Shfrytëzoi për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet në Kapshticë autori

29/08/2023 14:21

Një 28-vjeçar, që dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë, është vënë në pranga në pikën kufitare në Kapshticës, gjatë tentativës për t’u larguar drejt Greqisë.

Nga hetimet rezulton se shtetasi me iniciale F.P., banues në Greqi, gjatë këtij muaji, ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia.

Ndaj 30-vjeçares ka nisur hetimi për veprën penale “Prostitucioni”. Ndërkohë, sipas policisë dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, i ka vjedhur vajzës një shumë parash dhe policia vazhdon kërkimet për gjetjen e tij.

Top Channel