E mërkurë, 02 Nëntor 2022
13:56
​OBSH: Në Liban po përhapet kolera

Libani ka raportuar rreth 1400 raste të kolerës që nga mesi i tetorit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa grupi i parë i vaksinave ka mbërritur nga Franca.

13:49
“San Siro” në kapacitet të plotë, shifra që përfiton Milani nga shitja e biletave për ndeshjen vendimtare

Milani do të luajë sonte në “San Siro” ndeshjen e raundit të fundit të fazës së grupeve të Champions League. Përballë do të ketë kampionen në fuqi të Austrisë, Salsburgun.

13:45
Videot që analizojnë gjuhën e trupit të çiftit Meghan-Harry, virale në rrjet!

Së fundmi, disa video që analizojnë gjuhën e trupit të çiftit Meghan-Harry kanë grumbulluar miliona shikime. Për shembull, një postim në TikTok vuri në dukje se Meghan ka një tendencë për ta vënë dorën e saj në shpatullën e Harry-t kur ajo dëshiron të jetë pjesë e një bisede ose të largohet prej saj.

13:31
Rusia rikthehet në marrëveshjen për eksportet e grurit ukrainas

Rusia ka thënë të mërkurën se do të rikthehet në marrëveshjen që mundëson eksportimin e produkteve të grurit nga Ukraina.

13:24
Primaret në PD/ Komisioni: Përzgjedhja e kandidatëve deri më 13 nëntor, kanë tre opsione

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale gjatë konferencës për shtyp sot dha detaje në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për primaret.

13:04
Veliaj nga shkolla e re “Klodian Tanushi”: Sot na duhen heronj të tillë, jo ata që në ditën më të vështirë duan rritjen e pagave milionëshe

Major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën 3 vite më parë në krye të detyrës, gjatë shërbimit me forcat paqeruajtëse të NATO-s në Letoni, është përjetësuar me emrin e një shkolle në Tiranë.

13:02
Totali shkon 25/ ​Koreja Veriore lëshon edhe 6 raketa të tjera

Koreja e Veriut lëshoi gjashtë raketa të tjera të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të llojeve të ndryshme të raketave të lëshuara nga vendi në një ditë drejt Lindjes dhe Detit të Verdhë në të paktën 25, ndërsa tensionet rriten mes stërvitjeve të përbashkëta ushtarake mes Koresë së Jugut dhe SHBA.

12:58
Terapi të reja anticovid! Mjekët kërkojnë të futen në Shqipëri sipas rekomandimeve të OBSH

Ky vit i tretë me Covid do të tregojë nëse do të vazhdojë pandemi apo do të kalojë në një sëmundje endemike.

12:49
Kupa e Botës 2022: Trajneri i Anglisë, Southgate, kritikohet për komentet e punonjësve të Katarit  

Së fundmi trajneri i Anglisë Gareth Southgate është kritikuar nga grupet e të Drejtave të Njeriut pasi tha se punëtorët në Katar janë “të bashkuar” në dëshirën që Kupa e Botës të realizohet aty.

12:43
Gjyqi historik për klanet mafioze italiane që futën në xhep miliona nga fondet e BE-së

Dhjetëra mafiozë siçilianë dhe bashkëpunëtorët e tyre nën petkun e zyrtarëve u dënuan me vite të tëra burg në një gjyq historik që tregoi se si grupi mashtroi me fondet e BE-së duke futur në xhep miliona euro.

12:36
Në fushë 49 vjeç, Altin Xhahysa kthehet të luajë në kategorinë e dytë

Ai është 49 vjeç por nuk i ka varur këpucët në gozhdë. Altin Xhahysa ish futbollist i Vllaznisë në kohën që u shpall kampione rikthehet në fushë në kategorinë e dytë

12:34
Bandat kriminale shqiptare nxjerrin qindra milionë paund çdo vit jashtë Britanisë së Madhe

Bandat kriminale shqiptare janë në rritje në Mbretërinë e Bashkuar dhe dërgojnë qindra miliona paund të ardhura kriminale në Shqipëri çdo vit, sipas një investigimi të GB News.

