Mitsotakis fitoi shumicën dërrmuese të votave, Tsipras pranon humbjen: Duhet të riformohemi, Syriza e mbylli ciklin

25/06/2023 21:30

I premtoi të gjithë votuesve demokraci e drejtësi, e megjithatë duket se Alexis Tsipras nga qendra e majtë në Greqi nuk është aq pranë fitores sa kundërshtari i tij Kyriakos Mitsotakis.

Teksa numërimit po i vjen fundi dhe shumicën e votave e ka siguruar partia e Mitsotakis, Tsipras kapranuar humbjen duke thënë se duhet të riorganizohet partia e të rinovohen anëtarët.

“Rezultati ishte negativ për ne, një humbje e madhe edhe për shoqërinë dhe demokracinë pasi hynë në parlament tre parti të ekstremit të djathtë dhe e majta pësoi humbje. Për këtë domethënë për partitë ekstremiste e ka fajin edhe Demokracia e Re. Duhet e majta të riorganizohet. Me vendime të shpejta dhe efikase. Të rinovojmë anëtarët, me njerëz të rinj. Duhet deri në zgjedhjet për parlamentin europian të ndryshojmë. Për Syrizën u mbyll një cikël. Dhe duhet të hapet një tjetër. Marrim përgjegjësinë për humbjen dhe do marrim vendimet për këtë me procedurat përkatëse. I pari unë do ta vendos vetën në gjykimin e anëtarëve të partisë sonë.”- tha Tsipras

Top Channel