Tre zyrtarët policorë të Kosovës të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor u liruan sot dhe do të mbrohen në gjendje të lirë.

Sekretari i Parë i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, i cili ka publikuar foton me tre policët ka thënë se tre zyrtarët e Policisë së Kosovës, t do të dalin të hënën para një gjykate në Kralevë.

Atyre u është caktuar masa e paraburgimit më 16 qershor, por nuk dihet kohëzgjatja.

Prishtina pretendon se ata janë rrëmbyer nga territori i Kosovës, derisa Beogradi deklaron se ata janë arrestuar në territorin serb.

Çdo sekondë i humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale, me qëllim kamuflimin e një akti bizar”, ka thënë Haxholli përmes një postimi në Facebook.

Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar lirimin e tyre pa kushte.

Top Channel