Beyoncé dhe Adele ‘rivale’ në garën për të rrëmbyer çmimet Grammy

16/11/2022 11:57

Beyoncé dhe Adele janë dy artistet të cilat janë nominuar më shumë për çmimet kryesore të Grammy Awards 2023, dhe do të jenë në një përballje me njëra-tjetrën.

Të dy artistet janë nominuar për albumin e vitit, Adele për albumin e saj të katërt ‘30’ dhe Beyoncé për ‘Renaissance’, gjithashtu kënga e Adele ‘Easy On Me’ dhe ‘Break My Soul’ e Beyoncé janë rivale për këngën e vitit.

Nominimet u shpallën të martën, dhe Beyoncé kryeson paktën me nëntë gjithsej, duke përfshirë nominimet në kategoritë e kërcimit dhe R&B.

Harry Styles dhe Coldplay janë gjithashtu në garë për albumin më të mirë.

Taylor Swift ka marrë nominime të shumta për ri-regjistrimin e saj epik të ‘All Too Well’ të vitit 2012, por albumi i saj i fundit, Midnights, u publikua shumë vonë për t’u përfshirë.

Dhe reperi portorikan Bad Bunny ka bërë histori duke u nominuar për albumin e parë të vitit për një album në gjuhën spanjolle. Rekordi i tij, Un Verano Sin Ti (Një verë pa ty), dominoi listat e Billboard-it në SHBA këtë verë, duke u renditur për 13 javë në vendin e parë.

Top Channel