“Ols Dado nuk e ka bërë magjistraturën, këtë e dinë të gjithë”/ Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri
Dy raste të ngacmimit dhe dhunës seksuale janë shënuar sot në Sarandë. Një 57 vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me dhune me vajzën e tij dhe një 67-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.
67-vjeçari me inicialet J.SH. është arrestuar, pasi 15-vjeçarja ka njoftuar se ky shtetas po e ngacmonte seksualisht në banesën e saj.
Po këto shërbime bënë ndalimin e një 57-vjeçari, me inicialet R. Rr.,për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, pasi e bija 24-vjeçare kallëzoi në Polici se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në banesën e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel