Libonike Nurellari, këshilltare e këshillit bashkiak të policanit për PD-në, man rekordin si aplikantja që është shpallur më shumë herë fituese. Ajo është shpallur fituese dy herë në thirrjen e parë, ku ka përfituar jë total prej 50 mijë eurosh, një herë në thirrjen e dytë ku ka përfituar 72 mijë euro dhe një herë në thirrjen e tretë gjatë së cilës ka përfituar 265 mijë euro për mbjellje vreshti dhe mekanikë.

Leart kohila, punonjës pranë Albetrol Fier, vëllai Agron Kohila, inspektor tatimesh në tiranë, djemtë e ish-kryetarit të Partisë Socialiste, dega Delvinë, Agron Kohila, aktualisht zv.kryetar i Bashkisë Delvinë, ka përfituar 62 mijë euro nga thirrja e tretë e IPARD.

Dolenc Shtepani, i cili rezulton të jetë njëkohësisht edhe administrator i “Mega Store”, ish “Medicamenta” nje kompani faramceutike qe ka deklaruar nje xhiro prej 377 mln lekë përgjatë 2021, ka përfituar 621 mijë euro nga thirrja e tretë e IPARD. Megjithë ka aplikuar në sektorin e fruta perimeve me këto para ai premton të investojë ne asetet fizike per perpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe te peshkimit.

Pronar i “medicamenta” ku rezulton administrator Dolenc Shtepani, është Ilir Shehu, një emër mjaft i përfolur për tenderat në shëndetësi. Ajo që ngre dyshime është fakti se 60 % të “medicamenta” i zotëron “Farmacia Celesia SRL”, një kompani e dyshuar fantazmë, pasi nuk dihet kush e zotëron.

“Kronos Construction” në pronësi të Vasil Jovani, një tjetër peshk i madh i tenderave publikë ka përfituar 720 mijë euro nga IPARDI për investime në sektorin e fruta perimeve.

Duke parë listën e përfituesve a e përmbushi IPARD qëllimin për të cilin erdhi në Shqipëri? Ekspertët mendojnë se jo dhe marrja e parave falas është kthyer në qëllim.

“Njerëzit e biznesit, njerëzit e lidhur me qeverinë në momentin që marrin sinjalin që ka disa fonde që jepen, bëjnë letrat për të përfituar nga këto fonde. Rreziku është që këto fonde të mos shkojnë në destinacion sepse pas 5 vjetësh ndryshon destiancionin e atij investimi” u shpreh Eduart Sharka, shoqata e fermerëve.

Top Channel