E hënë, 10 Prill 2023
11:49
Shfaqje për TikTok, gjobiten shoferët që kryenin manovra të rrezikshme në “Bulevardin e Ri”

Manovrat e rrezikshme në rrugët e kryeqytetit, për t’i shpërndarë më pas në rrjetet sociale, i kane kushtuar disa të rinjve që janë identifikuar nga policia.

11:45
Meri Shehu tregon dy datat më të mira për këtë muaj dhe shenjat favorizuese

Astrologia e njohur Meri Shehu, ka ndarë me publikun edhe datat më me fat të shenjave të horoskopit për muajin Prill.

11:38
Breshëri sulmesh në dy qytete kryesore ukrainase, ndërsa Zelensky dënon sulmet e Pashkëve

Luftimet nuk u ndalën për të dielën e Pashkëve në Ukrainë, me Rusinë që nisi dhjetëra sulme në Bakhmut dhe Avdiivka, në rajonin lindor të Donetskut.

11:33
Kush fiton Bashkinë e Tiranës/ Ja parashikimi që bën Meri Shehu

Astrologia Meri Shehu, ka bërë dhe një koment në lidhje me zgjedhjet vendore që janë në 14 majit.

11:27
Ukraina ndryshon planet ushtarake pas rrjedhjes së dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit

Ukraina ka ndryshuar një numër të planeve të saj ushtarake pas rrjedhjes së dokumenteve “shumë të klasifikuara” të Pentagonit, kanë pohuar raportet këtë mëngjes.

11:21
Ekspozita e rrallë në Paris: Paraqitet sarkofagu i Ramsesit të II-të!

Sarkofagu i faraonit të lashtë egjiptian Ramses II, u zbulua përpara gazetarëve në Paris pas udhëtimit të tij të rrallë jashtë Egjiptit.

11:15
Gjykimi i Thaçit, “The Guardian”: Procesi që do të rishkruajë historinë!

Përmes një artikulli të gjatë, gazeta e njohur britanike “The Guardian”, ka kërkuar të hedhë një vështrim më të thellë mbi procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

11:13
Detaje nga rrjedhja e dokumenteve të klasifikuara mbi luftën: Trupat ruse premtuan bonus për shkatërrimin e tankeve të furnizuara nga NATO

Të tjera detaje janë zbuluar rreth dokumenteve të inteligjencës amerikane, të cilat u shfaqën për herë të parë në mediat sociale Twitter dhe Telegram më 6 prill.

11:02
Astrologia: Kjo shenjë do gjejë dashurinë e jetës këtë muaj

Astrologia e njohur Meri Shehu, ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ku ka bërë parashikimin e çdo shenje për muajin prill.

10:56
Fotolajm/ Ukrainasit stërviten në Donbas ndërsa betejat vazhdojnë

Forcat ukrainase stërviten në Donbas, ndërsa betejat vazhdojnë.

10:49
Gjermania paralajmëron ndalimin e hyrjes për sportistët rusë

Sportistë nga Rusia mund të përballen me refuzimin e hyrjes në Gjermani nëse lejohen të marrin pjesë përsëri në ngjarje sportive ndërkombëtare, tha Ministrja e Brendshme Nancy Faeser.

10:39
U kap në Bali me kokainë në çantë, 19-vjeçarja mund të ekzekutohet me pushkatim

Një vajzë adoleshente mund të ekzekutohej me pushkatim, pasi u kap duke kontrabanduar drogë në Bali.

10:30
Të burgosurit britanik telefonë në qelitë e tyre të burgut, The Sun: Fyerje për të gjithë ata që i binden ligjit

Në Britaninë e Madhe ka nisur një debat i fuqishëm sa i përket vendosjes së telefonave në qelitë e burgut të të dënuarve më të rrezikshëm në vend.

10:24
Rritja e pagave, Rama: Fryt i forcimit të shtetit dhe uljes së korrupsionit

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka folur për rritjen e pagës mesatare në vend, që sipas tij do të arrijë 900 euro vitin e ardhshëm.

