Dëshmitari i aksidentit ajror të 1972 në Ande tregon sesi mbijetuan me kanibalizëm (fotot)

21/12/2021 17:51

Një i mbijetuar i aksidentit të rëndë ajror të vitit 1972 në Amerikën Jugore ka treguar se ata që mbetën gjallë u detyruan të kryenin kanibalizëm, siç është përshkruar në filmin dramatik të vitit 1993 “Alive” (Gjallë).

Tashme ne pervjetorin e shpetimit te tij, Jose Luis “Coche” Inciarte ishte tregon se ishte nje prej 16 te mbijetuarve fillestarë që udhëtonin në avionin fatkeq të linjave ajrore uruguajane, i cili njihet tashmë si “Mrekullia e Andeve”, i cili u përplas në vargmalet mes Kilit e Argjentinës më 13 tetor 1972.

Kur avioni u përplas 12 pasagjerë humbën jetën menjëherë. Pesë të tjere vdiqën brenda disa orëve. Një tjetër person vdiq pas një jave dhe një ortek vrau tetë njerëz të tjerë pas 17 ditësh.

Të mbijetuarit nuk kishin zgjedhje tjetër por të hanin mishin e të vdekurve për të rezistuar, tregon Coche, duke shtuar se vendimi fillestar për ta bërë kërkonte energji dhe mende të fortë.”

Por ai shton se tmerri “nuk jeton më me mua”.

“Jo, ajo histori nuk jeton më me mua,” tregon Coche. “Unë jetoj jetën time si e imagjinoja atëherë. Kam probleme kur mendoj për Andet por nuk është më pjesë e jetës time”.

 “Nuk kishte opsion tjetër nëse dëshiron të mbetesh gjallë. Ne u mblodhëm mes nesh dhe diskutuam nëse ta bënim apo jo. Nëse nuk e bënim dukej se do të thoshte të vdisje, kështu që të gjithë vendosëm të hanim,” thotë ai.

Riprodhimi i tmerrit në filmin ‘Alive’ është pak e shumë i saktë, tregon dëshmitari, megjithse regjizorët kanë shtuar disa zbukurime.

 “Disa gjëra janë të shpikura, por shumica janë të vërteta,” thotë ai. “Filmi është i prodhuar mirë nga ana teknike, përveç faktit se nuk kemi rënë ndonjëherë në gropë me dëborë, si dhe ajo pjesa ku aktori që luan rolin tim luan në kitarë, unë nuk kam luajtur ndonjëherë në kitarë”.

Teksa kishin mbetur të bllokuar në mal, Coche i mbetur tashmë i vetmi i mbijetuar, ishte përfshirë nga dëshpërimi, kur pas 72 ditësh ai u gjetën nga një bari, i cili lajmëroi autoritetet kilene.

Dy të mbijetuarit e fundit ishin ngjitur në një majë 4,650-metra të lartë pa mjete alpinizmi dhe më pas ecën drejt Kilit për dhjetë ditë duke udhëtuar 61 km. Më 23 dhjetor 1972, dy muaj pas aksidentit, vetëm i fundit i 16 të mbijetuarve u shpëtua.

FOTO GALERI
1/4
Një i mbijetuar i aksidentit të rëndë ajror të vitit 1972 në Amerikën Jugore ka treguar se ata që mbetën gjallë u detyruan të kryenin kanibalizëm

Top Channel