E mërkurë, 30 Gusht 2023
09:15
“Do jetë katastrofik”! Uragani i afrohet Floridës, po merr fuqi rrugës

Nga një stuhi e kategorisë 3, Idalia po shndërrohet në një uragan të fuqishëm të kategorisë 4 teksa i afrohet bregut perëndimor të Floridës në mesin e paralajmërimeve se forca e tij mund të jetë katastrofike për rajonin.

09:08
Avokatët e paditur bashkë me zotin Trump: Po bënim thjesht punën

Ndërsa John Eastman përgatitej të dorëzohej javën e kaluar tek autoritetet në Xhorxhia i akuzuar për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në këtë shtet, ai lëshoi një deklaratë duke denoncuar çështjen penale.

09:04
Grabitësi tenton ta mbysë me jastëk, 83-vjeçarja arrin të shpëtojë duke e kafshuar

Një grua 83-vjeçare ka përjetuar skena horror mëngjesin e sotëm në Zakynthos të Greqisë.

09:00
Video e frikshme! Tufa e qenve të egër ndjek djalin e vogël në një plazh në Rusi

Një djalë i vogël në Rusi, i cili u sulmua nga një tufë qensh të egër në një plazh, ishte me shumë fat!

08:55
Cilët janë kandidatët republikanë që konkurrojnë për president?

Dhjetë kandidatë republikanë po kërkojnë emërimin zyrtarisht nga partia e tyre për t’u përballur me Presidentin demokrat Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit 2024. Më poshtë gjeni një listë me kandidatët kryesorë.

08:50
Studim: Gjuhët e huaja ndihmojnë kujtesën

Krahasimi i fjalëve, formimi i fjalive, respektimi i gramatikës: Gjuha është një performancë njohëse e nivelit të lartë të trurit tonë.

08:40
Iu hakërrye arbitrit për kartonin e kuq, Van Dijk rrezikon shumë

Van Dijk mund të përballet me një tjetër ndëshkim, pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen Newcastle-Liverpool.

08:35
Kredia kineze “mbyt” Malin e Zi: Pekini mund të konfiskojë pronat shtetërore!

Një studim i Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel, Gjermani (Ifw) tregon se projekti ambicioz tregtar i Kinës, “Rruga e Re e Mëndafshit” ka kosto mjaft të larta pasuese për shtetet e përfshira.

08:25
Rusia bombardon Kievin: Hakmarrje për sulmet me dronë!

Dy persona humbën jetën nga një valë sulmesh ruse me raketa e dronë ndaj kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

08:19
Fitoi tre trofe me City-n, Haaland shpallet lojtari i vitit në Premier League

Sezoni i parë i Erling Haaland me Manchester City-n mund të konsiderohet pa frikë si një vit ëndrrash.

08:15
Poligoni i parë publik në Fushë-Prezë, Rama: Do shërbejë për drejtuesit e rinj të mjeteve

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga punimet e poligonit të parë publik në Fushë-Prezë.

08:10
Vdekja e një blogereje rrit frikën për sigurinë e grave afgane

Hora Sadat ishte një grua që kishte ndërtuar një audiencë të madhe në YouTube përmes krijimit të videove lidhur me jetën në Afganistan.

08:01
Shi dhe ulje temperaturash! Si do jetë moti për sot

Orët e para të mëngjesit do të sjellin kalime të shpeshta të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimore.

E martë, 29 Gusht 2023
22:53
Shtetet e Bashkuara i dërgojnë 250 mln dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sot për pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën që kap vlerën e 250 milionë dollarë, që përfshin sisteme të mbrojtjes kundërajrore dhe municion artilerie dhe pajisje për deminim dhe mjete motorike për personel mjekësor.

22:52
Sytë nga qielli nesër në mbrëmje! “Superhëna blu” nuk do të shihet më deri në vitin 2037

Superhëna e dytë e muajit, e cila gjithashtu ndodh të jetë hëna e plotë më e afërt dhe më e ndritshme e vitit 2023, do të shfaqet mbrëmjen e së mërkurës.

22:44
Turizëm cilësor, çfarë kuptohet dhe përcaktohet me këtë?

Pushuesi ideal duhet të jetë i pasionuar pas kulturës.

