Në futbollin për femra nuk u kushtohet rëndësi produkteve, dizajni për lojtarët meshkujt mund t’i vendosë ato në rrezik

16/11/2022 10:59

Studiuesit e sportit po theksojnë mungesën e produkteve të futbollit të krijuar për femra, duke thënë se përdorimi i këpucëve dhe topave të krijuara për lojtarët meshkuj mund t’i vendosë ato në rrezik të madh lëndimi.

Lëndimet e ligamenteve të gjurit tek femrat po shkaktojnë shqetësim në nivel elitar.

Veshja e këpucëve të dizajnuara për meshkuj shkakton dhe fraktura stresi te femrat. Gratë gjithashtu lëvizin dhe vrapojnë në një mënyrë të ndryshme nga burrat ndërsa gjatësia e majave në këpucë është projektuar rreth lëvizjes dhe tërheqjes së mashkullit.

“Kjo rrit rrezikun që gratë të ngecin dhe të shkaktojnë një dëmtim”, tha pedagogu i rehabilitimit sportiv Dr Kat Okholm Kryger.

Mjeku i klubit të Tottenham, thotë se dëmtimet e gjurit të ligamentit të kryqëzuar anterior janë të paktën dy herë më të zakonshme në futbollistët femra kur krahasohen me futbollistët meshkuj.

Shumica e futbollistëve meshkuj kthehen brenda shtatë deri në tetë muaj pas lëndimit, por për futbollistët femra, është të paktën 10.

Studiuesit gjithashtu theksojnë nevojën për të dizajnuar sutjena sportive, pantallona të shkurtra dhe hixhabe më të rehatshme dhe praktike.

Një numër klubesh, duke përfshirë Manchester Cityn, po kalojnë në pantallona të shkurtra me ngjyrë të errët për gratë për shkak të shqetësimeve për rrjedhje të dukshme kur lojtarët janë në periudhën e tyre.

Top Channel