Zelenskyy: Bota duhet t’i përgjigjet me vendosmëri përpjekjeve ruse për të penguar eksportet e Detit të Zi

02/11/2022 10:07

Bota duhet t’i përgjigjet me vendosmëri çdo përpjekjeje ruse për të prishur korridorin e eksportit të grurit të Ukrainës, tha mbrëmë Volodymyr Zelenskyy.

Disa anije të tjera u nisën nga portet e Detit të Zi të martën, pavarësisht se Moska pezulloi pjesëmarrjen e saj në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB për sulmet e supozuara me dron.

Zelenskyy tha se kjo lëvizje ishte falë punës së Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara.

“Një mbrojtje e besueshme dhe afatgjatë nevojitet për korridorin e grurit,” tha udhëheqësi ukrainas. “Rusia duhet të ndërgjegjësohet qartë se do të marrë një përgjigje të ashpër nga bota ndaj çdo hapi për të penguar eksportin tonë të ushqimit.”

Marrëveshja e drithërave synonte të ndihmonte në shmangien e urisë në vendet më të varfra duke injektuar më shumë grurë, vaj luledielli dhe plehra në tregjet botërore.

Ministri ukrainas i infrastrukturës Oleksandr Kubrakov tha se tetë anije pritej të kalonin nëpër korridor të enjten.

Top Channel