22:32
Aksident në Pogradec, plagosen tre të rinj

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, ku automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Xh., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. M.

22:28
Spektakël në Al Nassr-Al Shabab, Ronaldo-Mane protagonistë, sfida mbyllet me katër gola

Al Nassr bën “poker” në takimin e javës së katërt të Saudi Pro League, ku përballë kishte Al Shabab.

22:26
Foto/ U lidh me një vajzë me dashuri, i riu e mbajti sekret për shkak të peshës së saj

Ndërsa ne na pëlqen të pretendojmë se jetojmë në një shoqëri ku të qenit madhësi e madhe nuk ka më rëndësi, e vërteta është se ka ende shumë paragjykime kur bëhet fjalë për njerëzit me peshë “oversize”.

22:10
Barbie i Greta Gerwig ia kalon Harry Poterit dhe Super Marios

Sipas “The Hollywood Reporter”, Barbie e Greta Gerwig ka fituar 1.342 miliardë dollarë në arkat globale, duke u bërë filmi më i mirë komercial në historinë e Warner Bros, duke tejkaluar “Harry Potter and the Deathly Hallows – Part 2”, i cili më parë mbante titullin e publikimit me fitimet më të larta të studios pas premierës së saj në 2011 me 1.341 miliardë dollarë në mbarë botën.

22:02
Zyrtari i NATO-s në Serbi: Presim shtensionim të plotë të situatës në veri të Kosovës

Ne ende presim të shohim një shtensionim të plotë të situatës në veri të Kosovës, tha shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd, Giampiero Romano.

21:53
Samsung akuzohet për foto ‘të rreme’ të Hënës

Përdoruesit e Samsung kanë akuzuar kompaninë për falsifikim të fotove të Hënës të Zmadhimit Hapësinor të fuqizuar nga AI.

21:52
Video/ Shihni urën më të rrezikshme në botë, ndodhet në Pakistan

Një shembull tipik i asaj që ndodh në disa zona veçanërisht të largëta të planetit është kjo urë.

21:52
Miku i Michael Jackson tregon arsyen përse mbante dorezën e shkëlqyer me xhevahirë (fotot)

Një mik i ikonës së muzikës ‘pop’ Michael Jackson ka treguar arsyen e fshehtë përse këngëtari i ndjerë mbante shpesh një dorezë të argjendtë në dorën e tij të djathtë teksa performonte.

21:33
Virusi i Nilit Perëndimor, gjithsej 11 të vdekur në Greqi

Nga fillimi i vitit 2023, deri më sot, në Greqi janë diagnostikuar dhe hetuar gjithsej 89 raste vendase të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor, nga të cilët 74 raste kanë shfaqur simptoma në sistemin nervor qendror dhe dhe 15 raste kishin manifestime të lehta/pa shfaqje në SNQ.

21:28
Sekretarja e Tregtisë: Firmat amerikane thonë se Kina është një vend ku nuk mund të investohet

Sekretarja amerikane e Tregtisë Gina Raimondo tha se kompanitë amerikane janë ankuar se Kina është bërë një vend ku nuk mund të investohet, duke vënë në dukje gjobat, bastisjet dhe veprime të tjera kundër firmave që e kanë bërë shumë të rrezikshme mundësinë e biznesit në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

21:28
Gratë kishin besim te doktori i tyre por u bënë pjesë e një eksperimenti vrasës (fotot)

Shkencëtarët janë ende duke kërkuar të mbijetuara nga një grup grash të cilave iu dha qëllimisht ushqim radioaktiv në vitet 1960-të në Britani, si pjesë e një eksperimenti pervers mjekësor për absorbimin e hekurit.

21:11
OKB përgatitet për krizë humanitare në Niger

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se kriza politike në Niger dhe sanksionet e vendosura ndaj regjimit puçist rrezikojnë të shkaktojnë efekte “katastrofike” humanitare.

21:07
Fund tragjik, ish-futbollisti i Cagliari-t tenton vetëvrasjen

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në botën e futbollit.

20:59
U kritikua ashpër për veprimin e saj me flamurin serb, Lorik Cana mbështet Rita Orën

Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave ditëve të fundit pas performancës së saj me flamurin serb. 

20:53
Dolly Parton nuk pranoi të pinte çaj me Kate Middleton, zbulon arsyen

Dolly Parton pati mundësinë të takonte Kate Middleton, por ajo e hodhi poshtë ofertën.

20:41
Pavard “ndahet” me Bayern, momenti i largimit nga Mynih-u

Benjamin Pavard është gati të nisë një aventurë të re larg Bayern Munich dhe Bundesliga-s.

20:30
Gërvalla dhe Lajçak shprehen optimist për sukses në dialog deri në pranverën e vitit të ardhshëm

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është shprehur optimiste se mund të arrihen suksese në dialogun me Serbinë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

20:21
SHBA thotë se ka shkatërruar rrjetin famëkeq të hakerëve ‘Qakbot’

Autoritetet amerikane thanë se një operacion ndërkombëtar i agjencive të zbatimit të ligjit ka shkatërruar platformën famëkeqe të viruseve “Qakbot” që përdorej jashtëzakonisht shumë nga kriminelët kibernetikë për të kryer krime financiare.

20:10
Zgjidhje për “roleksët britanik”/ Shqiptarët në Angli arrijnë të heqin byzylykët gjurmues

Në një shenjë që mund të interpretohet si sfidë apo lëvizje e paefektshme, tabloidi britanik Daily Mail, menjëherë pas deklaratave të Ministres së Brendshme Suela Braverman për vendosjen e byzylykëve elektronikë, çdo emigranti i ardhur me gomone, për ti gjurmuar ata, sesa për t’i mbajtur të ndaluar nëpër kampet e emigrantëve ose gjetkë, për shkak […]

20:05
Jordi Alba largohet nga kombëtarja e Spanjës, habitet Luis de la Fuente

Kombëtarja spanjolle humbet një tjetër senator historik pas Busquets.

19:47
Vrasja e emigrantit shqiptar në Itali/ Babai i Klajdi Bitrit kërkon ndihmë të kthejë të birin në Shqipëri

Me sytë  në lot dhe zëri që i dridhet babai i Klajdi Bitrit të riut shqiptar që u vra me shtizë pasditen e së dielës në Sirolo të Italisë, kërkon ndihmë.

19:40
“Albania”, më e kërkuar/ Rezulton fjala e dytë më e kërkuar në internet nga italianët

Debatet kryesisht për çështjet politike karakterizuan këtë verë për italianët në rrjetet sociale.

19:38
Ukraina nuk sheh rënie të mbështetjes së Perëndimit

Ukraina nuk ka frikë se do të ketë rënie të ndihmës nga Perëndimi për luftën, tha ministri i Jashtëm ukrainas, duke hedhur poshtë gjetjet e një ankete të publikuar në SHBA, në të cilën thuhej se ka rënie të mbështetjes së publikut dhe u vunë në pah komentet kritike nga disa konservatorë amerikanë.

19:27
Katër të arrestuar në Spanjë për sabotim me vaj në rrugë, të garës kombëtare të çiklizmit (fotot)

Policia spanjolle tha sot se ka arrestuar katër burra që ishin përgatitur të sabotonin duke lëshuar vaj në një pjesë të autostradës, garën kombëtare të çiklizmit ‘Vuelta a Espana’.

19:20
Duhet të konsumojmë një mollë në ditë, por kur është momenti më i përshtatshëm

Një mollë në ditë e mban mjekun larg, është një thënie e vjetër e njohur edhe nënat tona na detyruan ta besojmë.

19:18
Konsumi i energjisë është ulur/ Bizneset dhe familjarët, 7 përqind më pak se një vit më parë

Konsumi i energjisë elektrike u ul në gjashtë muajt e parë të vitit Si nga bizneset ashtu edhe nga familjet.

19:02
Protesta në Londër për ndarjen e zonave “të emetimeve të ulëta toksike” (fotot)

Qindra protestues ishin mbledhur sot para kryeministrisë në Londër kundër zgjerimit të zonave “me emetime të ulëta karboni” të njohura si ULEZ, që i ndalojnë banorët të shkojnë në punë me makina të prodhimeve të fundit, ose jo elektrike.

