E mërkurë, 16 Nëntor 2022
18:23
Anëtari i PE-së: Polonia nuk mund të eliminojë rrezikun e veprimeve pas humbjes së objektivave nga pala ruse

Rodoslaw Sikoroski, një anëtar polak i Parlamentit Evropian, deklaroi se vendi i tij nuk mund të eliminojë rrezikun e veprimeve të tilla në të ardhmen.

18:11
Tre pacientë të shtruar në spital/ 18 infektime dhe asnjë humbje jete nga Covid në vendin tonë

Numri i infektimeve në vendin tonë ka pësuar një rritje të lehtë, ku janë kryer 558 testime dhe pozitivë me Covid kanë rezultuar 18 qytetarë.

17:58
Automjeti godet policët e akademisë gjatë vrapimit të mëngjesit në SHBA (fotot)

Të paktën 22 rekrutë policie janë plagosur sot kur grupi i tyre u godit nga një automjet i drejtuar nga një 22-vjeçar i bardhë, teksa ata po bënin vrapimin e mëngjesit në një zonë të Los Angeles, Kaliforni.

17:57
Zelensky: Nuk ka asnjë dyshim, raketa që goditi Poloninë nuk ishte ukrainase

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se nuk ka  dyshim se raketa që shkaktoi shpërthimin në Poloni nuk ishte ukrainase.

17:49
Formacioni zyrtar i Kombëtares, Reja zgjedh titullarët e miqësores ndaj Italisë

Edi Reja ka zgjedhur titullarët e miqësores që Shqipëria luan sonte përballë Italisë në “Air Albania” (SuperSport 2).

17:45
Pas sulmit me raketa, Rusia thërret në Ministrinë e Jashtme ambasadorin polak

Zëdhënësja Maria Zakharova njoftoi ditën e stome se Rusia ka thirrur në Ministrinë e Jashtme ambasadorin polak që ndodhet në Moskë. 

17:42
FOTO/ Përdhunoi 11-vjeçaren në Tiranë, ky është autori Astrit Terolli

Ky është 55-vjeçari Astrit Terolli, autori i përdhunimit të 11-vjeçares në Tiranë ditën e sotme.

17:35
Rrahën 21-vjeçarin përpara vëllait të vogël, arrestohen ultrasit e Feyenoordit

Një ngjarje aspak e këndshme u regjistrua gjatë miqësores së verës mes Feyenoordit dhe Lyonit.

17:32
Nëna e katër fëmijëve vdes tragjikisht dy ditë pas diagnostikimit me kancer në Britani (fotot)

Estetistja britanike 46 vjeçare Janice Cassidy Adair ishte e emocionuar për nipin që priste të lindte.

17:30
​Gjermania e gatshme për të dërguar avionë luftarakë në Poloni

Gjermania ka ofruar të dërgojë avionë luftarakë për të rritur patrullimin ajror mbi Poloni si pasojë e një shpërthimi rakete që vrau dy persona, tha të mërkurën një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

17:23
Zgjedhjet në veri të Kosovës/ KQZ: Do të certifikohen pavarësisht numrit të pjesëmarrësve

Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët ose jo të votuesve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat veriore, mund të zgjidhen kryetarët e rinj në katër komunat e Kosovës, si në Mitrovicën e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan.

17:18
Kryeministri polak: Nuk mund të përjashtojmë që sulmi raketor mund të jetë provokim

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki është shprehur se Polonia “nuk mund të përjashtojë” që sulmi me raketa pranë kufirit ukrainas mund të jetë një provokim. Megjithatë, ai përsëriti se “Polonia është e sigurt”.

17:15
Makinat përplasen me njëra-tjetrën, dëmtohen shoferi dhe pasagjeri/ Drejtuesi i njërës prej automjeteve largohet nga vendngjarja

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur drejtuesin dhe pasagjerin e njërit prej mjeteve.