10:19
Taylor Swift dhe aktori Joe Alwyn i japin fund lidhjes së tyre 6-vjeçare

Taylor Swift dhe aktori Joe Alwyn ndahen pas 6 vitesh të lidhur.

10:06
Dashuria e madhe për Dortmundin, veprimi i kapitenit lumturon tifozët

Marco Reus është një legjendë e gjallë në “Signal Iduna Park”. Kapiteni luan me Borussia Dortmund prej vitit 2012.

10:04
Trembi për vdekje 1100 pulat e fqinjit, burri nga Kina dënohet me burg

Një burrë nga Kina i identifikuar vetëm me mbiemrin e tij Gu, u dënua me burg këtë javë, pasi një gjykatë e shpalli fajtor sepse kishte frikësuar për vdekje 1100 pula, që i përkisnin një fqinji me të cilin ishte në grindje të vazhdueshme.

10:03
Angli/ Vrasësi shqiptar mbërrin me gomone! The Sun: Na bllokoi gjykata, i dha anonimitet

Një shqiptari, person i botës së krimit, i është dhënë anonimiteti pasi ka kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, për të mbrojtur sigurinë e tij. Një gjykatës e ndaloi The Sun të identifikonte personin, fajtor për krime të tmerrshme, përfshirë vrasjen.

09:57
Marsejë, nxirren dy trupa nga godina e shkatërruar: Shpërthimi, ende pa shkak!

Dy trupa të pajetë janë nxjerrë nga gërmadhat e ndërtesës katërkatëshe të rrafshuar prej një shpërthimi të fuqishëm në qytetin francez të Marsejës.

09:48
Zbulimi i dokumenteve të klasifikuara mbi luftën në Ukrainë, spiunazh? Koreja e Jugut ulet në bisedime me SHBA-të

Koreja e Jugut ka konfirmuar se është në dijeni të lajmeve për rrjedhjen e disa dokumenteve shumë të klasifikuara amerikane, të cilat detajojnë bisedat e saj private për Ukrainën.

09:43
SHBA nis luftanijen drejt Tajvanit: “Kina përdor municione të vërteta”!

Shtohen tensionet në perëndim të Paqësorit.

09:35
Zbuloni simptomat e pazakonta të diabetit në sy: Ja si duket një sy diabetik

Diabeti mund të ndikojë në trupin tuaj në shumë mënyra.

09:33
Gafë qesharake e portierit në Suedi, ngatërron topin me pikën e bardhë të penalltisë

Një gafë qesharake vjen nga Suedia në takimin mes skuadrave të Hacken dhe Hammarby.

09:20
Atletico “presion” Realit, Simeone tregon sekretin e suksesit

Atletico Madrid është “ndezur”. Skuadra e Diego Simeones triumfoi 1-2 në një transfertë të vështirë si ajo e Rayo Vallecano-s. Dhe tani ndodhet dy pikë larg Realit të vendit të dytë.

09:19
Elon Musk: Tesla do të ndërtojë një fabrikë të re baterish në Shangai

Kompania e makinave elektrike që i përket Elon Musk, Tesla, thotë se po zgjerohet në Kinë, duke ndërtuar një fabrikë të re për të prodhuar bateritë e saj në shkallë më të gjerë.

09:18
Shitet skulptura e banorëve të “Big Brother VIP”/ 8200 euro shkojnë për familjen e të ndjerit Pal Kola

Deamishel në bashkëpunim me banorët e tjerë përgatitën një skulpturë për ta shitur në emisionin “Artkand”, në mënyrë që paratë të shkonin për familjen e Pal Kolës, të ndjerit që humbi jetën në orët e para të mëngjesit të 27 marsit në godinën e Top Channel, kur televizioni kombëtar u sulmua me breshëri plumbash.

09:10
Qëlloi me armë në dasmën e saj, nusja indiane ndodhet në arrati

Policia në shtetin verior indian të Uttar Pradesh, është në kërkim të një nuseje që qëlloi me armë në dasmën e saj.