12:29
Zjarrfikësit e Tiranës/ Në shërbim çdo sekondë, nga zjarret tek ashensorët e bllokuar

Në një repart zjarrfikës punonjësit janë çdo çast në gatishmëri. në stacionin e kinostudios zjarrfikësit thirren jo vetëm për zjarre por dhe bllokime në shtëpi apo ngecje ashensori 

12:13
Pensionistët e fshatit ende punojnë, 69-vjeçarja në fshat e kalon ditën në vreshtë. Të rinjtë kanë ikur

Mungesa e fuqisë punëtore por dhe largimi i të rinjve nga fshati drejt zonave urbane, ka bërë që të moshuarit në fshat të mos dalin kurrë në pension.

12:06
Bizneset kërkojnë punëtorë! Vëzhgim në rrugën mes kryeqytetit

Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që shumica e aktiviteteve tregtare në vend po kërkojnë punëtorë. Ngado të hedhësh sytë, sheh biznese që kanë nëpër vitrina njoftime “Kërkoj Punëtor”.

12:01
Të enjten Procesi i Berlinit, Kosova pret nënshkrimin e tri marrëveshjeve

Qeveria e Kosovës pret që të arrihen tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Tregut të Përbashkët Rajonal.

12:01
Të rritesh në kontejner! E pastrehë nga tërmeti, gjyshja jeton me mbesat në dhuratën e kishës! I biri emigroi

Shpresa Guçe po i gëzohet motit të ngrohtë të kësaj vjeshte, teksa jeton në kushte tejet të vështira nën hijen e shtëpisë së saj të dëmtuar rëndë nga tërmeti në zonën e plazhit në Durrës. Dimri i katërt e gjen sërish jashtë.

11:51
Angli/ Qendra e azilkërkuesve në Manston si një ‘kopsht zoologjik’

Kushtet në një qendër të mbipopulluar emigrantësh në Kent të Anglisë ishin të ngjashme me të jetuarit në një burg apo kopsht zoologjik, ka thënë një azilkërkues për BBC.

11:49
E guximshme si gjithmonë, Julia Fox ‘rrëmben’ vëmendjen me këtë look!

Julia Fox tregoi barkun teksa po ecte në urën e Brooklyn të Nju Jorkut të martën.

11:45
Emily Ratajowski zbulon më shumë për jetën e saj intime në një intervistë që nuk duhet humbur

Emily Ratajkowski foli për jetën e saj në lidhje në një episod të parë të sinqertë të saj në podcast-in High Low with EmRata, duke përfshirë mënyrën se si ndihet për seksin në takimin e parë.

11:40
Dortmund pa frena, kërkon 150 milionë euro për Bellingham

Borussia Dortmund vendos çmimin e kartonit të Jude Bellingham, pjesë e çmuar e skuadrës “verdhezi”.

11:30
Sot afati i fundit që dhanë pedagogët, Rama i prerë: Shiksi i merr urdhrat nga foltorja e baltës

Kryeministri Edi Rama la të kuptohej se nuk do të ketë plotësim të kërkesave të pedagogëve, të cilët kanë paralajmëruar grevë nëse nuk ka reagim pozitiv nga ana e qeverisë.

11:27
Zbulimi i studimit/ Balenat gëlltisin miliona grimca mikroplastike në ditë, shëndeti i njeriut gjithashtu në rrezik

Balenat blu konsumojnë deri në 1 miliard grimca gjatë një sezoni ushqimi me ndikime ende të panjohura në shëndetin e njeriut.

11:23
Ilir Alimehmeti prezanton kandidaturën në primare për zgjedhjet lokale: Tirana është e sëmurë! Merrni pjesë në protestën e datës 12 nëntor

Mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar zyrtarisht se do të jetë kandidat në zgjedhjet primare për Bashkinë e Tiranës pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë.