17:07
“Të gjithë i jemi lutur Zotit”, Bale: Jam në formë, për Uellsin bëj çdo sakrificë

Uellsi siguroi kualifikimin në Katar 2022 pas fazës “play-off”.

17:05
Dështon propozimi i Çekisë për liberalizimin e vizave në Kosovë

Pasditen e 16 nëntorit skadoi afati për vendet e BE-së që me të ashtuquajturën procedurë të heshtur, t’i paraqesin vërejtjet e tyre në propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

16:56
Transformimi i pabesueshëm i bebes më të shëndoshë që tymoste 20 cigare në ditë e nuk pushonte së ngrëni (fotot)

Ai që njihej dikur si bebja më i shëndoshë në botë i cili u bë i famshëm pasi e kishin mësuar të tymoste më shumë se 20 cigare në ditë, tashmë nuk njihet më prej transformimit.

16:52
Pse njerëzit u shqetësuan kaq shumë nga sulmi me raketa në Poloni!?

Sulmi vdekjeprurës i raketave në Poloni shkaktoi shqetësime të mëdha në të gjithë Perëndimin.

16:52
“Kur fëmijët bëhen bashkë, gjëra të mëdha ndodhin”/ Vogëlushët shqiptarë bëhen pjesë e një konkursi filmi ndërkombëtar

Yung Audincë Awars është një festival nga Akademia Europiane e Filmit, ku edhe fëmijët shqiptarë tashmë mund të japin votat e tyre për filmat e preferuar.

16:39
Pse jo lugë metali për mjaltin, mësoni të vërtetat

Këtë ndoshta nuk e dinit, por ka ekspertë që besojnë se disa enzima mirëbërëse tek mjalti shkatërrohen nga kontakti me bakrin dhe hekurin.

16:32
Ukraina kërkon akses të menjëhershëm në vendin ku ndodhi shpërthimi në Poloni 

Ukraina kërkon akses të menjëhershme në vendin e shpërthimit në Poloni, duke treguar se është e gatshme t’u japë partnerëve prova për gjurmë ruse.

16:31
11-vjeçarja përdhunohet nga miku i të atit! 55-vjeçari abuzoi me të miturën kur e gjeti vetëm në shtëpi

Një 11-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një mik i të atit të saj.

16:30
Pija që ju bën të plakeni më shpejt, si të mbroni shëndetin tuaj

Që nga kohërat e lashta, njerëzit janë përpjekur të zbulojnë sekretet e të qenurit gjithnjë i ri.

16:30
Video tregon akomodimet e tifozëve në kampionatin e Katarit, mediat i krahasojnë me ‘krevate festivalësh muzike’ (fotot)

Dhomat e akomodimit të tifozëve në kampionatin botëror të futbollit në Katar krahasoheshin sot nga mediat britanike me “një festival muzikor”, siç pritej të ndodhte me kritiket e eventit botëror ne vendin e vogël te shkretetires.

16:25
Sonda e re e NASA-s Artemis nis anijen kozmike Orion drejt Hënës

Sonda e re e NASA-s Artemis, nisi fluturimin debutues për në Hënë, të mërkurën herët, me tre manekinë në bord, duke i sjellë Shtetet e Bashkuara një hap më afër rikthimit të astronautëve në sipërfaqen hënore për herë të parë që nga përfundimi i programit Apollo, 50 vjet më parë.

16:19
Fitoi Champions dhe titullin me Chelsea, mbrojtësi tërhiqet në moshën 36-vjeçare

Gary Cahill është tërhequr nga futbolli në moshën 36-vjeçare. Qendërmbrojtësi veshi 61 herë fanellën e kombëtares angleze, duke gjetur në pesë raste rrugën e rrjetës.

16:17
“Fëmijët filluan të pyesnin…”/Cristiano Ronaldo flet pas humbjes së njërit prej binjakëve

Së fundmi, Cristiano Ronaldo ka rrëfyer për ndjesinë pasi partnerja e tij Georgina Rodriguez humbi njërin prej binjakëve.

