Zbulimi i studimit/ Balenat gëlltisin miliona grimca mikroplastike në ditë, shëndeti i njeriut gjithashtu në rrezik

02/11/2022 11:27

Balenat blu konsumojnë deri në 1 miliard grimca gjatë një sezoni ushqimi me ndikime ende të panjohura në shëndetin e njeriut.

Balenat po konsumojnë miliona grimca mikroplastike në ditë, sipas një studimi, duke i bërë ato konsumatorët më të mëdhenj të mbetjeve plastike në planet.

Vlerësimi qendror për balenat blu është 10 milion copa në ditë, që do të thotë se më shumë se 1 miliard copë mund të gëlltiten gjatë një sezoni ushqimor prej tre deri në katër muaj. Pesha e plastikës së konsumuar gjatë sezonit u vlerësua midis 230 kg dhe 4 ton.

“Ajo që gjetëm ishte befasuese, një numër vërtet i lartë i gëlltitjes së përditshme të plastikës,” tha Dr Shirel Kahane, në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, i cili drejtoi studimin.
“Ne mendojmë se do të ketë një lloj ndikimi, por nuk i dimë efektet e sakta shëndetësore. Ky është hapi i parë për ta kuptuar këtë.”

Ka shumë më shumë pellgje oqeanike më të ndotura në botë sesa brigjet e Kalifornisë tha ai, duke përfshirë Detin e Veriut, Mesdheun dhe ujërat në Azinë juglindore.
“Është një histori e trishtë për balenat, por gjithashtu është edhe për ne,” tha Savoca, pasi dieta njerëzore gjithashtu preket.

Sasi të mëdha mbetjesh plastike hidhen në mjedis dhe mikroplastika ka ndotur të gjithë planetin, nga maja e malit Everest deri te oqeanet më të thella . Të paktën 1500 specie të egra janë raportuar se kanë gëlltitur plastikë. Njerëzit i konsumojnë grimcat e vogla nëpërmjet ushqimit dhe ujit , si dhe duke i thithur ato . Mikroplastika u zbulua se ishte e pranishme në gjakun e njeriut në mars.

Top Channel