11:18
Top Media i përgjigjet shantazhit të sajuar të Kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në mëngjes, para nisjes në Berlin, me një Twitter, ku akuzonte emisionin Inside Story, me titull “Grabitja e fondeve publike”, për shantazh në kërkim të fondeve.

11:01
Eksportet e grurit ukrainas kanë rënë me 32% deri më tani këtë sezon

Eksportet e grurit të Ukrainës janë ulur në pothuajse 13.4 milion ton në sezonin 2022/23 – nga 19.7 milion ton në të njëjtën datë një sezon më parë.

10:56
Video/ Rusia lëshon drone vdekjeprurëse në Ukrainë, pilotët rrezikojnë jetën për të ndaluar sulmin

Rusia ka lëshuar qindra raketa dhe dronë në Ukrainë gjatë javëve të fundit, duke vrarë dhjetëra civilë dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin.

10:53
Sulmet kibernetike ndaj kompanive të vogla, ‘thembra e Akilit’ e ekonomisë amerikane?

Kur Elana Graham filloi t’u shesë softuer të sigurisë kibernetike kompanive të vogla pesë vjet më parë, biznesi ishte relativisht i ngadaltë.

10:45
Digjet makina me targa RKS e një shtetasi serb në Zubin Potok

Një qytetari serb në Zubin Potok i është djegur vetura me targat RKS rreth orës tre të mëngjesit të sotëm.

10:33
“Armët bërthamore janë çmenduri por duhen marrë seriozisht”/ Ish-kreu i ushtrisë britanike: Putin është i aftë për çdo gjë, do realizojë sulm me mënyra ndryshe

Ish-kreu i njësisë së armëve kimike të Ushtrisë Britanike Hamish De Bretton-Gordon, ka deklaruar se Putinështë o aftë të nisë një sulm të ri bërthamor, i cili mund të realizohet në disa mënyra të ndryshme.

10:30
Zgjedhjet në Danimarkë/ Siguron shumicën e votave blloku i qendrës së majtë

Qendra e majtë e Danimarkës ka siguruar shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme në vend.

10:16
Bayern Munich “gjen” pasuesin e Lewa-s, goli tani është pronë e 33-vjeçarit

Largimi i Lewandowski-t krijoi përshtypjen se Bayern do të vuante disi për gjetjen e golit, por jo, pasi te bavarezët golin e kanë në ADN të gjithë.

10:16
Chelsea në kërkim të një mbrojtësi, ishi i Barçës pranë “Bluve”

Chelsea po vijon punën për përforcimin e skuadrës dhe londinezët kërkojnë ta bëjnë diçka të tillë që në merkaton e dimrit.

10:07
Zelenskyy: Bota duhet t’i përgjigjet me vendosmëri përpjekjeve ruse për të penguar eksportet e Detit të Zi

Bota duhet t’i përgjigjet me vendosmëri çdo përpjekjeje ruse për të prishur korridorin e eksportit të grurit të Ukrainës, tha mbrëmë Volodymyr Zelenskyy.

10:06
Dronët në kufirin Serbi-Kosovë/ Prishtina: Pretekst për destabilizim

Autoritetet serbe thanë se kanë ngritur të martën avionët ushtarak pasi, siç u tha, dronë vëzhgues u panë në afërsi të kufirit të Serbisë me Kosovën, ndërsa autoritetet në Prishtinë i cilësuan pretendime të pavërteta që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

09:57
“Nuk është festa e Playboy….” Beniada Nishani ‘thumbon’ personazhet VIP për veshjen e Halloween!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun.

09:51
​Polonia investon 75 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Polonia ka planifikuar vendosjen e kamerave të sigurisë dhe detektorëve lëvizës në të gjithë kufirin lindor, për shkak të kërcënimeve ndërkombëtare të sigurisë si rezultat i luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë.

