“Kur fëmijët bëhen bashkë, gjëra të mëdha ndodhin”/ Vogëlushët shqiptarë bëhen pjesë e një konkursi filmi ndërkombëtar

16/11/2022 16:52

Yung Audincë Awars është një festival nga Akademia Europiane e Filmit, ku edhe fëmijët shqiptarë tashmë mund të japin votat e tyre për filmat e preferuar.

Yung Audincë Awars  është një nismë e marrë nga akademia Europiane e Filmit ku në fokus janë grupmoshta nga 12-14 vjeç dhe audiencë janë vetëm fëmijët që japin votën për filmin e preferuar nga tre të nomunuarit në EFA.  Tashmë Shqipëria është zyrtarisht pjesë e akademisë së filmit evropian.

“Unë votova dokumentarin për ngrohjen globale si vënd të parë, i cili fitoi edhe çmimin e parë. Çështja ishte e rëndësihme por e kishin realizuar shumë bukur.” tha Emily Krekas, pjesë e jurisë së Yung Audincë Awars.

“Unë jam e dhënë edhe pas kinematografisë dhe pashë edhe pjesën teknike përveç mesazhit apo temës së filmit.”- tha Grejs Boraj, pjesë e jurisë së Yung Audincë Awars.

 

 

 

Top Channel