Shprehu keqardhje ndaj carëve imperialistë rusë, Papa Françesku kritikohet ashpër nga Ukraina

29/08/2023 14:32

Papa Françesku është kritikuar nga Ukraina për komentet në të cilat shprehte keqardhje dhe lavdëronte carët e Rusisë imperialiste.

Françesku u tha të rinjve rusë të mbanin mend se ata janë trashëgimtarë të carëve të kaluar si Pjetri i Madh, të cilin Putin e ka mbajtur si shembull për të justifikuar pushtimin ukrainas.

Mesazhi i dhënë të premten gjatë një fjalimi të drejtpërdrejtë drejtuar të rinjve katolikë të mbledhur në Shën Petersburg, Papa tha: “Mos harroni trashëgiminë (tuaj). Ju jeni trashëgimtarë të Rusisë së madhe – Rusisë së madhe të shenjtorëve, mbretërve, Rusisë së madhe të Pjetrit të Madh, të Katerinës së II, perandoria e madhe ruse, e kulturuar, aq shumë kulturë, aq shumë njerëzim.”

“Ju jeni trashëgimtarët e nënës së madhe Rusisë. Shkoni përpara”- tha Ati i Shenjtë teksa lexonte fjalimin e përgatitur në spanjisht, por të kthyer në një italishte të improvizuar në fund.

Vatikani publikoi tekstin e fjalimit të shtunën, por nuk përfshiu paragrafin e fundit, të improvizuar. Një video e Papës duke bërë komentet u postua nga faqet e internetit fetare.

Është pikërisht me një propagandë të tillë imperialiste, “lidhjet shpirtërore” dhe “nevoja” për të shpëtuar “Nënën e madhe Rusinë” që Kremlini justifikon vrasjen e mijëra ukrainasve dhe shkatërrimin e qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës”- zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

“Është thellësisht për të ardhur keq që nocione të tilla të të qenit një fuqi e madhe, që kontribuojnë në thelb në agresivitetin kronik të Rusisë, shprehen nga Papa, me vetëdije ose pa vetëdije”, tha Nikolenko.

Top Channel