Vlahovic vendos derbin e Stambollit, shënoi golin e fitores për Besiktas dhe përplasje me Skriniar

06/09/2026 10:49

Besiktas mori një fitore prestigjioze në derbin e Stambollit ndaj Fenerbahçe me rezultatin 2-1 falë golit vendimtar të shënuar nga Dusan Vlahovic në minutën e 73 me sulmuesin serb që ka shkuar në kuotën e 4 golave të shënuar në 3 ndeshjet e tij të para në Super Ligën turke.

Në një sfidë të ndezur edhe nga golat e Milan Skriniar në minutën e 26 dhe barazimi i përkohshëm i Yilmaz në të 38, sulmuesi serb i skuadrës së drejtuar nga Vincenzo Italiano u konfirmua si lideri absolut i bardhezinjve të Stambollit.

Gjatë kësaj sfide, Vlahovic arriti të fitojë duelin me Romelu Lukakun që u aktivizua në minutën e 67 dhe la gjurmën e tij në një pjesë të dytë shumë të tensionuar dhe të karakterizuar edhe nga një përplasje verbale dhe fizike me vetë Skriniar me të dy futbollistët që u ndëshkuan me karton të verdhë.

Top Channel