08:59
Kina vazhdon manovrat ushtarake pranë Tajvanit

Kina vazhdoi të hënën manovrat e saj ushtarake në shkallë të gjerë pranë Tajvanit, për të tretën ditë radhazi, si hakmarrje ndaj takimit të presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-wen me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin McCarthy javën e kaluar.

08:53
Britania: Rusia po përpiqet të normalizojë situatën në zonat e aneksuara të Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe tha të dielën se paraqitja e raportit kryesor të Ministrit të Brendshëm rus Vladimir Kolokoltsev në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë ishte një përpjekje për të normalizuar situatën në zonat e aneksuara ilegalisht të Ukrainës.

08:48
Trupa famëkeqe “Wagner” po përjeton shumë humbje, zmadhohet varreza e mercenarëve rusë

Trupa famëkeqe ruse, “Wagner” që lufton kundër trupave ukrainase po përjeton shumë humbje.

08:32
Aksident në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, karrotreci përplas për vdekje 50-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rreth orës 03:00 në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, ku një 50-vjeçar ka mbetur i vdekur.

08:28
Spitali i ri Intern drejt përfundimit, Rama: Do të shërbejë për trajtimin e sëmundjeve të brendshme

Spitali i ri Intern në korpusin spitalor të Traumës është drejt përfundimit.

08:20
Lamtumirë centrale: Gjermania braktis energjinë bërthamore!

Gjermania i dha lamtumirën energjisë bërthamore me mbylljen e tre centraleve të fundit atomike në vend.

08:11
Macron: Evropa të formojë qëndrimin e saj mbi Tajvanin

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Evropa nuk ka interesa në thellimin e krizës mbi Tajvanin dhe duhet të ndjekë një strategji të pavarur si nga Uashingtoni ashtu edhe nga Pekini, thuhet në komentet e publikuara të dielën në gazetat franceze “Les Echos” dhe “Politico”.

08:04
Parashikimi i motit/ Pasditja do shoqërohet me reshje shiu në këto zona

Orët e parë të ditës do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë në Shqipëri kthjellime dhe kalime vranësirash, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

E diel, 09 Prill 2023
22:45
Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë, kapiteni braktis mjetin e lundrimit! Pasagjerët në rrezik

Një anije me rreth 400 persona në bord në ujërat mes Greqisë dhe Maltës, rrezikon të jetë duke u përmbytur.

22:36
Helmohen vajzat në shkolla! Regjimi i Teheranit nën akuzë për sulmet

Qindra nxënës janë helmuar qëllimisht në të paktën 16 shkolla në Iran dhe u dërguan me urgjencë në spital.

22:23
Moldavia, “dominoja” e parë në një plan të ri të Rusisë për përshkallëzimin e konfliktit në Evropë

Një nga pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë është fakti se Kremlini ka humbur një pjesë të madhe të ndikimi të tij në vendet ish-sovjetike.

22:14
Pse finlandezët janë njerëzit më të lumtur në botë

Studimi i Kombeve të Bashkuara mbi Lumturinë Botërore, u kërkon qytetarëve të vlerësojnë nivelin e tyre të lumturisë, dhe i rendit vendet bazuar në përgjigjet e tyre. Ajo ngre pyetjen: Cilat janë karakteristikat e një vendi të lumtur?

21:57
Fitore e madhe e Almerias, Valencia në zonën e rënies

Almeria arriti një fitore të madhe në shtëpi me rezultatin 2-1 përballë Valencias. Skuadra e trajnerit Rubi vuajti deri në fund, por arriti një triumf shumë të rëndësishëm në luftën për mbijetesë.

21:49
Sulm me armë në Florida! Një person vret tre anëtarë të një familje, qëllohet për vdekje nga policia

Tre persona dhe një i dyshuar si autori i ngjarjes kanë gjetur vdekjen pas një incidenti vdekjeprurës në Orlando, Florida.

21:36
Përshkallëzohen tensionet mes vendeve, Izraeli i kundërpërgjigjet me sulme Sirisë

Izraeli ka sulmuar me raketa Sirinë këtë të dielë, në përgjigje të sulmeve që bënë ndaj njëri-tjetrit së fundmi.

