Australi/ Pesë luanë arratisen nga kopshti zoologjik i Sindeit

02/11/2022 09:46

Pesë luanë kanë shkaktuar një emergjencë në një kopsht zoologjik të Australisë pasi u arratisën nga zona ku ishin të rrethuar.

 Një luan i rritur dhe katër këlyshë  u panë jashtë ekspozitës së kopshtit zoologjik në Taronga të Sidneit, rreth orës 6:30 me kohën lokale të mërkurën.

Kopshti zoologjik u mbyll por të gjithë luanët u siguruan brenda pak minutash dhe askush nuk u lëndua.
Nuk është dhënë shpjegim për arratisjen, por  drejtori ekzekutiv i kopshtit zoologjik, Simon Duffy e quajti atë një “incident të rëndësishëm” që do të hetohej.

Ai tha për mediat lokale se luanët kishin hyrë në një zonë të vogël “ngjitur” me ekspozitën e tyre  rreth 100 metra nga ku vizitorët po qëndronin në kopshtin zoologjik gjatë natës. Kopshti zoologjik kryesor ishte i mbyllur në atë kohë.
Z. Duffy shtoi se zona e vogël mbrohej nga një gardh që zakonisht përdoret për të mbajtur njerëzit në një distancë të sigurt dhe i gjithë kopshti zoologjik ishte i rrethuar nga një gardh rrethues.

Pamjet e kamerave kishin treguar se dikush nga sigurimi ngriti alarmin brenda 10 minutave pas arratisjes, tha kopshti zoologjik. Stafi u përgjigj shpejt për të zhvendosur të gjithë njerëzit në vende të sigurta, sipas z. Duffy.

Ekspozita e luanëve do të qëndrojë e mbyllur deri në inspektime të mëtejshme për t’u siguruar që është “100% e sigurt”, shtoi Duffy. Arratisjet e kafshëve në kopshtet zoologjike Australiane janë të rralla.

Në vitin 2009, një luaneshë iku nga mbyllja e saj në kopshtin zoologjik Mogo, në jug të Sidneit, dhe u qëllua për vdekje për shkak të rrezikut që përbënte për publikun.

Top Channel