09:49
The Guardian: Shqipëria kritikon mungesën e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe për emigrantët e paligjshëm

Dështimet e marrëveshjeve mes qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Brendshme britanike, për personat që mbërrijnë atje në mënyrë të paligjshme, besohet se vijnë si pasojë e frenimit të përpjekjeve për të ndaluar kalimet në Kanalin e La Manshit.

09:46
Australi/ Pesë luanë arratisen nga kopshti zoologjik i Sindeit

Pesë luanë kanë shkaktuar një emergjencë në një kopsht zoologjik të Australisë pasi u arratisën nga zona ku ishin të rrethuar.

09:38
Rekrutonte të miturit për shitje droge, në pranga 23-vjeçari në Durrës

Një 23- vjeçar  që rekrutonte adoleshentë për shpërndarje narkotikësh ka rënë në pranga.

09:23
Koreja e Veriut dhe e Jugut lëshojnë për herë të parë raketa përtej kufirit të tyre detar

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë lëshuar për herë të parë raketa në ujërat e brigjeve të njëra-tjetrës.

09:06
Sauditët i treguan SHBA-së se “Irani mund të sulmojë mbretërinë”

Arabia Saudite ka ndarë informacione me zyrtarë amerikanë që sugjerojnë se Irani mund të jetë duke u përgatitur për sulm të shpejtë në mbretëri, kanë thënë tre zyrtarë amerikanë.

08:51
Tritol banesës në Fushë Krujë, ende asnjë të shoqëruar në polici

Nuk ka ende asnjë të shoqëruar për shpërthimin që ndodhi natën e kaluar në Fushë Krujë.

08:43
Bilanci i SPAK për muajin tetor/ 70 persona nën hetim për korrupsion dhe krim të organizuar, në kërkim ndërkombëtar 4 shqiptarë

Prokuroria e Posaçme, SPAK  për muajin tetor ka dërguar për gjykim tetë  procedime penale me 70 persona të pandehur për krim të organizuar dhe korrupsion.

08:35
Industria gjermane rrit numrin e punonjësve për të tetin vit radhazi

Industria gjermane përballet me kosto të larta të energjisë dhe pengesa të vazhdueshme. Numri i të punësuarve megjithatë po rritet: sipas të Entit Federal të Statistikave, ky është muaji i tetë radhazi i rritjes.

08:30
Papa Françesku: Djalli depërton përmes pornografisë

Gjatë një audience për seminaristë dhe priftërinj të rinj Papa paralajmëroi se pornografia është vepër e djallit.

08:22
Gjermania: Statusi i Kosovës të mos jetë më “mollë sherri” në rajon

Nga samiti në Berlin pritet nënshkrimi i marrëveshjeve, fonde për reformimin energjisë në rajon, por edhe mesazhe të qarta.

08:18
Sondazhet: Netanyahu në rrugë drejt fitores në Izrael

Sipas sondazheve, ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është në rrugë drejt fitores së zgjedhjeve parlamentare, që janë mbajtur më 1 nëntor në Izrael.

08:09
Si mund të pengohet anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO?

Cilat pengesa mund të ngadalësojnë pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO? Dhe, a është Brukseli më afër ndëshkimit të vendeve të treta që e ndihmojnë Rusinë?

08:03
Parashikimi i motit, temperatura deri 26 gradë C

Orët me diell do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin edhe këtë të mërkurë.

E martë, 01 Nëntor 2022
23:45
Pas Lushnjës, shpërthim në Fushë-Krujë! Lënda plasëse u vendos në oborrin e një banese

Pas shpërthimit në Lushnjë, një lëndë plasëse është vendosur para pak çastesh në oborrin e një banese në Fush-Krujë.

22:59
Inertet zënë poshtë punëtorin e objektit në ndërtim, ndërron jetë 40-vjeçari në Tiranë

Punëtori i një objekti në ndërtim e sipër ka humbur jetën këtë të martë në mbrëmje, pasi gjatë punës është goditur nga disa inerte.

