Pas sulmit me raketa, Rusia thërret në Ministrinë e Jashtme ambasadorin polak

16/11/2022 17:45

Zëdhënësja Maria Zakharova njoftoi ditën e stome se Rusia ka thirrur në Ministrinë e Jashtme ambasadorin polak që ndodhet në Moskë. 

Ky vendim vjen pas sulmit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Poloninë lindore, ku dy raketa hynë në territoret e tyre.

Kremlini akuzoi Poloninë se kishte reaguar në mënyrë “absolutisht histerike” ndaj incidentit të së martës, kur dy persona u vranë mbetën të vrarë.

Polonia dhe NATO deklaruan se ekziston mundësia se raketa mund të jetë lëshuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, por edhe jo.

Krzysztof Krajewski është ambasador i Polonisë në Rusi që nga maji 2021.

Top Channel