Sot jepet masa për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin.

Gjykata ka njoftuar se masa e sigurisë për Safet Gjicin do mbahet në orën 13:00 me dyer të mbyllura, ku ndodhet edhe ish-kryebashkiaku i Kukësit.

Para gjykatës bashkë me Safet Gjicin del sot edhe shtetasja Alma K., e cila u soll nga policia pak minuta më parë. Vajza e cila u shfaq në video me ish-krybashkiakun, u përpoq t’i shmangej pranisë së mediave që të mos filmohej, duke vendosur çantën e saj para fytyrës. Ajo është e dyshuar për çështje korrupsioni me tendera.

Pritet që Prokuroria e SPAK të kërkojë ‘arrest me burg’ për Safet Gjicin dhe arrest shtëpiak për Alma K. Avokatët arsyetojnë se nuk janë para një rasti që mund të ketë korrupsion, pasi nuk ka një fakt penal që Gjici të qëndrojë në burg.

Pritet që sot të ketë një qëndrim nga Safet Gjici, i cili përveç reagimit në rrjetet sociale kur dha dorëheqjen dhe pretendoi se ka rënë në kurth, nuk ka pasur asnjë reagim për video-skandalin.

Top Channel