Italia në prag të Nations League, Mancini përgatit listën e futbollistëve të përzgjedhur
Juventus zyrtarizoi përjashtimin e Arkadiusz Milik dhe Khephren Thuram nga lista për Serie A duke e ngrirë impenjimin e sulmuesit polak dhe të mesfushorit francez si në kampionat ashtu edhe në fazën e parë të Europa League.
Vendimi i trajnerit Luciano Spalletti vjen për arsye atletike dhe të menaxhumi të skuadrës; nëse për francezin bëhet fjalë për një kohë rikuperimi pas operacionit në gju që do ta mbajë jashtë fushave të paktën deri në janar, për Milik bëhet fjalë për ‘ngelje në klasë’ në aspektin teknik për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme që e kanë shoqëruar prej dy vitesh si dhe për mbipopullimin e repartit të sulmit pas ardhjeve të Kolo Muani, Woltemade dhe Ekhator.
Duke qenë se mund të luajë vetëm në Kupën e Italisë dhe me një kontratë deri në 30 qershor të 2027, Milik e sheh veten të mënjanuar nga projekti i Juventusit dhe në prag të një largimi të parakohshëm edhe pse mund të shpresojë në përdorimin e një prej dy zëvendësimeve të jashtëzakonshme që lejon rregullorja, përpara rihapjes së merkatos.
Top Channel