22:53
Sondazhet pas votimit i japin fitoren Benjamin Netanyahut në Izrael

Sondazhet pas votimit në Izrael tregojnë se ish-kryeministri Benjamin Netanyahu dhe aleatët e tij mund të kenë fituar vende të mjaftueshme për t’u kthyer në pushtet në një qeveri nacionaliste fetare pas 3 vjet e gjysmë ngërçi politik. Ky ishte treguesi i të martës nga exit poll-et.

22:45
Nis ‘eksodi’ në Twitter, përdoruesit largohen pas marrjes në pronësi nga Elon Musk

Pas marrjes në pronësi të  rrjetit social Twitter nga Elon Musk, përdoruesit e platformës duket se po ikin masivisht drejt një rivali pak të njohur: Mastodon, një platformë e lirë, me burim të hapur që ka veçori të një  mikro blogu të ngjashme me Twitter.

22:44
Njohja e ID-ve, diplomave dhe kualifikimeve/ Tri marrëveshje në Berlin për liderët e Ballkanit Perëndimor

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri marrëveshje në samitin në Berlin, i cili fillon më 3 nëntor.

22:40
Si vdiqën 156 persona në Korenë e Jugut, policia u njoftua tre orë para se ‘diçka’ nuk shkonte

156 persona shumica prej të cilëve të rinj në të 20-at, humbën jetën në rrugët e Seulit të shtunën teksa festonin Halloween-i.

22:33
Inside Story/ Politikanë e biznesmen që u shpallën disa here fitues për fondet e bujqësisë

Libonike Nurellari, këshilltare e këshillit bashkiak të policanit për PD-në, man rekordin si aplikantja që është shpallur më shumë herë fituese. Ajo është shpallur fituese dy herë në thirrjen e parë, ku ka përfituar jë total prej 50 mijë eurosh, një herë në thirrjen e dytë ku ka përfituar 72 mijë euro dhe një herë në thirrjen e tretë gjatë së cilës ka përfituar 265 mijë euro për mbjellje vreshti dhe mekanikë.

22:30
Inside Story/ Cilët janë politikanët që përfituan miliona nga skema e BE në bujqësi

Eriona Kokoneshi, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është një ndër përfituesit e skemës së IPARD.

22:24
Inside Story/ Abuzimi me fondet e BE, kush është i forti që përfitoi nga fondet e IPARD

Anila isufaj, gruaja e Marjus Isufaj, një ish-drejtor të LSI që për gjashtë vite me rradhë ka drejtuar, Qendrën e Furnizimit dhe Shërbimeve Elektrike Patos, e cila varet nga shoqëria tregtare “Albpetrol”, ka përfituar 255 mijë euro për ndërtimin e Një serre në Sheq të Fierit.

22:18
Shpërthim me lëndë plasëse makinës së tregtarit në Lushnjë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një automjet në lagjen “18 Tetori” këtë mbrëmje në Lushnjë.

22:15
Tentoi të fikë zjarrin në magazinë, pëson djegie në trup burri në Korçë

Një person ka pësuar djegie trupore në trup teksa tentonte të fikte zjarrin në magazinën e tij.

22:05
Mane grushton si portier, por për VAR-in nuk ka penallti, zhbllokon Pavard

Bayern – Inter 1-0 (Pavard 32′)

21:58
Inside Story/ Historia e fermerit që u shpall fitues në IPARD, por e dogjën bankat

Fiqiri Sinani, nga fshati Tërbuf i Lushnjës, është shpallur fitues i një kontrate me vlerë 350 mijë nga fondet e IPARD, për ndërtimin e një sere që do të kushtonte 450 mijë euro.

21:54
Inside Story/ Skemat e bujqësisë, lulëzon tregu i ekspertëve sekserë

Për të lehtësuar fermerët në aplikimet për skemat kombëtare apo IPARD, në vitin 2018 u krijuan 4 agjenci rajonale të ekstensionit me seli në Tiranë, Shkodër, Lushnjë dhe Korçë.