19:01
Përfshihet nga flakët Parku i Lurës! Situata serioze, Forcat Ajrore nisen për shuarjen e zjarrit

Parku Kombëtar i Lurës është përfshirë nga flakët.

18:58
Komisioni Evropian kundërshtoi deklaratat e Michel për zgjerim/ Reagon Rama: Më mirë në autobusin e BE-së se sa në aeroplanin e Rusisë

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas kundërshtimit që Komisioni Evropian i bëri objektivave që Charles Michel deklaroi ditën e djeshme, në samitin e Bledit në Slloveni për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

18:49
Video e ditës/ Zjarrfikësit e Tiranës shpëtojnë kotelen që kishte hipur në pemë

Shërbimi i Zjarrfikësve në Tiranë, janë mobilizuar këtë të martë për të shpëtuar një kotele që kishte hipur në majë të një peme.

18:45
“Barbie” pushon në Greqi/ Margot, në momente romantike me bashkëshortin e saj në Sifnos

Margot Robbie ka zgjedhur Greqinë për disa ditë relaksi këtë fund gushti, së bashku me bashkëshortin e saj Tom Ackerley.

18:42
Foto/ Të gjithë sytë nga Rita Ora! Me një buqetë lule në dorë ylli duket super stil rrugëve të Italisë

Rita Ora siguroi që të gjithë sytë ishin tek ajo teksa doli në rrugët e Veronas, Itali përpara një konference për shtyp të martën.

18:38
15 vjeçarja egjiptiane djeg shtëpinë për të vrarë babanë që i rrihte të ëmën (fotot)

Një vajzë 15 vjeçare egjiptiane raportohet se ka vrarë babanë e saj duke e djegur të gjallë në shtëpinë e tyre, në zonën Atfih në jug të qytetit të Giza.

18:26
Kosovë, parregullsi në Fondin për Sigurimet Shëndetësore: Pacientët nuk u trajtuan në mënyrë të barabartë

Rezultatet e auditimit tregojnë se pacientët nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë që nga procesi i aplikimit e deri te aprovimi i kërkesave nga ana e Fondi për Sigurime Shëndetësore.

18:25
Profesioni që do të ndiqte Jennifer Aniston nëse nuk do të ishte aktore

Jennifer Aniston ka treguar se cili është pasioni i saj krijues vitet e fundit dhe mund të ishte bërë profesion i saj nëse nuk do të ishte aktore.

18:07
Florida urdhëron evakuimin e banorëve për shkak të uraganit Idalia

Banorët përgjatë bregut perëndimor të Floridës janë urdhëruar që të evakuohen para arritjes së uraganit Idalia, pasi meteorologët thanë se stuhia po forcohej dhe mund të bëhet “shumë e rrezikshme” kur të arrijë në Florida.

18:05
Një ditë e veçantë për të, ja çfarë feston sot Kiara Tito!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë.

18:00
Gruaja tregon si të zbulosh gjithçka që Google “di” rreth teje (fotot)

Një grua ka treguar në rrjet sesi të mësojmë të gjithë informacionin që Google ka regjistruar për çdo person.

17:49
“Lukaku-Mania”, kore dhe flakadanë! Tifozët e Romës presin me entuziazëm Lukakun

Roma arriti të mbyllë një prej marrëveshjeve më të rëndësishme këtë merkato, teksa nëpërmjet formulës së huazimit transferoi Romelu Lukakun nga Chelsea.

17:49
Zjarret në Greqi, më të mëdhatë të regjistruara ndonjëherë në BE

Mekanizmi i mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian tha të martën se ka dërguar në Greqi 12 avionë, 400 zjarrfikës dhe 60 automjete për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, që cilësohen të jenë më të mëdhatë ndonjëherë në Evropë.

17:47
“Pasi e goditi në gjoks me shtizë, algjeriani iku në plazh”/ Vrasësi i Klajdi Bitrit: Ishte aksident

Molloul Fatah, 27-vjeçari algjerian i arrestuar për vrasjen e Klajdi Bitrit me shtizë i tha policisë së nuk e ka kuptuar se ka qëlluar të riun shqiptar dhe se vrasja ka qenë aksidentale.