21:28
Po ngjiteshin në mal, orteku i merr jetën katër personave në Francë

Katër persona humbën jetën pasi një ortek i mori përpara teksa ngjisnin malin 3600 metra në Alpet franceze.

21:13
Kur vjen puna për drama, këto 4 shenja të zodiakut do të jenë patjetër aty të pranishme!

Mënyra se si i afrohemi dhe zgjidhim konfliktin shpesh qëndron në pozicionin e shenjës dhe shtëpisë së Marsit, planetit të vullnetit, i quajtur për perëndinë e luftës.

20:52
Vllaznia merr fitoren e parë sezonale ndaj Erzenit, Laçi përmbys Teutën

Vllaznia rikthehet te fitorja në Superiore me trajnerin e ri Goce Seldoski. Kuqeblutë triumfuan në shtëpi me rezultatin 3-1 përballë Erzenit.

20:36
Ukrainë, dy të vrarë nga sulmet ruse në Zaporizhia

Në Ukrainë, një burrë 50-vjeçar dhe vajza e tij 11-vjeçare u vranë pasi forcat ruse goditën të dielën një ndërtesë banimi në qytetin Zaporizhia, thanë autoritetet.

20:21
Të huajt që flasin shqip! Si po e mësojnë të ardhurit nga Afrika e jugut deri në Australi

E njohur si një nga gjuhët më të vjetra dhe më të rralla në botë, gjuha shqipe tërheq gjithnjë e më shumë të huajt që vijnë në Shqipëri.

20:04
Mashtruesi i vizave, 61-vjeçari zhvaste para për bixhoz

Një 61 vjeçar i cili dyshohet se ka varësi nga lojërat e fatit, arriti të zhvaste 900 euro nga një shtetas, që mbas një njohjeje rastësore në lokal i premtoi se do ta pajiste me vize turistike britanike.

19:58
Gjoba për gabimet gjuhësore/ Gjuhëtari Shkurtaj: Shembulli italian, hapi i fundit

Mbrojtja e gjuhës mëmë në komunikime dhe dokumente zyrtare nuk është një shqetësim vetëm i Shqipërisë.

19:56
Më pak emigrantë shqiptarë, në rënie numri i lejeve të qëndrimit në Greqi

Një grafikë gjithnjë në rënie pasqyrojnë shifrat e publikuara nga Ministria greke e politikës së Emigracionit në lidhje me numrin e shtetasve shqiptarë që rezultojnë me leje qëndrimi të vlefshme në Greqi.

19:51
Mesha e Pashkëve në Vatikan, Papa Francesku bën thirrje për paqe në botë

Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore Papa Françesku ndoqi me përpikmëri të gjitha ceremonitë e Pashkëve në Vatikan, nën shoqërinë e mijëra njerëzve.

19:46
Shpërblimi i pensionistëve! Paratë nga taksat e importuesve të energjisë

Pensionistët këtë muaj krahas pensionit do të marrin edhe një shpërblim prej 5 mijë lekësh. Ky shpërblim vjen nga vjelja e taksës së jashtëzakonshme që qeveria vendosi për importuesit e mëdhenj të energjisë.

19:41
Rikthimi i basteve/ Ekspertët: Duhet më shumë për të zhdukur informalitetin

Projekligji “Për Lojërat e Fatit” do ta bëjë Shqipërinë  si Zvicra, ku vendosja e basteve do të bëhet vetëm online. Por sipas analistit të sportit Artan Shyti, një ligj i tillë nuk do të zhdukë bixhozin informal.

19:30
Situata e COVID, MSH: 10 persona të infektuar dhe asnjë humbje jete

10 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në vendin tonë, ndërsa nuk ka asnjë viktimë.

19:22
​Rusia akuzohet se po rrëmben civilët në Ukrainë

Rastet e rrëmbimit të dhunshëm të civilëve nga rusët në territoret e pushtuara të Ukrainës nuk kanë të ndalur.