16:15
Sulmet ruse në Ukrainë shkaktojnë ndërprerje të energjisë në Moldavi

Sulmet ruse me raketa në Ukrainë shkaktuan ndërprerje të shkurtër të energjisë në të gjithë Moldavinë.

15:45
Konferenca për financën e gjelbër, Drejtori i AMF: Faktorët mjedisorë të bëhen pjesë integrale e politikave financiare

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Sekretariatin Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) organizuan sot në Tiranë konferencën ndërkombëtare mbi mundësitë që ofron financa e gjelbër për sektorin financiar në Shqipëri.

15:35
Universitetet, si burgjet/ Më shumë para shpenzojnë për rojet se sa për kërkim shkencor

Përmes një monitorimi financiar të gjashtë Universiteteve publike në vend për periudhën kohore 2021-2022, rezulton se më tepër para janë shpenzuar për sigurinë e godinave.

15:30
Fotot/ Bija 29 vjeçare e Trump me bashkëshortin Michael Boulos, 25, kërcejnë në vilën Mar-a-Lago, Trump e Melania vallëzojnë me Frank Sinatra

Tiffany Trump me bashkëshortin e saj milioner Michael Boulos shkëlqenin të shtunën teksa dolën për herë të parë në vallëzim në martesën përrallore në Mar-a-Lago.

15:30
MrBeast merr kurorën si YouTuber-i me më shumë ‘subscribers’

MrBeast i ka dhënë fund mbretërimit të PewDiePie si YouTuber-i me më shumë ‘subscribers’ ( abonentë ), ndryshimi i parë në kryesi në pothuajse 10 vjet.

15:25
Pedagogët: Protestë kombëtare/ Do e organizojnë në Shkodër, janë rikthyer në mësim por nuk janë tërhequr

Ndonëse prej dy javësh pedagogët janë rikthyer në auditore, kjo nuk do të thotë se ato kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre, përkundrazi janë të vendosur që të arrijnë plotësimin e tyre duke shpalosur forma të ndryshme protestash, duke nisur nga kjo javë.

15:17
Në QSUT nuk ka pneumolog/ Mjekja e vetme për të gjithë spitalet emigroi në Gjermani

Në qendrën më të` madhe spitalore  nuk ka një mjek pneumolog  që qëndron çdo ditë këtu .Mjekja pneumologe që ishte ka ikur në Gjermani.

15:00
Shefi i Jaguar Land Rover jep dorëheqjen ‘për arsye personale’

Shefi ekzekutiv i Jaguar Land Rover (JLR) ka dhënë dorëheqjen, për arsye personale, vetëm disa ditë pasi prodhuesi i automjeteve raportoi një përmirësim në performancën e tij financiare.

14:42
Në protestë të vetëm për tokat/ Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës: Askush nga opozita nuk na ka mbështetur

Banorët e fshatit Bërxullë prej më shumë se një muaj protestojnë për të mbrojtur tokat e tyre, të cilat preken nga koncesioni Thumanë-Kashar.

14:35
10 ditë shi, Italia përgatitet: Reshjet më të mëdha që nga fillimi i vitit!

Gjatë 10 ditëve të ardhshme, në Itali do të bjerë më shumë shi nga sa është regjistruar që nga fillimi i vitit.

14:25
​Si të mbroheni nga bakteret e rrezikshme të ushqimit?

Bakteret e rrezikshme të ushqimit, listeria, salmonela dhe Escherichia coli mund të çojnë në sëmundje të rënda dhe vdekje.

14:21
Vodhi gjatë natës “Audin” në Fushë Milot, vihet në pranga 35-vjeçari nga Kurbini

Një automjet tip “Audi” i vjedhur gjatë natës në Fushë-Milot është gjetur nga policia dhe është arrestuar grabitësi.