17:32
Gjyqi ndaj Turmp në mesin e fushatës presidenciale, çfarë pritet të ndodhë

Gjykatësja federale e çështjes kundër ish-presidentit Donald Trump në Washington vendosi 4 marsin e vitit të ardhshëm si datën e fillimit të gjyqit ndaj tij lidhur me akuzat se u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

17:28
Qindra fluturime në Mbretërinë e Bashkuar u anuluan sot! Ndërprerja pritet të zgjasë disa ditë

Fluturimet në Britaninë e Madhe janë vonuar edhe sot, duke bërë që mijëra njerëz të presin në aeroporte për orë të tëra, që pas një defekti teknik në kontrollin e trafikut ajror ditën e djeshme.

17:28
Gjykata e lartë në Pakistan pezullon dënimin e ish-kryeministrit opozitar, thotë avokati (fotot)

Vijon paqartësia nëse ish-kryeministri do të lirohet nga burgu pas disa vendimve kontradiktore të zyrtarëve të gjyqësorit.

17:17
Wagner: Prigozhin u varros në Shën Petersburg

Ceremonia mortore për kreun e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, është mbajtur më 29 gusht, tha grupi mercenar.

17:16
Ish-kryeministri Fatos Nano është mirë me shëndet, konfirmojnë familjarët

Lajmi se ish-Kryeministri Fatos Nano është në gjendje të rëndë shëndetësore është përgënjeshtruar nga familjarë të tij.

17:00
U qëllua për vdekje me shtizë, Bashkia Lushnjë mbulon shpenzimet e kthimit të trupit të Klajdi Bitrit

Babai i 23-vjeçarit Klajdi Bitri, që mbeti i vrarë pas një konflikti në Itali, ka kërkuar ndihmë për kthimin e trupit të djalit.

16:58
Foto/ Justin dhe Hailey Bieber në qendër të vëmendjes me daljen e tyre të fundit, njerëzit i quajnë “çift ballkanas”

Këngëtari Justin Bieber ka marrë gjithë vëmendjen e medieve gjatë një eventi për lançimin e produktit të ri “Rhode” të Hailey Bieber.

16:46
U largua nga Real Madrid, 32-vjeçari merr vendimin e papritur për karrierën

Eden Hazard duket se është pranë marrjes së një vendimi ekstrem për karrierën e tij.

16:43
Qentë gjigantë që arrijnë më lart se pronarët e tyre njerëzorë, në imazhet e rralla nga vendet e botës (fotot)

Ata mund të jenë në të gjitha format e masat, por ky koleksion zbavitës imazhesh tregon qen vërtet gjigantë që ngrihen dhe “një kokë” më lart se pronarët e tyre, duke i bërë të duken si xhuxhmaxhuxhë.

16:39
Të gatshëm për luftë kundër Rusisë, Ukraina zbulon robotët e rinj luftarak ‘kamikazë’

Ukraina po punon në krijimin e një “ushtrie robotësh”, për të rritur radhët e automjeteve të saj pa pilot të vendosura përgjatë vijës së frontit kundër forcave ruse.

16:37
Disa rregulla të thjeshta, sekreti i Eva Longoria për një pamje gjithnjë rinore

Eva Longoria është një artiste e suksesshme në profesionet e saj si aktore, producente dhe regjisore.

16:25
​Kroacia: BE do të fillojë negociatat e anëtarësimit me Bosnjën deri në fund të vitit 2023

Negociatat e anëtarësimit midis Bashkimit Evropian dhe Bosnjë Hercegovinës janë në rrugën e duhur për të filluar nga fundi i këtij viti ose në fillim të vitit 2024, tha të martën kryediplomati kroat, Gordon Grlic Radman.

16:18
Zhduket turistja gjatë zhytjes turistike në Detin e Kuq, bashkëshorti del pa ndjenja në sipërfaqe në Egjipt (fotot)

Nëna e një fëmije është zhdukur gjatë një zhytjeje turistike 120m të thellë në një rezort të Egjiptit kurse bashkëshorti i saj kishte dalë pa ndjenja në sipërfaqe, raportohet së fundmi nga vendi.

