Bujqësi me borxhe në Berat/ Ngjitur me serrën e drogës në Kutalli fermeri nuk gjen dot punëtorë

16/11/2022 12:15

Drenovica është një fshat fushor I mbushur me sera dhe njëra prej tyre u kthye në kryefjalë të mediave pasi u përdor si kapanon për përpunimin e kanabisit.

Në të ishin punësuar 95 gra dhe në ditë harxhoheshin rreth 5 milionë lekë të vjetra vetëm për të paguar fuqinë punëtorë.

Por ndryshe nga kjo serë hashashi situate në fshat nuk është e njëjtë.  Selami Resuli ka një serë vetëm pak metra nga ajo e bashkëfshatarit të tij Hamdi Dyli që ranë pranga si organizator I punishtes së hashashit.

Por në ndryshim nga fqinji i tij Salami Resuli nuk ka mundësi dhe lek të paguajë qoftë edhe 1 punëtor të vetëm për ta ndihmuar në punët e serës.

”Domatja dhe sallatori është hedhur. Ne jemi të falimentuar punoj me gruan djali na iku në Itali se nuk na del. Një punëtor do 20 mijë lek në ditë dhe atë se gjen dot se Kanë ikur të gjithë punëtorët. Unë s’kam lek punoj me djersën e ballit”, tha fermeri Salami Resuli.

I mbështetur vetëm në forcat e tij Salami Resuli është zhytur në borxhe tek pikat e fidanëve dhe plehërave kimikë për të mbajtur serën.

 “Marr borxh kam 1 milionë në një vend dhe 700 mijë tek një tjetër. Skam lek ti ble. I marr borxh dhe i paguaj më vonë”, tha Resuli.

 

Top Channel