14:20
​Kroaci/ Inflacioni në nivelin e ri më të lartë, 13.2 për qind

Çmimet e konsumit në Kroaci u rritën me 13.2 për qind me bazë vjetore në tetor, kështu që inflacioni arriti një nivel të ri më të lartë, nga të dhënat e fundit të Entit të Statistikave Kroate (DZS).

14:18
Cisterna e naftës në pronësi të miliarderit izraelit ‘goditet me dron’ në brigjet e Omanit

Një cisternë nafte në pronësi të një miliarderi izraelit është goditur nga një dron me bombë në brigjet e Omanit, Azi, ka thënë një zyrtar.

14:13
​Për herë të parë delegacioni i Kosovës merr pjesë në Konferencën e COP27

Për herë të parë delegacioni i Republikës së Kosovës, merr pjesë në Konferencën e COP27, nën Konventën e Kornizës për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC) në Egjipt.

14:05
PD, protesta për portin e Durrësit, Berisha: Komision hetimor dhe padi në Gjykatën Kushtetuese

Demokratët kërkojnë hetim parlamentar për projektin e portin të ri të Durrësit. Paralelisht me betejën ligjore Sali Berisha paralajmëroi edhe betejë në rrugë.

14:00
Ambulanca humbet kontrollin dhe përmbyset anës rrugës në autostradën Tiranë-Lezhë, katër të plagosur

Një ambulancë është aksidentuar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Lezhë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona.

13:52
“Do këndohen dy himnet”, Duka: Miqësore luksi, këtu ka shumë tifozë të Italisë

Shqipëria luan përballë Italisë sonte në “Air Albania”, miqësore që po pritet me padurim nga tifozët.

13:50
Më mirë se dikur, Bradley Cooper dhe Irina Shayk shfaqen të dashuruar në daljen e tyre romantike!

Bradley Cooper dhe Irina Shayk u panë duke shkëmbyer shikime të përzemërta gjatë daljes në Nju Jork këtë javë. Dyshja, të cilët kanë një vajzë pesëvjeçare të quajtur Lea De Seine, janë në mes të një vorbull thashethemesh se ata janë sërish bashkë pas ndarjes në vitin 2019.

13:46
Inceneratori i Fierit/ SPAK lëshon 11 urdhër arreste, në pranga 5 persona, gjashtë në kërkim (Emrat)

Duke i dyshuar si të implikuar në inceneratorin e Fierit për akuza që nga korrupsioni, shpërdorimi i detyrës, pastrimi i parave dhe skemat mashtruese me TVSH, SPAK kërkoi të arrestohen edhe 11 shtetas të tjerë.

13:41
Tirana do të mirëpresë dhjetra delegacione presidenciale, Veliaj takon presidentin Begaj: Do bëjmë më të mirën për përfaqësim dinjitoz

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një takim sot me kreun e shtetit Bajram Begaj.

13:29
Presidenti polak e pranon: Sulmi erdhi nga ukrainasit, por ishte i paqëllimshëm!

Një fatkeqësi më tepër sesa sulm i qëllimshëm; kështu e përshkroi presidenti polak Andrzej Duda shpërthimin e së martës në Poloni që i kushtoi jetën dy personave.

13:27
Pse është kaq e vështirë të ndërtosh një Utopi?

Zbulimi i kohëve të fundit i ‘The Line in Neom’ një megastrukturë 172 km e gjatë, gjysmë kilometër e gjatë dhe 200 m e gjerë, me xhami të pasqyruar dhe duke ndarë në dysh shkretëtirat e Arabisë Saudite veriperëndimore ka ringjallur spektrin e eksperimentit monumental urban.

13:14
Pas shpërthimit në Poloni, Gjermania ofron ndihmë në patrullim

Në përgjigje të goditjeve me raketa në Poloni, Gjermania i ofroi vendit fqinj mbështetje “të menjëhershme” për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore.

13:04
NATO e konfirmon: Shpërthimi në Poloni u shkaktua nga raketa e mbrojtjes ajrore të Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se sulmi i së martës në Poloni me gjasë u shkaktua nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

13:01
Rrëfimi i Laportës: Si na e “rrëmbeu” Liverpooli sulmuesin

Joan Laporta, president i Barcelonës gjatë vizitës së tij të fundit në Kolumbi, mori pjesë në një konferencë për shtypin në kryeqytetin Bogota, ku zbuloi sesi Liverpooli u rrëmbeu “blaugranave” sulmuesin kolumbian, Luiz Diaz.

12:55
Mori drejtimin e klubit anglez, spanjolli punëson djalin e tij si pjesë të stafit

Julen Lopetegui, trajner i Sevillas deri pak javë më parë, ka nisur aventurën e tij tek Wolverhamptoni dhe nuk do të jetë vetëm.

12:54
Një sëmundje ka aftësinë të rigjenerojë organet, përfshirë mëlçinë

Sekreti i riparimit dhe rigjenerimit të trupit mund të ndodhë nga bakteret e lebrës thonë studiuesit në Universitetin e Edinburgut.

12:37
Kontrollet në La Mansh/ Publikohen komunikimet mes rojës bregdetare angleze dhe franceze

Publikimi i regjistrimeve në audio të komunikimit mes  luftanijeve franceze dhe anijeve të Policisë kufitare britanike në mes të kanalit të La Manshit, konfimon faktin që dihej që autoritetet detare të të dyja vendeve bashkëpunonin  me njëra-tjetrën për te udhëzuar navigimin e gomoneve drejt Anglisë, ku pala britanike i merrte në mes të kanalit dhe sillte në brigjet angleze.

12:33
​Sërish kërcënime me bomba, evakuohen shtatë shkolla në Shkup

Në shtatë shkolla në Shkup sot është ngritur alarmi për bombë, njofton Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni të Veriut.

12:26
Një biletë për Amerikë për Cristiano Ronaldon

Largimi zyrtar i Cristiano Ronaldos është thjesht çështje kohe e tashmë kanë nisur të qarkullojnë thashetheme të ndryshme mbi të ardhmen e një prej futbollistëve më të mëdhejn që ka njohur historia e futbollit.

12:20
Misteri i kenianes në Tiranë/ Policia fshehu ngjarjen, u gjet në gjendje të rëndë poshtë pallatit

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në gusht të këtij viti ku një vajzë keniane ra pre e një sulmi fizik në Tiranë është ende e mbuluar me mister.

12:15
Bujqësi me borxhe në Berat/ Ngjitur me serrën e drogës në Kutalli fermeri nuk gjen dot punëtorë

Drenovica është një fshat fushor I mbushur me sera dhe njëra prej tyre u kthye në kryefjalë të mediave pasi u përdor si kapanon për përpunimin e kanabisit.

12:14
Ish-zyrtari i aleancës: NATO-ja duhet ta përforcojë mbrojtjen për vete

Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, thotë se sulmi me raketa në Poloni – i qëllimshëm ose jo – ka nxjerrë në pah nevojën që edhe vendet e NATO-s, sidomos ato në Evropën Lindore, të përforcojnë mbrojtjen ajrore.

12:12
Në fshatrat e Delvinës mungojnë investimet/ Në Fushë-Vërrinë e harruar ka vetëm të moshuar

Fushë-Vërria është një nga fshatrat e bashkisë së Delvinës që e gjeti veten buzë rrugës Kardhiq-Delvinë pas dekadash të tëra izolim.

12:10
Emigrimi uli numrin e lindjeve/ Sociologët shpjegojnë arsyet se përse shqiptarët lindin më pak fëmijë

Në Shqipëri, numri i lindjeve po shënon vetëm rënie. Këtë tremujor krahasuar me atë të një viti më parë kanë ardhur në jetë rreth 1600 bebe më pak ose gati me 20% rënie.

12:04
Erdogan “lufton” për marrëveshjen e grurit: Do flas vetë me Putinin!

Rexhep Tajip Erdogan shprehu besimin e plotë se do të gjendet mënyra që marrëveshja e cila i mundëson Ukrainës të eksportojë grurë përmes Detit të Zi, do të mbetet në fuqi.

11:57
Beyoncé dhe Adele ‘rivale’ në garën për të rrëmbyer çmimet Grammy

Beyoncé dhe Adele janë dy artistet të cilat janë nominuar më shumë për çmimet kryesore të Grammy Awards 2023, dhe do të jenë në një përballje me njëra-tjetrën.

11:45
Porti i Durrësit, akuza për Ballukun/ Deputetët e opozitës: Nuk mbrohet interesi kombëtar, por një kompani offshore

Debatet për portin e Durrësit u zhvendosën në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku e pranishme ishte edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

11:40
Konflikt mes të rinjve në Korçë, një i plagosur. Shpallen në kërkim tre persona

Ka përfunduar me një të plagosur me thikë, konflikti mes disa të rinjve në Korcë.

11:33
Kontrolle fizike në kontejnerët e portit të Durrësit, strukturat ligjzbatuese në aksion

Kontejnerë të kontaminuar dhe qindra kilogramë lëndë narkotike të kapura gjatë dy viteve të fundit në Durrës kanë vënë në alarm strukturat ligjzbatuese në vend.

11:33
Angli/ Rritja e faturave të energjisë dhe ushqimeve e çon inflacionin në nivelin më të lartë që nga viti 1981 në 11.1%

Norma e inflacionit rritet me shumë më tepër sesa prisnin ekonomistët në tetor, duke vënë në presion Bankën e Anglisë për të ruajtur ritmin e rritjes së normave të interesit.

11:24
​Serbët me qëndrime të ndryshme për zgjedhjet, thirrjet për rezistencë s’i marrin seriozisht

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit të paralajmëruara nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në datën 18 dhjetor, i kanë ndarë qytetarët serbë.

11:18
Transport i emigrantëve të paligjshëm kundrejt fitimit, në pranga 18-vjeçari

Një 18-vjeçar i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit është vënë në pranga në Kukës.

11:13
Zelensky: Rusia s’ka interesim për të përfunduar luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet ruse me raketa, që goditën të martën disa qytete të Ukrainës, tregojnë se Moska “nuk ka interesim për të përfunduar luftën”.

11:06
Nuk mbyllej perdja midis klasit të biznesit dhe ekonomisë, shtyhet fluturimi në Londër

Një fluturim i British Airways është shtyrë për shkak të një problemi me një perde që ndante klasën e biznesit dhe ekonomisë.

10:59
Në futbollin për femra nuk u kushtohet rëndësi produkteve, dizajni për lojtarët meshkujt mund t’i vendosë ato në rrezik

Studiuesit e sportit po theksojnë mungesën e produkteve të futbollit të krijuar për femra, duke thënë se përdorimi i këpucëve dhe topave të krijuara për lojtarët meshkuj mund t’i vendosë ato në rrezik të madh lëndimi.

10:59
Me cilësitë e tyre mund të “pushtojnë” botën, njihuni me gratë më të bukura të Horoskopit

Bukuria është shumë më tepër se pamja fizike, është ajo “diçka” që vjen nga brenda.

10:54
Zbardhen katër vjedhje në Durrës/ Në pranga dy persona, nën hetim tre bashkëpunëtorët

Katër vjedhje në  banesa dhe biznese të ndryshme në Durrës janë zbardhur nga policia, ndërsa janë vënë  në pranga dy bashkëpunëtorët.

10:41
Liderët e G20-tës dënojnë luftën në Ukrainë: Konflikti të mbyllet sa më parë!

Lufta e Ukrainës u kthye në boshtin e samitit të grupit të G20-tës në Indonezi, krerët e të cilit dolën me një draft-deklaratë që e dënon me forcë konfliktin dhe kërkon fundin e menjëhershëm të tij.

10:37
Porta i besohet Berishës, në sulm Broja e Uzuni/ Formacioni i mundshëm kundër Italisë, kush janë të zgjedhurit e trajnerit Reja

Sot në mbrëmje Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësoren me Italinë në Air Albania Stadium.

10:33
Plagosi aksidentalisht me armë zjarri të miturin dhe fshehu armën, prangoset 21-vjeçari në Dibër

Një 21-vjeçar në Dibë ka plagosur me arme aksidentalisht një të mitur 15-vjeçar.

10:31
Rrezikon dënimin me vdekje/ Kinezi kundërshton vendimin e Gjykatës së Tiranës për ekstradim, çështja shqyrtohet sot

Çështja e Liangbin Chen, kinezit që u arrestua në Rinas, pasi kërkohej nga autoritetet kineze për mashtrim online do të shqyrtohet sot.

10:16
Thyerje e rregullave të qarkullimit rrugor, gjashtë shoferë në pranga në një javë në Elbasan

Gjashtë  drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë një jave në Elbasan për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

10:11
Raketat në Poloni, OKB kërkon të shmanget përshkallëzimi i luftës në Ukrainë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehu shqetësim për raportet për një sulm të dyshuar raketor në Poloni dhe bëri thirrje për shmangien e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë.

10:07
Rrezikoi të përplaste të moshuarin në vijat e bardha dhe e dhunoi, shoqërohet në polici 46-vjeçarja

46-vjeçarja e cila nuk respektoi rregullat e qarkullimit dhe më pas dhunoi një të moshuar në Tiranë është shoqëruar në komisariat.

10:06
Mund t’ju thyejnë zemrën! Mendohuni mirë para se të lidheni me këto shenja të horoskopit!

Luani Njerëzit e lindur nën këtë shenjë të zodiakut janë të njohur për dëshirën e tyre për të qenë qendra e universit. Ata sillen sikur dielli shkëlqen vetëm për ta dhe personat përreth nuk janë aspak të rëndësishëm. Kjo është arsyeja kryesore pse kjo shenjë e zodiakut ka shumë të ngjarë të të thyejë zemrën […]

10:03
Reja analizon dështimin e Italisë: “Fajin” e kanë Juve, Milan e Inter

Shqipëria dhe Italia do të përballen në një miqësore të mërkurën në mbrëmje në “Air Albania”, sfidë që ka ngjallur entuziazëm te kuqezinjtë, por edhe zhgënjim te të kaltrit, që për të dytin edicion radhazi do ta shohin Botërorin nga shtëpia.

09:51
Pushohet nga puna stafi i Amazon, gjigantët e teknologjisë ulën kostot

Gjiganti i teknologjisë Amazon ka filluar të pushojë nga puna një pjesë të konsiderueshme të stafit.

09:43
Ronaldo kujton momentin pas vdekjes së djalit të tij: Jam ndjerë i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtin moment

Cristiano Ronaldo ka folur për herë të parë për dhimbjen që ai dhe bashkëshortja e tij përjetuan pas humbjes së djalit të tyre të porsalindur dhe se si kjo ka ndikuar tek fëmijët e tjerë të tyre.

09:37
50-vjeçari kinez viral në rrjet, përfundon me sukses maratonën teksa konsumonte duhan

Vrapimi në një maratonë nuk është i lehtë dhe kërkon angazhim dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.

09:22
Ndeshja me Italinë, policia publikon masat për ruajtjen e rendit, ja cilat rrugë do të bllokohohen

Policia e Tiranës ka publikuar një plan masash për ruajtjen e rendit për ndeshjen miqësore të futbollit midis Shqipërisë dhe Italisë, e cila do të zhvillohet ditën e sotme në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

09:18
Nga favela, në Botëror, historia e “yllit” brazilian: Kam shkelur mbi kufoma, topi më shpëtoi

Antony, sulmuesi për të cilin Manchester United pagoi 100 milionë euro në arkat e Ajaxit dhe që synon të jetë pjesë e formacionit titullar të Brazilit në Botëror, ka shpjeguar për “The Players’ Tribune” se ka pasur një fëmijërinë shumë të vështirë dhe dramatike në favelën (lagje e të varfërve në Brazil) “Inferninho” në Sao Paulo, i rrethuar nga kriminelë, gangsterë dhe trafikantë droge.

09:15
Mali i Zi kërkon të mbahet përgjegjës televizioni serb, nxit diskriminim e urrejtje

Këshilli i Agjencisë për Median Elektronike (SAEM) në Malin e Zi kërkoi nga Organi Rregullator për Median Elektronike në Serbi që të iniciojë procedurat për mbajtjen përgjegjës të transmetuesit televiziv “Happy TV” me seli në Beograd, për shkak të asaj që e cilësoi “shkelje të standardeve të përcaktuara nga Konventa për Televizionin Ndërkufitar”.

09:08
Zyrtare/ Franca humb sulmuesin para Botërorit, emri që pritet ta zëvendësojë

Franca humb nga referencat e saj sulmuese vetëm pak ditë para nisjes së Botërotit. Për Christopher Nkunku, sulmues i R.B. Leipzigut, “Katar 2022” përfundn ende pa nisur.

09:04
NATO e BE solidaritet me Poloninë. Ushtria polake në gatishmëri të lartë

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i aleatëve të Polonisë pas lajmit se raketa ruse kishin vrarë dy persona në territorin polak.

09:02
Libri i Musa Sinës, rrëfehet brutaliteti i regjimit komunist

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit  ka diskutuar në lidhje me librin e  Jozef Radit,  “Njeriu përballë përbindëshit”,  Dosjet e pafundme të Musa Sinës –dokumente dhe refleksione. 

08:45
NATO mblidhet për të diskutuar ngjarjen në Poloni

Të dërguarit e NATO-s mbajnë sot një takim urgjent, për të diskutuar raportet se dy raketa ruse, që kishin në shënjestër Ukrainën, ranë të martën në Poloni, duke vrarë dy persona.

08:42
Video/ Raketa më e fuqishme e NASA-s nis misionin historik në Hënë: Kapitull i ri në eksplorimin njerëzor hënor!

Agjencia amerikane e hapësirës lëshoi nga Cape Canaveral i Floridës raketën më të fuqishme që ka prodhuar ndonjëherë.

08:36
Raketat vranë dy persona, reagon presidenti i Polonisë: Ende nuk dihet se kush qëlloi

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda ka reaguar për herë të parë për raketat që ra në fshatin Përzedvodov, pranë kufirit me Ukrainën që lanë të vdekur dy persona.

08:26
A i mban dot Toka tetë miliardë njerëzit?

Popullsia e botës i ka kaluar sërish shifrat rekord, gjë që vazhdon të rëndojë burimet natyrore. Problemi faktik është konsumi tej masës, thonë ekspertët. Si mund ta ndajmë botën ashtu siç duhet?

08:17
Trump shpall kandidaturën për president: Rikthimi i Amerikës, nis tani!

Ashtu siç ishte përfolur prej kohësh, Donald Trump e shpalli kandidaturën Shtëpinë e Bardhë, në një nisje të hershme kështu të garës për presidencialet e vitit 2024.

08:12
Biden: Raketat në Poloni nuk erdhën nga Rusia, Moska: Duan të na fusin në luftë me NATO-n!

Raketat që ranë në Poloni duke marrë jetën e dy personave, me shumë gjasë nuk janë lëshuar nga Rusia thotë presidenti amerikan Joe Biden.

08:08
Zyrtarët amerikanë: Raketat që ranë në Poloni u hodhën nga Ukraina

Agjencia e lajmeve Associated Press citoi tre zyrtarë amerikanë të kenë thënë se një vlerësim paraprak, sugjeron se raketat që goditën Poloninë të martën, u hodhën nga forcat ukrainase, që po luftojnë kundër forcave pushtuese ruse.