Makinat përplasen me njëra-tjetrën, dëmtohen shoferi dhe pasagjeri/ Drejtuesi i njërës prej automjeteve largohet nga vendngjarja

16/11/2022 17:15
Foto ilustruese

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur drejtuesin dhe pasagjerin e njërit prej mjeteve.

“Benzi” me drejtues shtetasin me inicilae M. M. ( i dëmtuar), është përplasur me mjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin me iniciale A. Ç.

Drejtuesi i mjetit “Fiat” është shpallur në kërkim nga policia, pasi u largua nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në rrugën Vlorë-Kuç, në fshatin Gjorm, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. Ç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi M. M dhe pasagjeri shtetasi K. M., i automjetit Benz, të cilët ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e shtetasit A. Ç, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel