Foto ilustruese

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një automjet në lagjen “18 Tetori” këtë mbrëmje në Lushnjë.

Lënda plasëse është vendosur në makinën e parkuar në oborrin e shtëpisë ku jeton Altin Lamce. Shtëpia është në pronësi të kunatit të tij, Arben Turkut.

Lamce është tregtar në tregun e fruta-perimeve të qytetit. Në momentin e shpërthimit, në banesë kanë qenë të pestë pjesëtarët e familjes, por fatmirësisht nga shpërthimi  ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:25, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në oborrin e banesës së shtetases L. L., 75 vjeçe, ka shpërthyer lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Top Channel