19:01
Analistët serbë: Vuçiç nuk mund dhe as nuk do të shkëputet kurrë prej Putinit

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç për vite të tëra u përpoq të përfitonte politikisht nga lidhjet e tij të ngushta me Moskën, gjë që e ndihmoi atë të ruante pushtetin.

19:00
“Më në fund 30”, Elton Ilirjani feston ditëlindjen e bashkëshortit 

Elton Ilirjani ka festuar ditëlindjen e bashkëshortit të tij tashmë të bërë publik për të disaten herë. 

18:40
​BE: Të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Izrael, territoret palestineze dhe Liban

Bashkimi Evropian shprehu shqetësim të thellë për përshkallëzimin e rëndë të dhunës së fundmi në Izrael, territoret e pushtuara palestineze dhe Liban.

18:26
Farat e kungullit, ilaçi i mrekullueshëm natyror

Farat e kungullit për qëllime mjekësore përdoren tashmë mijëra vite

18:08
Sa ndikojnë ndryshimet e papritura të motit në shëndetin tonë

Sa ndikojnë ndryshimet e papritura të motit në shëndetin tonë dhe cili grup njerëzish preket më shumë?

18:02
Studimi në Francë: Puna gjatë natës shkakton kancerin e gjirit

Turni i natës në punë njihet në Francë si faktor rreziku për kancerin e gjirit.

17:59
Shpërthim i fuqishëm në Marsejë! Shembet ndërtesa, persona të bllokuar nën rrënoja

Një ndërtesë banimi katër katëshe u shemb pak pas mesnatës së sotme pas një shpërthimi, duke lënë nënë rrënoja personat që banonin aty.

17:48
Të frikësuar nga kundërofensiva ukrainase, rusët hedhin në erë urën në rajonin Chernihiv (Video)

Një aeroplan luftarak i ushtrisë ruse Su-34 goditi me raketë urën në rajonin Chernihiv të Ukrainës, duke e hedhur në erë.

17:35
Zelenskyy e quan vizitën në Poloni një hap tjetër drejt fitores

Volodymyr Zelensky ka përshëndetur vizitën e tij në Poloni në fillim të kësaj jave, duke e quajtur atë “një hap tjetër drejt fitores” për Ukrainën.

17:30
Ish-komandanti i Koshares: Nderoni vlerat e luftës, solidarizohuni me ata që janë në Hagë

Me rastin e 24-vjetorit të Betejës me të njëjtin emër këtë të diel në Koshare u zhvillua manifestimi “Ditët e shqipes”.  Kjo ngjarje historike që theu kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë  u kujtua si një prej betejave më titanike të luftës për liri.

17:27
Beteja që hapi kufirin Kosovë-Shqipëri! Përkujtohet Kosharja dhe dëshmorët e saj

Me rastin e 24-vjetorit të Betejës me të njëjtin emër këtë të diel në Koshare u zhvillua manifestimi “Ditët e shqipes”.

17:15
Nusja e familjes Beckham rregullon raportet me Davidin dhe Victorian për Pashkë

Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij Nicola Peltz u martuan në një ceremoni gjigante vezulluese në vlerë prej tre milionë funtesh vitin e kaluar.

17:14
Ukraina bën bilancin: Janë vrarë më shumë se 178,000 trupa ruse në luftë

Rusia ka humbur 178,150 ushtarë gjatë konfliktit, ka pohuar Ukraina.

16:57
Formacionet zyrtare, Liverpool-Arsenal/ Arteta dhe Klopp përzgjedhin 11-teshen titullare

Arsenal luan një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për topçinjtë në rrugën e titullit teksa sfidojnë Liverpoolin në transfertë.

16:57
Mallkimi për fëmijën e palindur, fjalët e tmerrshme të Baena që bënë Valverde ta grushtonte

Fede Valverde tërhoqi vëmendjen e gjithë futbolldashësve kudo në botë pas grushtit që i dha Alex Baena pas ndeshjes Real Madrid-Villarreal, që u mbyll me rezultatin 2-3.

16:45
A do të jetë kryeministri kroat, udhëheqës i NATO-s?

Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i mbaron mandati më 30 shtator të këtij viti dhe pritet që emri i pasuesit të tij të bëhet i ditur nga samiti i NATO-s, që do të mbahet në kryeqytetin lituanez Vilnius më 11 dhe 12 korrik.

16:44
Zgjedhjet presidenciale, Mali i Zi më i lidhur me Serbinë?!

Me rreth 600.000 banorë, Mali i Zi luan rol kyç në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

16:33
“Po fitojmë kundër një klubi zotëri”, Xavi: E mbani mend sezonin e kaluar?

Pas disfatës së Real Madrid ndaj Villareal (2-3), Barcelona është shumë pranë titullit kampion në LaLiga.

16:32
Muriqi realizon dygolësh dhe i dhuron pikë Mallorca-s

Valladolid-Mallorca ndajnë pikët në ndeshjen e raundit të 28-të të La Liga.

16:18
Bisedimet sjellin shpresë për një armëpushim në Jemen

Një delegacion i Arabisë Saudite po qëndron në Sana të Jemenit për bisedime me lëvizjen rebele Huthi, bisedime që synojnë arritjen e një armëpushimi të ri, potencialisht të përhershëm.

16:16
Xhensila Myrtezaj feston 30-vjetorin, merr urimin special nga Besi: Gjysma ime më e mirë!

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, feston sot ditëlindjen, duke mbushur plot 30 vite jetë.

16:06
Hovenier: Krenar që mbështes institucionet e Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka uruar sot ditën e Kushtetutës së Kosovës, në 15-vjetorin e ratifikimit të saj.

15:59
Hamburgu ngre alarmin pas shpërthimit të zjarrit

Policia ka paralajmëruar qytetarët e Hamburgut, në Gjermani, që të mbyllin dritaret pas shpërthimit të një zjarri të madh që përfshiu disa depo, dhe bëri që tymi i zi i mbushur me kimikate të përhapej në qytet.

15:50
Mes predhave dhe viktimave të luftës, të krishterët ortodoksë festojnë të Dielën e Palmës në Kiev

Një shërbesë për të shënuar festën ortodokse të së dielës së Palmave është zhvilluar sot në Kiev.

15:37
I nderuar me çmimin Charlemagne, Bild: Zelensky planifikon vizitën e parë në Gjermani që nga fillimi i luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të planifikojë vizitën e tij të parë në Gjermani që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

15:30
Komisioni Evropian iniciativë për rikthimin e fëmijëve të rrëmbyer nga Rusia

Komisioni Evropian do të nisë një iniciativë të re që synon kthimin e fëmijëve të rrëmbyer nga Rusia.

15:22
Shtatë shenjat që meshkujt nuk duhet të injorojnë për diabetin

Diabeti është një prej sëmundjeve më të përhapura në vendin tonë. Autoritetet konfirmojnë se në vend janë të diagonstikuar rreth 75 mijë diabetikë, ndërkohë që çdo vit diagnostikohen afërsisht 4-5 mijë raste reja me diabet.

15:09
Protesta e Bërxullës/ Banorët përzënë kandidatin e “Bashkë fitojmë”

Banorët e fshatit Bërxullë protestuan sërish kundër rrugës Thumanë –Kashar këtë të diel.

15:07
 “The Simpsons” godasin sërish, parashikuan filmin “Barbie” dhe arrestimin e Donald Trump

Seriali “The Simpsons” sërish i ka lënë të habitur njerëzit në të gjithë botën.

14:55
Osmani: Kushtetuta është shtylla e demokracisë sonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot, në 15 vjetorin e Kushtetutës, është shprehur se Kushtetuta është shtylla e demokracisë së vendit.

14:54
Izraeli kundërpërgjigjet pas bombave në Lartësitë Golan, sulme hakmarrëse në Siri

Izraeli ka ndërmarrë sulme me artileri në Siri këtë të diel pasi disa raketa u hodhën prej Sirisë dhe goditën Rrafshnaltën e Golanit.

