Italia në prag të Nations League, Mancini përgatit listën e futbollistëve të përzgjedhur

06/09/2026 11:11

Duhen më pak se dy javë nga publikimi i listës së parë të të grumbulluarve të Roberto Mancinit në etapën e dytë në drejtimin e kombëtares italiane me trajnerin që ka në mendjen e tij një listë me 60 emra që janë paralajmëruar paraprakisht.

Një listë që do të reduktohet në 30-35 emra të premten e 18 shtatorit kur ai do të publikojë listën zyrtare të lojtarëve që do të veshin fanellën e Italisë në 4 sfidat e Nations League kundër Belgjikës, Turqisë dy herë dhe Francës. Sipas ‘Corriere Dello Sport’ ideja e Mancinit është të ketë një grup të zgjeruar lojtarësh duke përfshire edhe 5-6 të rinj.

Mbrëmjen e së shtunës, Mancini ishte në Olimpico për të ndjekur sfidën mes Romës dhe Atalantës ku në fushën e lojës ishin disa prej futbollistëve të kombëtares italiane; Mancini e Scalvini të palëvizshëm, Raspadori thuajse i sigurt dhe më pas grumbullimet e mundshme të Scamaca, Cristiantes, Gaetanos dhe Pisillit. Po kështu shfaqet edhe kandidatura e Bernasconit për krahun e majtë.

Por në listën e Mancinit nuk do të mungojnë risitë. Federata Italiane e Futbollit po bën lëvizjet e saj për talente si Alessandro Romano (Cagliari, U20 i Zvicës), Nicolò Tresoldi (Brugges, ka luajtur me Gjermaninë U21) dhe Matteo Palma (Udinese, Gjermania U18); do të duhet miratimi i FIFA dhe padyshim edhe vullneti i vetë futbollistëve. Samuele Inacio i Borussia Dortmund që është thirrur tashmë nga skuadra U21 e Silvio Baldinit, pritet të jetë pjesë e patrullës së ‘Kaltër’ edhe për faktin se në krah të sulmit, dëmtimet e Chiesa, Zaniolos dhe Orsolinit imponojnë zgjidhje të reja.

Top Channel