Anila isufaj, gruaja e Marjus Isufaj, një ish-drejtor të LSI që për gjashtë vite me rradhë ka drejtuar, Qendrën e Furnizimit dhe Shërbimeve Elektrike Patos, e cila varet nga shoqëria tregtare “Albpetrol”, ka përfituar 255 mijë euro për ndërtimin e Një serre në Sheq të Fierit.

Marjus Isufaj që njihet ndryshe edhe si miku i Ben Qimes, u dëmshpërblye nga gjykata me shumën marramendëse prej 493 mln lekë me pretendimin se është diskriminuar për shkak se është me LSI-në.

Në listë e përfituesve të IPARD rezulton të jetë edhe Arben Isufaj që është emri i vërtetë i “Ben Qimes” një ndër më të kërkuarit në vend për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Ai ka përfituar plot 294 mijë euro për ndërtimin e një sere në Dërmenas të Fierit.

Top Channel