Tiranë/ Shpërndanin drogë me doza të vogla, arrestohen dy të rinj, procedohen penalisht tre të tjerë

21/12/2021 16:39

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla dhe si rezultat kaçuar në pranga dy persona e ka proceduar penalisht tre të tjerë.

Pas të dhënave se dy shtetas posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa në rrugën “Sali Nivica”, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Në rrugën “Sali Nivica”, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. Sh., 28 vjeç, banues në rrugën “Mihal Grameno”, pasi u kap në afërsi të banesës së shtetasit I. K., duke i dhënë doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, shtetasit A. B., 28 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në rrugën “Sali Nivica”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton policia.

Po ashtu u proceduan penalisht shtetasit A. B., 28 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;  E. Z., 19 vjeç dhe K. B., 21 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi gjatë kontrollit u konstatuan në banesën e shtetasit I. K.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Top Channel