21:47
‘Nëse nuk je gati, nuk i mbijeton asaj që po vjen’/ Postimet e frikshme të sulmuesit të qendrës së emigrantëve në Angli (fotot)

Sulmuesi me ‘bomba’ benzine i qendrës së emigrantëve dy ditë më parë në portin e Dover në jug të Anglisë, pak para se të niste fushatën e dhunës kishte deklaruar në rrjetet sociale “nëse nuk je gati, nuk do t’i mbijetosh asaj që po vjen”.

21:44
Emrat/ Dënohen shqiptarët, ndërtuan shtëpi bari, vlera e kanabisit 730.000 stërlina

Tre shtetas shqiptarë janë dënuar për kultivim kanabisi në Angli.

21:42
Inside Story/ Kompleksi i vetëm i rasatit rrezikon mbylljen, shqiptarët do të shkojnë për peshk në Hungari

Vasjar Shtërmadhi zotëron një ndër impiantet më të mëdha në vend për prodhimin e rasatit të peshkut.

21:33
Inside Story/ Fermerët tregojnë sfilitjet nga burokracitë, një mal me dokumente. Po tokën kush do ta punojë…?

Shoqata e fermerëve çoi në parlament një projektligj që synonte parandalimin e diskriminimit të fermerëve nga skemat e mbështetjes së AZHBR.

21:21
Inside Story/ Skema anemike e naftës për fermerët, përfitojnë vetëm 50% e atyre që aplikojnë

Në skemën kombëtare të bujqësisë kanë aplikuar vetëm 23% e fermerëve që kanë një nipt aktiv të regjistruar.

21:09
Gjykata e Lartë hap rrugën për dëshminë e senatorit Graham

Gjykata e Lartë amerikane ka hequr ndalimin e përkohshëm të dëshmisë së senatorit Lindsey Graham në një hetim në Xhorxhia për ndërhyrje të mundshme të paligjshme në zgjedhjet e vitit 2020 nga presidenti i atëhershëm Donald Trump dhe aleatët e tij në këtë shtet.

20:51
Izrael: Zgjedhjet, referendum mbi mundësinë e rikthimit të ish kryeministrit Netanyahu

Izraelitët votojnë sot, në zgjedhjet e pesta brenda 4 viteve dhe procesi duket si një referendum mbi mundësinë e rikthimit në pushtet të ish kryeministrit Benjamin Netanyahu.

20:45
Fiks Fare zbulon skemën e mashtrimit me subvencionet/ Veterinerët rimatrikullojnë të njëjtët krerë, fitimet ndahen në gjysmë

Emisioni Fiks Fare sjell një rast abuzimi në Karavasta të Divjakës, ku veterineri shet matrikuj për të rritur në mënyrë artificiale numrin e krerëve në tufa, që blerësit e tyre të përfitojnë sa më shumë para nga subvecionet.

20:37
Ish-gjeneralët: Rusia po rekruton komando afganë të stërvitur nga SHBA

Ushtarët e forcave speciale afgane që luftuan krah trupave amerikane gjatë dy dekadave konflikti në Afganistan, po rekrutohen tashmë nga ushtria ruse për të luftuar në Ukrainë.

20:29
“S’ka gjë më të bukur sesa…”/ Sakrifica që Bora Zemani i kërkoi Donald Veshajt të bënte për të!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

20:20
U arrestua pasi u kap i dehur në timon, edhe Bayerni i vë një gjobë të majme mbrojtësit

Benjamin Pavard në një situatë të vështirë. Mbrojtësi francez ka humbur vendin e titullarit te Bayerni, madje klubi bavarez duket se nuk është i gatshëm për të nisur bisedimet për rinovimin e kontratës.

20:12
Putini kërkon “garanci reale” nga Kievi për marrëveshjen e grurit

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë presidentit turk Recep Tayyip Erdogan se ai do “garanci reale” nga Kievi, përpara se t’i bashkohet sërish marrëveshjes për grurin.