16:17
Tentoi të kalonte 11 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, nën hetim 39-vjeçarja nga Berati

Një 39-vjeçare nga Berati është nën hetim pasi tentoi të nxirrte nga vendi ynë 11 150 euro të padeklaruara.

16:10
Tre të vdekur pas rrëzimit të helikopterit të FSB-së

Një helikopter i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) u rrëzua në Rusinë qendrore, duke lënë të vdekur të paktën tre persona, thanë zyrtarët rajonalë.

16:10
Dita e dytë e grevës, mamaja e Rubiales: Jam gati edhe të vdes për drejtësinë e djalit!

Çështja “Rubiales” po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Spanjë.

16:07
SHBA i kërkon Rusisë ta trajtojë mirë ish-punëtorin e Ambasadës amerikane

Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar Rusinë që të respektojë traktatet ndërkombëtare në rastin e ish-punëtorit të Konsullatës amerikane në Rusi i cili është arrestuar.

15:59
Dërgonte pjesë për montimin e dronëve në Rusi, Gjermania pranga të riut! Intinerari që ndiqte

Prokurorët gjermanë kanë arrestuar një shtetas gjermano-rus me dyshimin për eksportimin e komponentëve të përdorur nga Rusia në prodhimin e pajisjeve ushtarake. 

15:48
Rusia transmeton pamje të rralla të amerikanit të burgosur Paul Whelan

Mediat shtetërore ruse kanë publikuar pamje filmike të amerikanit Paul Whelan në një burg në Rusi.

15:42
Nga dhuna në familje te konflikti për pronat! Arrestohen dy persona në Dibër, një tjetër i proceduar

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Dibër.

15:35
Karnavalet e Londrës mbyllen me përleshje me thika e hanxharë, pas tre ditë kaosi dhe zbavitjesh shumëngjyrëshe (fotot)

Pamje të publikuara sot tregonin grupe të rinjsh që përlesheshin dje në karnavalet e Notting Hill në Londër, teksa dita e fundit e festimeve ia la vendin ekseseve e dhunës në eventin tradicional problematik.

15:26
Mitrovica Jazz, edicioni i parë i festivalit

Edicioni i Parë i festivalit “Mitrovica International Jazz Days” sapo ka nisur në Sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

15:24
“Mourinhos i pëlqen të bëjë filma”, Cassano: Sarri bëri një idiotësi duke larguar Taren

Antonio Cassano nuk përdor diplomacinë në atë që thotë së fundmi në lidhje me dy klubet e kryeqytetit, Roma dhe Lazio. Ish-futbollisti vendos nën akuzë trajnerin Jose Mourinho dhe trajnerin Mauricio Sarri.

15:08
Gjyqi për “Metamorfozën”/ Policë, kriminelë e biznesmenë u arrestuan nga SPAK

Përdorshmëria si provë e komunikimeve të transkiptuara në rrjetin SKY dhe Encrochat ishte tema e debatit në Gjykatën e Apelit të Posaçëm ku biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori XHevahir Lita e ish-shefi i operacionales Oltion Bistri së bashku me 3 të arrestuar të tjerë kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë.

15:08
Kreu marrëdhënie seksuale me të bijën, e reja kallëzon të atin në Polici! Ndalohet 57-vjeçari

Dy raste të ngacmimit dhe dhunës seksuale janë shënuar sot në Sarandë. Një 57 vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me dhune me vajzën e tij dhe një 67-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

15:06
Më të mirët shkojnë te Mjekësia/ Nisin regjistrimet në universitete, kontratat firmosen më vonë

Ka nisur këtë të martë regjistrimi i maturantëve fitues në të gjithë fakultete e vendit.

15:01
Rusia “njeh” Kosovën, harta që mund të zemërojë Putinin!

Nuk dihet ende nëse është një gabim, por në mediat në Kosovë, lajmi i një harte të publikuar nga diplomacia ruse e cila shfaq Ukrainën brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, me pjesët lindore të aneksuara nga rusët pas pushtimit, si dhe me Krimenë

14:57
Dikur konsiderohej talent i madh, ish-i i Manchester United drejt Arabisë Saudite

Futbollisti me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, është pranë transferimit në Arabinë Saudite.

