Rrëfimi i Laportës: Si na e “rrëmbeu” Liverpooli sulmuesin

16/11/2022 13:01

Joan Laporta, president i Barcelonës gjatë vizitës së tij të fundit në Kolumbi, mori pjesë në një konferencë për shtypin në kryeqytetin Bogota, ku zbuloi sesi Liverpooli u rrëmbeu “blaugranave” sulmuesin kolumbian, Luiz Diaz.

“Në atë kohë, ne ishim në një situatë të vështirë financiare, që duhej ta zgjidhnim… Dhe Liverpooli na mundi për këtë arsye”, – shpjegoi Laporta. – “Ai është një lojtar i madh, por i përket Liverpoolit dhe unë nuk mund do të flas më shumë. Sigurisht që na interesoi në atë kohë, kur po largohej nga Porto dhe shkoi te Liverpooli. Patëm një bisedë me përfaqësuesin e tij, por ata (drejtuesit e Liverpoolit) kishin avancuar shumë në bisedime.”

Liverpooli ishte më i vendosur dhe nuk hezitoi të shpenzonte 45 milionë euro, plus bonuset, shumë që mund të arrijë 60 milionë.

Laporta foli edhe për rikthimit të mundshëm të Messit në Barcelonë.

“Më kanë pyetur edhe në rrugë, tani edhe këtu.  Messi është i Barçës dhe se ai është lojtari më i mirë në botë. Ne kemi qenë me fat që e kemi pasur te Barça. E ardhmja? Të shohim se çfarë do të ndodhë. Është diçka shumë e komplikuar dhe ai është një lojtar i PSG-së dhe nuk dua probleme me këtë klub”, – tha presidenti i Barçës.

Top Channel