihni si shtëpinë e dytë. ‘Edhe ne duam të ndjehemi kështu kur të vijmë në Shqipëri’.

ALEKSANDAR VUCIC- “Natyrisht, Beogradi e Prishtina kanë pikëpamje të ndryshme por kjo nuk është arsye që ne të mos flasim e kjo nuk është arsye që dikush të mos jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Ne mund të përmendim pikat e kalimit kufitar në Jarinjë dhe midis Kosovës dhe Serbisë apo drejt luginës së Preshevës apo Serbisë qendrore siç e themi ne, megjithatë le të flasim për thelbin. A do të jetë më e lehtë për shqiptarët dhe Serbët nëse nuk do të kishte të tillë kufij apo radhë që njerëzit të lëviznin lirisht? Pra këto krijojnë probleme të pafundme. A do të ishte më e lehtë po të mos ishin? Besoj që po. Nuk besoj që ka njeri, qoftë në Prishtinë, qoftë në Mitrovicë, në Beograd apo Tiranë, që nuk do të binte dakord me këtë që po them unë”.

Në të fundit ditë në detyrë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u shpreh se Ballkani i Hapur është përgjigja më e mirë ndaj dështimit të politikave evropiane.

ZORAN ZAEV: Ballkani i Hapur është një proces autentik. Ne inkurajojmë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të kontribuojnë në këtë fushë të përbashkët për tu lidhur me njëri-tjetrin, për tu zhvilluar ekonomikisht, mbi të gjitha pa barriera, pa kufizime, për të qenë të lirë, për të përshtatur gjithë këtë zhvillim për nevojat e njerëzve tanë.

Ambicia e Edi Rama për 6 muajt në vazhdim është diskutimi i heqjes së tarifave tarifore edhe me disa vende të BE-s si Italia, Greqia dhe Hungaria.

Top Channel