Pas shpërthimit në Lushnjë, një lëndë plasëse është vendosur para pak çastesh në oborrin e një banese në Fush-Krujë.

Mësohet se lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 22:40 në  lagjen “Magaze” të Fushë-Krujës, në oborrin e banesës së shtetasit M. Baftjari, 54 vjeç.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Ky është shpërthimi i dytë brenda pak minutash pasi më herët një mjeti në Lushnjë iu vu lëndë plasëse, nga persona ende të paidentifikuar.

Lënda plasëse u vendos në makinën e parkuar në oborrin e shtëpisë ku jeton Altin Lamce, por në pronësi të kunatit të tij.

Top Channel