20:06
Ministrja Xhaçka në Ankara: Turqia partnere kyçe për Shqipërinë dhe gjithë rajonin

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Ankara me ftesë të homologut të saj, Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

20:00
“Emigrimi i madh”, sonte në festivalin ndërkombëtar të dancit bashkëkohor

Blenard Azizaj ka një eksperiencë të gjatë në kërcim dhe koreografi me disa bashkëpunime me kompani të ndryshme nëpër Evropë si Sasha Waltz & Guests në Berlin, Akram Khan Company në Londër apo dhe Cie Linga në Lozanë.

19:57
Reja pozitiv, por koha mbaroi! Ndeshja me Armeninë, e fundit për trajnerin italian me kombëtaren shqiptare

Muaji nëntor është edhe periudha kur Shqipëria do të mësojë udhëheqësin e pankinës kuqezi të kombëtares së futbollit, duke qenë se në përfundim të ndeshjes me Armeninë më 19 nëntor do të jetë edhe fundi i kontratës aktuale të trajneri Edi Reja.

19:50
Exclusive/ SPAK i rikthehet dosjes së ÇEZ! Merret në pyetje kreu i ERE, hyn te prokurorët bashkë me avokatin

Petrit Ahmeti, kryetar i bordit të Entit Rregullator të  Energjisë u mor në pyetje nga SPAK për llogari të hetimeve të hapura për ÇEZ, për shkak të detyrës që ai ka mbajtur vite më parë  gjatë kohës kur u lidh marrëveshja e shumë lakuar ÇEZ-DIA për mbledhjen e borxheve.

19:41
“Rrisni pagat e pensionet”/ Erion Braçe: Në buxhet shumë pak para për naftën në bujqësi

Debatet nuk kanë munguar as në mbledhjen e radhës në komisionin e ekonomisë ku po shqyrtohet buxheti 2023 që sipas opozitës nuk mbështet shtresat në nevojë.

19:36
Mjeku Ilir Alimehmeti shpall kandidaturën në primare për Bashkinë e Tiranës

Mjeku Ilir Alimehmeti do të përfshihet në garën e primareve të shpallur nga grupimi i Sali Berishës, nga ku do të dalë kandidati për kryetar bashkie në kryeqytet.

19:32
Matteo Salvini: Ndalimi i makinave me djegie të brendshme në BE është një dhuratë për Kinën

Matteo Salvini, kreu i partisë italiane Lega, tashmë në pushet pas zgjedhjeve të fundit, ka thënë se vendimi krerëve të BE për të ndaluar makinat me naftë e me benzinë, është një “dhuratë për Kinën”.

19:27
Zilet me kamera që ndihmojnë për parandalimin e krimeve

Gjithnjë e më shumë, amerikanët po instalojnë zile me video dhe kamera vëzhgimi brenda dhe përreth shtëpive të tyre për t’u mbrojtur nga vizitorë të padëshiruar ose të rrezikshëm.

19:06
Ftesë në 5/ I tha “ je e vështirë në aktrim”, Arbana Osmani surprizon Edin ‘live’ para premierës së filmit

Sot në “Ftesë në 5” ishte i ftuar regjisori Eduart Grishaj, i cili tregoi detaje të reja 24 orë para premierës së filmit “Sofia”.

19:02
Dështimi i negociatave me grupin e Alibeajt, Paloka: Nuk vumë asnjë kusht, as të njihnin Berishën kryetar e as të tërhiqnin padinë

Pas dështimit të negociatave për bashkimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, negociatori Edi Paloka e sheh të pa arsyetueshëm qëndrimin e grupimit të Alibeajt.

18:55
Postoi foton ku puthej me Anxhelën në ashensor, Arbri pezullohet nga “Për’puthen”

Arbri është pezulluar nga “Për’puthen”, pasi pak ditë më parë tregoi publikisht një foto tijen teksa puthej me Anxhelën.