14:43
U kap me mbi 15 mijë euro të padeklaruara në doganë, procedohet penalisht 30-vjeçari! I sekuestrohen paratë

Një 30-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte në Pikën Kufitare të Kapshticës me një shumë të madhe parash me vete, pa i deklaruar.

14:40
Reagimi i Sabianit pas deklaratës së tij për Kejsin, Lorenci: Kurrsesi s’e kam bërë me qëllim

Ish konkurrenti i Big Brother VIP, Lorenc Hasrama vendosi të lejë rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në vend.

14:38
U larguan nga Rusia për jetën në det, çifti rus del kundër luftës: Një ditë errësira do të kalojë, mbështesim Ukrainën

“Mbaruan ‘ditët’ e luftës, tash filluan ‘vitet’ e saj. Kudo që shkojmë, është e pamundur që ta harrojmë realitetin dhe katastrofën në të cilën të gjithë ne jemi përfshirë”, shkroi Arseny Vesnin në Twitter.

14:27
Vizita e Presidentes së Tajvanit në SHBA, Blinken paralajmëron për një sulm kinez

Presioni i Kinës ndaj Tajvanit po rritet. Pas vizitës në SHBA të presidentes tajvaneze, Tsai, Kina filloi të shtunën manovrat ushtarake pranë ishullit. SHBA paralajmëron për një sulm ushtarak dhe pasojat globale të tij.

14:20
Tentoi të kalonte kufirin me një armë sportive të fshehur në bagazh, vihet në pranga 41-vjeçari

Një 41-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të kalonte kufirin me një armë sportive të fshehur në bagazhin e makinës.

14:20
Besimtarët katolikë festojnë Pashkën/ Festa e ringjalljes, më e rëndësishmja në kalendarin e krishterë

Besimtarët e krishterë sot kremtojnë Pashkën. Mbrëmjen e kaluar, në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve.

14:19
Duel i zjarrtë në “Anfield”, si rreshtohen Liverpooli dhe Arsenali

Liverpool-Arsenal është ndeshja më e fortë dhe më e bukur e javës së 30-të në Premier League.

14:13
Artisti italian realizon autoportretin më të madh në botë të Pikasos me traktor

Një artist italian ka realizuar autoportretin e famshëm të piktorit Pablo Pikaso në një fushë të Veronës duke përdorur një traktor.

14:10
Imzot Gjergj Meta mirënjohës për vizitën e Begajt në Pashkët katolike: Jemi të kënaqur që simboli i unitetit të kombit është këtu!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vizitoi sot Katedralen e Rrëshenit, me rastin e Pashkës Katolike, ku u prit nga Ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit, imzot Gjergj Meta.

13:50
Shembet ndërtesa në Marsejë, dyshohet për dhjetëra të bllokuar në rrënoja

Shembja e një ndërtese banimi katërkatëshe në Marsejë të dielën la të lënduar të paktën pesë persona.

13:36
“Gëzuar Pashkët”/ Begaj viziton Katedralen e Rrëshenit, takim me Imzot Gjergj Meta: Uroj triumfin e shpresës ndaj pesimizmit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vizitoi sot Katedralen e Rrëshenit, me rastin e Pashkës Katolike. Gjatë vizitës, Begaj u prit nga Ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit, imzot Gjergj Meta.

13:22
Veliaj uron Pashkën: Së shpejti përfundon Kisha Katolike, nisim rindërtimin e Kishës së Shën Prokopit siç ishte

Në ditën e Pashkës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, prej nga ku uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe dhe mirësi.

13:16
Rrethohet Tajvani! 58 avionë kinezë dhe 9 luftanije në ditën e dytë të stërvitjes

Kina ka simuluar goditjen precize ndaj objektivave kyçë në Tajvan dhe në ujërat përreth në ditën e dytë të stërvitjeve ushtarake duke e rrethuar ishullin me 58 avionë e 9 luftanije.

13:13
I premtoi lehtësimin e masës një të akuzuari/ Lihet në burg nënkomisari, detyrim paraqitje për dy të tjerë

Një nënkomisar i kryeqytetit është në lënë në burg i akuzuar për korrupsion pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,