Edicioni i Parë i festivalit “Mitrovica International Jazz Days” sapo ka nisur në Sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Nata e parë ka krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme. Në skenë performuan artisti fitues i Grammy-t, Richard Bona, i shoqëruar nga MIJD BIG BAND, orkestra e përbërë nga muzikantë të talentuar nga Kosova dhe Ballkani, të udhëhequr nga dirigjenti Edon Ramadani.

Organizuar nga këngëtarja dhe producentja Rona Nishliu, ajo rrëfen arsyen pse zgjodhi qytetin e Mitrovicës.

Programi i festivalit vazhdon deri me 2 shtator. Përgjatë këtyre ditëve koncerte dhe punëtori të ndryshme do të shoqërojnë të gjithë jazz dashësit.

Dyshja Michael League dhe Bill Laurance, Ansambli Ganna, Elina Duni, MIJD Big Band – orkestra rezidente e festivalit, e përbërë nga muzikantë të njohur dhe artistë të rinj të talentuar nga Kosova dhe Ballkani, janë vetëm disa nga artistët e njohur që do të ngjiten në skenë.

Top Channel