14:49
Ministri Balla takim me anëtarin e Parlamentit Europian, Andrey Novakov

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me anëtarin e Parlamentit Europian, Andrey Novakov.

14:49
Presidenti i Iranit Raisi: Perëndimi ka dështuar ta izolojë Iranin

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha se Perëndimi ka dështuar ta izolojë vendin e tij, përderisa nuk e përjashtoi mundësinë e rinisjes së bisedimeve për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.

14:32
Shprehu keqardhje ndaj carëve imperialistë rusë, Papa Françesku kritikohet ashpër nga Ukraina

Papa Françesku është kritikuar nga Ukraina për komentet në të cilat shprehte keqardhje dhe lavdëronte carët e Rusisë imperialiste.

14:31
Si t’i njohim njerëzit e besueshëm? Shkenca vizaton identikitin

Studiuesit kanë qenë në mëdyshje prej kohësh se si të përcaktojnë nëse dikush është i besueshëm. Tani, falë studimeve mund ta zbulojmë mes qindra njerëzve që na rrethojnë se kujt duhet ti besojmë dhe kujt jo; mjafton të vëmë re disa karakteristika dhe tipare që studiuesit i kanë “shënjuar” si të dhëna shkencore.

14:26
I dashuruar me Dean? Kristi i jep fund thashethemeve: Jam në një lidhje!

Kohët e fundit Kristi dhe Dea Mishel janë komentuar për një lidhje dashurie.

14:21
Shfrytëzoi për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet në Kapshticë autori

Një 28-vjeçar, që dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë, është vënë në pranga në pikën kufitare në Kapshticës, gjatë tentativës për t’u larguar drejt Greqisë.

14:13
Kasa drejt Sllovenisë, nesër prezantimi tek skuadra e re

Redi Kasa do të vijojë karrierën e tij në Slloveni.

14:12
Trafik narkotikësh dhe kundërshtim i punonjësit të Policisë! Një i arrestuar, një në kërkim dhe 6 të proceduar në Shkodër

Një person është arrestuar, një është shpallur në kërkim dhe 6 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Shkodër.

14:06
“Kazan”, deputeti i VV sulmon mediat në Kosovë: Bën krahasimin me Economist!

Teksa shpërndante në rrjetet sociale një shkrim të “The Economist”, që në fokus kishte kompanitë pioniere kosovarë të biznesit që siç thuhej aty, ‘po përdorin zgjuarsinë e tyre komerciale dhe përvojën e fituar me vështirësi për të transformuar ekonominë e atdheut të vet’, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, shënjestroi edhe mediat vendase duke bërë krahasimin mes tyre dhe gazetës prestigjioze britanike.

13:58
Tiranë/ 15 automjete të bllokuara! 28 persona të arrestuar dhe nën hetim për shkelje të rregullave të qarkullimit

Brenda një jave në Tiranë 28 persona janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë për drejtim automjeti në gjendje të ndehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

13:56
KE, përplasje me Michel për Ballkanin: Jo afate, të përmbushen kriteret!

Komisioni Europian iu përgjigj përmes zëdhënëses së tij, Dana Spinat propozimit të presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, që viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet e tashme kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim.

13:54
Kamioni pëson defekt, bllokon aksin rrugor “Vlorë-Llogora”

Një kamion ka pësuar defekt në rrugë dhe për pasojë ka shkaktuar bllokimin e rrugës “Vlorë-Llogora”.

13:45
Mungesa e barnave nga plazma e gjakut, problematikë serioze në Evropë

Pas ndërprerjes së fraksionimit të plazmës në Institutin e Imunologjisë dhe prodhimit të barnave biologjike nga plazma e gjakut në vitin 2013, Kroacia prej dhjetë vitesh importon barna të shtrenjta të prodhuara nga plazma.

13:44
Incidenti me flamurin serb në koncert, Rita Ora i drejtohet atyre që e kritikuan me një video

Incidenti që ndodhi në koncertin e Rita Orës në Hungari, ku mori një flamur serb nga një fans, është komentuar gjatë këto ditët e fundit.

13:33
Hodhi armën dhe tentoi të largohej, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Një 34-vjeçar është arrestuar në Shkodër për armëmbajtje pa leje.