Si vdiqën 156 persona në Korenë e Jugut, policia u njoftua tre orë para se ‘diçka’ nuk shkonte

01/11/2022 22:40

156 persona shumica prej të cilëve të rinj në të 20-at, humbën jetën në rrugët e Seulit të shtunën teksa festonin Halloween-i.

Autoritet ende nuk kanë një ide se si dhe çfarë e shkaktoi ngjarjen që dukej si një film i frikshëm.

Por hetimet paraprake kanë treguar se policia u sinjalizua të paktën më shumë se 3 orë para se kishte diçka që nuk shkonte në Itaewon, zonën ku ndodhi tragjedia. Një nga personat që kishte mundur të dilte nga turma që kishte filluar të bëhej gjithnjë e më e madhe, telefonoi urgjencën duken i thënë se në zonë kishte shumë njerëz dhe mezi lëvizej.

 “Unë mezi arrita të dal, por është shumë e mbushur me njerëz. Unë mendoj se duhet ta kontrolloni atë”, tha telefonuesi, sipas BBC.

Kjo ishte e para nga të paktën 10 thirrjet në polici në kryeqytetin Seul gjatë tre orëve të ardhshme të shtunën. Por atë natë, thonë banorët vendas, prania e policisë ishte krejtësisht e pamjaftueshme. Sipas ekspertëve Zyrtarët lokalë dhe policia thjesht nuk ishin të përgatitur për turmat që ishin mbledhur dhe u përpoqën t’i menaxhonin ato pasi ishin atje.

Mediat në Korenë jugore thonë se gati 100 mijë njerëz vërshuan një rrugë jo më shumë se 4 metra të gjerë në Itaewon, duke bërë që të shkelnin njëri-tjetrin për vdekje.

 

Top Channel