18:53
Ukraina pretendon se Irani do të furnizojë Rusinë me mbi 200 dronë këtë muaj

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka pohuar se Irani planifikon të dërgojë mbi 200 dronë në Rusi në fillim të këtij muaji.

18:49
Presidenti Raisi pret kryeministrin e Armenisë: Siguria e Kaukazit është thelbësore për Iranin

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha sot se siguria e Kaukazit, skena ku po zhvillohet konflikti i vjetër mes Armenisë e Azerbaixhanit, mbetet thelbësore për Iranin.

18:44
Berisha paralajmëron grupin e Alibeajt: Ai që prek flamurin e PD i ka bërë hesapet keq, do e shihni…

Deputetët e grupimit të Alibeajt deklaruan sot se do dalin me kandidatin e tyre në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa Berisha ka konfirmuar dështimin duke thënë se ata “i kanë bërë hesapet shumë keq”.

18:41
Shumica e azilkërkuesve shqiptarë që u janë dhënë viza në Mbretërinë e Bashkuar janë gra të trafikuara

Shumica e azilkërkuesve shqiptarë që iu është dhënë viza nga Mbretëria e Bashkuar vitin e kaluar, janë gra të rëna pre e  trafikimit.

18:41
Murali me Marge Simpson sërish pranë Konsullatës iraniane në Milano

Murali me personazhin nga seriali vizatimor Simpsonët (The Simpsons), Marge Simpson, duke prerë flokët e saj në shenjë solidariteti me gratë iraniane, është shfaqur sërish në murin para Konsullatës së Përgjithshme të Teheranit në Milano, më pak se një muaj pasi ai hoq nga “agjentë të panjohur”.

18:27
Ana e panjohur e miliarderit të teknologjisë, Elon Musk

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk nuk bën kompromis nëse bëhet fjalë për dëshirat e tij.

18:26
Sherr mes dy personave në zonën e Xhamllikut, plagoset me thikë 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është plagosur rëndë me thikë këtë mbrëmje në Tiranë.

18:22
Nisja e anijeve me grurë nga Ukraina, transportimi i sasisë rekord që nga fillimi i luftës

Ukraina ka dërguar një sasi rekord të grurit që nga nisja e luftës, pavarësisht se Rusia u tërhoq nga marrëveshja dhe paralajmërimi se dërgesat pa pëlqimin e saj do të ishin “më të rrezikshme”.

18:07
Burri ndërton shtëpi tre-katëshe konteinerësh me vetëm $10 000, duke reaguar ndaj ‘krizës së strehimit’ (fotot)

Një burrë në Britani ka ndërtuar një shtëpi vetëm me konteinerë të vjetër transporti me qëllim të kursente para.

18:07
Furgoni përplas këmbësoren, plagoset 47-vjeçarja në Vlorë

Një 47-vjeçare ka mbetur e plagosur këtë pasdite, pasi është goditur nga një furgon në rrugën “Ali Demi” në Vlorë.

18:03
Vendimet e Komisionit të Disiplinës, dënohet Vllaznia

Skuadra e Vllaznisë është ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës me masën e 100.000 mijë lekë gjobë si pasojë e sjelljeve të gabuar të tifozëve në ndeshjen ndaj Erzenit ku pati kontestime të shumta për arbitren Emanuela Rusta.

17:55
Ukraina kërkon që Rusia të përjashtohet nga samiti i G20-s

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleh Nikolenko, i ka bërë thirrje grupit të 20 ekonomive më të mëdha në botë që të dëbojnë Rusinë dhe të anulojnë ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, në samitin e G20-s.

17:51
Iniesta parashikon të ardhmen e Messi-t: E shoh të vështirë, nuk më pëlqen fjala dështim

Lionel Messi është në vitin e fundit të kontratës me PSG teksa në verë argjentinasi është i lrë të zgjedhë destinacionin e radhës.